Nga Bledi Mane/ Te rrugica e Saliut po bëhet nami
E dëgjuat sot Aliun? Ali Khamenei, udhëheqësi shpirtëror i I...
Fatmir Mediu është bërë deputet për herë të parë në vitin 2001, si kryetar i Partisë Republikane, por si deputet i listës propocionale të Partisë Demokratike
Fatmir Mediu u ribë deputet i PD në vitin 2005, përmes lojës së Mega-dushkut, ku Berisha bënte thirrje të votohej Partia Republikane, për të fituar dy deputetë në të njëjtën zonë.
Fatmir Mediu u bë deputet i Parlamentit më 2009, duke qenë në listat e PD si kryetar i Partisë Republikane.
Fatmir Mediu u ribë deputet i Parlamentit shqiptar në vitin 2013, si deputet i PD, duke qenë përsëri kryetar i Partisë Republikane.
E njëjta gjë ndodhi dhe në vitin 2017. E njëjta gjë i është premtuar dhe për vitin 2021, kur ai do të mbushë plot 20 vjet si deputet në Parlametin shqiptar, që përfaqëson kryetarin e Partisë Republikane, por hyn gjithnjë nga listat e PD.
Mjafton ky fakt ilustrues, për të kuptuar se të ashtuquajtura parti aleate të Partisë Demokratike në këto vite, janë më shumë instrumenta të PD dhe kryetarit të saj, për të zëvendësuar pluralizmin e mendimit brenda PD me figura aleatësh, se sa ndonjë nevojë e elektoratit për këto parti.
Debati brenda opozitës lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor, me lista të hapura apo të mbyllura, ka si krye-argument, fuqinë e kryetarit të partisë më të madhe për të bërë renditjen e listës.
Në momentin që Partia Demokratike, ata që i konsideron aleatë kryesorë, i fut në listat e veta, ky debat shuhet. Madje shuhet dhe çdo ankesë tjetër e aleatëve, dhe mbeten vetëm psherëtimat e rebelëve të koalicionit, apo rebelëve brenda PD, të cilët rrezikohen nga ky fenomen.
Përveçse parti të vogla të tilla si republikanët, janë parti pa vlera elektorale, ato kryejnë dhe një mision tjetër tejet regresiv në shoqërinë shqiptare, pasi shërbejnë si vrasëse të demokracisë brenda partive të mëdha, praktikë kjo që në PD është bërë traditë.
Kur PD ishte në pushtet, tipa si Fatmir Mediu praktikisht silleshin si nënkryetarë të PD, apo si numrat 2 të pushtetit, pasi fotografoheshin me Sali Berishën, bënin dhe ndonjë pisllëk alla Gërdec, me fëmijët e tij, krijonin idenë e rreme të koalicionit dhe zbythnin çdo zë kritik brenda PD, duke i dalë ata zot kryetarit të PD.
E njëjta gjë nddhi dhe në opozitën e Lulzim Bashës. Në shantazhin politik të çadrës së vitit 2017, pesë aleatët formalë të PD, u përdorën më shumë si një grup i gatshëm për të eleminuar figurat traditcionale të PD, dhe gjithë garniturën e vjetër të saj, duke nisur nga nga Topalli, Bode, Bregu, Patozi, Ruli e shumë bashkëpunëtorë të tyre.
Në vend të tyre në listat e sigurta hynë aleatët, të cilët ishin garancia se Basha po vepronte drejt.
Ky fenomen po përsëritet dhe tek debati i sotëm Iistave të hapura apo të mbyllura brenda opozitës.
Në momentin që Lulzim Basha u ka premtuar atyre vendin e sigurtë në listë, ata e mbyllin atë debat pa u hapur akoma.
I përkthyer në kontekstin e sotëm të një bote të mbushur me lajme të rreme, apo organizata të rreme, që tentojnë të të ndikojnë me gjëra fallco, sot debati politik në opozitë në Shqipëri, po ndeshet me parti të rreme, që po vrasin demokracitë brenda partisë së madhe dhe po përdoren si argument për të mbrojtur pushtetin e liderit, duke u cituar si aleatë.
Kështu, sot demokratët më shumë dëgjojnë argumentet e Mediut apo Nard Ndokës për sistemin, se sa të Grida Dumës, që kërkon lista të hapura se nuk ka besim tek Basha. Në fund, në vend të Gridës do hyjë Mediu, siç hyri më 2017 në vend të Bregut.
Nuk janë asgjë lajmet e rreme, apo OJQ-të e rreme, para partive të tilla të rreme, për dëmin që i sjellin debatit politik.
Ato përdoren nga kryetari i partisë së madhe si vrasëse me pagesë ndaj atyre që hapin gojën brenda partisë.
Dhe mos fajësoni për këtë mos-ndryshimin e sistemit, se fenomeni ?Mediu? u ka mbijetuar gjithë sistemeve, duke hyrë në gjirin e PD, sa herë PD-së i duhet të duket sikur ndan pushtet me njerëz të tjerë. Përveç të vetëve.
E dëgjuat sot Aliun? Ali Khamenei, udhëheqësi shpirtëror i I...
Është, pa as më të voglin dyshim, një gjigand i pakonkurrues...
Prej dy ditësh, Lulzim Basha i Republikës së Re, njerëzit pr...
Nga Andi BUSHATITë gjithë idhtarët e teorive konspirative, q...
Shqiptarët, me SPAK-un që sapo filloi punën, po presin shpët...
Shqiptarët, me SPAK-un që sapo filloi punën, po presin shpët...
Po shoh se po përjetohet me shumë zemërim dhe revoltë shfaqj...
Situata e rendit e sigurisë publike, për vitin 2020 duket se...
Ishte mbrëmje nëntori 2006. Papritmas mora një telefonatë ng...
1. Pse tërmetet bien vetëm në zonat e populluara urbane? 2. ...
Nga Nertil AgalliuPavarësisht se Albin Kurti dhe partia e ti...
Nga Ilir Levonja– Sot disa web-e shqiptare e konsiderojnë si...
Nga Ylli DylgjeriKa qënë lapsus? Prapashtesa në emër “ush” v...
(Letër që e shkruaj çdo 6 Janar këtu e 22 vite)I dashur Avdy...
Shoqëria shqiptare herë pas here është tronditur nga krimi n...
Ekspertët presin një rritje më të madhe ekonomike të Gjerman...
Edi Rama e ka hapur vitin e ri politik me një tallje të re n...
Një konventë për të prodhuar disa lajme politike që nuk i be...
Ne jetojmë në kohë kur ‘nuk ndodh’ ajo që shohim e dëgjojmë,...
Nuk e di sa e sa herë më vjen ta them këtë që, a je gjallë S...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...