Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Nga Ilir Levonja
– Sot disa web-e shqiptare e konsiderojnë si lajm faktin që Zoran Milanoviç u zgjodh president i Kroacisë. Këto afërmendsh janë ato që propagandojnë më shumë se kurrë dështimin shqiptar, që në rastin konkret ka emrin Edi Rama.
E ofrojnë si lajm për të thënë se ja, shikoni se me kë është këshilluar Rama, njerëz të tillë që zgjidhen deri presidentë. Kësisoj Edi Rama është në udhën e duhur dhe se gjithë përfoljet a provat e gjalla në aferën e drogës, manipulimin e votës, qeverisjen monoparti, koncesionet me partneritetin privat, rritja e borxhit, rënia e ekonomisë etj., janë pesë me hiç.
Zoran Milanoviç vërtetë e ka këshilluar Ramën, por jo falas. Dhe normalisht se ka bërë punën dhe puna paguhet. Ramën e ka këshilluar edhe Tony Blair, ish kryeministri i Anglisë, por është paguar. Ashtu sikur edhe studio ligjore e Tom Ridg guvernatorit amerikan dhe ndihmës i presidentit Bush, të riut, ka konsultuar Sali Berishën dikur.
Por le ta dinë shqiptarët se këto konsultime nuk bëhen për sytë e bukur por me para. Dhe për më tepër a për më keq, janë mirëfilli një propagandë se pasi ata lënë zyrën fashikujt e konsulencës përfundojnë në koshin e plehrave. E vetmja shenjë e mbetur në muret e qeverisë është çeku i ashpër për shpinën e shqiptarëve të drobitur nga kohërat. Më përpara se të mburremi me emrat që marrin poste dhe se kujt qeveritari shqiptar i kanë shërbyer, duhet të shikojmë aktin social të vendit ku ata kontribuojnë. Në rastin konkret është Kroacia…presidenti i sapo zgjedhur që mundi në balotazh sharmantet Kolinda Grabar Kitaroviç. Çfarë duhet t’i shikojmë rastit, pra kulturës kroate të politikës në mbarëvajtjen e demokracisë.
Kroatët e zgjedhin presidentin nga populli kurse ne e vendosim në tavolina me ngjala, madje në këto vite demokraci posti i presidentit ka qënë një ngërç deri kushtetues, punë numrash nga karriket formale të kuvendit, pas marrëveshjeve të fortësh si rasti Berisha Nano kur sollën në vitin 2002 nga tavolina e dominove Alfred Moisiun si president.
Sa për dijeni se informimi është i bollshëm në internet, Zoran Milanoviç ka pasur shumë ulje e ngritje në politikën kroate, deri largimin prej saj kur partia social demokrate e tij humbi zgjedhjet në 2016-ën.
Kush nga këta bukuroshët e partive shqiptare e ka bërë këtë? Kërkush, ka nxjerrë njëqind pretekse, kanë akuzuar me pështymë e të shara kundërshtarin por asnjëherë dështimin personal.
Zoran Milanoviç u tërhoq nga politika megjithëse ishte ai dhe qeveria e tij që zyrtarizuan anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Europian, por duke ja lënë fjalën verdiktit popullor, referendumit.
Tek ne puna e Shqipërisë e futjes në Bashkimin Europian është çështje personale dhe votash e liderëve më të dështuar në të gjitha kohërat, shkurt e një klase skarco sociale që mos i pastë për pjesë as dreqi. Zoran Milanoviç vuri kandidaturën për president si një prurje e shoqërisë civile, jo nga politika.
Në vendin tonë hiqe nga mendja se mund të kanditosh kështu, e para nuk të honepsin po qe se nuk të sugjeron partia a njëshi i saj. Dhe e dyta e kemi të privuar me kushtetutë verdiktin social ose zgjedhjen e presidentit nga populli. Kroacia sot është antare me të drejta të plota në Bashkimin Europian, madje sapo mori presidencën e radhës.
Vjen nga një histori e diktaturës së proletariatit në Federatën e ish Jugosllavisë, por në raport me ne ka bërë vite dritë përpara dhe kurrë nuk ka pasur një konfliktualitet politik dhe rënie të shteti pikërisht për shkak të hapjes së krahut nga individi karshi vendit dhe legjislacionit, librezës së anëtarit dhe statutit të partisë etj. Ju jeni dëshmitarë që nga koha e Stipe Mesiç, të fundmit të nomlekaturës ka një qarkullim të përsosur të emrave.
Kurse ne i hakërrehemi Europës me skarcot e nomenklaturës, madje qytete me histori sa vetë kombi si Durrësi përshembull, votojmë akoma prokurorë të diktaturës për kuvendarë, e kam fjalën për rastin Spartak Braho etj. Jemi gati ta mbajmë njëqind vjet në pushtet Gramoz Ruçin a Skënder Gjinushin dhe pirdhemi duke u mburrur me faktin se kush e këshillon Edi Ramën etj.
Dhe e fundit fare, Kroacia e ka çuar as hekurave një ish kryeministër, kurse ne në 30 vjet në emër të dështimit konsekuent i kemi shpallur me dekret presidenti heronj kombëtarë.
Pra shikoni dhe krahasohuni me kulturën politike të një vendi se sa me emrat që kanë këshilluar iks apo ypsilon kryeministër. Kjo është bajate, sepse janë paguar nga ju, kokërr më kokërr dhe me një faturë që ju ka thyer deri brinjën e fundit.
Nga Ylli DylgjeriKa qënë lapsus? Prapashtesa në emër “ush” v...
(Letër që e shkruaj çdo 6 Janar këtu e 22 vite)I dashur Avdy...
Shoqëria shqiptare herë pas here është tronditur nga krimi n...
Ekspertët presin një rritje më të madhe ekonomike të Gjerman...
Edi Rama e ka hapur vitin e ri politik me një tallje të re n...
Një konventë për të prodhuar disa lajme politike që nuk i be...
Ne jetojmë në kohë kur ‘nuk ndodh’ ajo që shohim e dëgjojmë,...
Nuk e di sa e sa herë më vjen ta them këtë që, a je gjallë S...
Nga Aleks Martin Kapllaj– Në pamundësi për t’u përgjigjur po...
Dorëzimi i mësuesit turk ditën e parë të vitit të ri ishte n...
Nga Rigels SelimanOrganizata Politike, aktivistë, studentë, ...
Skënderbeu ishte një mit. Ali Pasha qe një despot i pamëshir...
Në këtë fund viti, Edi Rama, i’u ka dhuruar bashkëkombasve t...
Nga Agim XhafkaSot fillimi i vitit,më sjell ndër mend koncer...
Qeveria ka dhënë 4 koncesione në sektorin e shëndetësisë. Po...
Sapo afrohet 30 dhjetori thuajse për çdo vit realitetin tonë...
Nga Enver RobelliNë islam, shkruan Fatima Mernissi, «tërë si...
1.Lenia e mandateve. Filloi me aksionin opozitar te lenies s...
Nga Petrit VasiliKosova është sot në një moment shumë të veç...
Nga Besart Kadia-Refleksione për dekadën që lam pas.Fillimi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...