"Unë Edi Rama, i përkëdheluri i perëndisë"
Nga Besart Kadia-Refleksione për dekadën që lam pas.Fillimi ...
Nga Petrit Vasili
Kosova është sot në një moment shumë të veçantë dhe pse jo delikat të saj.
Përballë përpjekjeve dhe strategjive të mirëstrukturuara dhe mirëorganizuara për ta defaktorizuar, anashkaluar dhe deri për ta shpërbërë Kosovën, asaj i duhet sot të demonstrojë me të mirën e saj dhe pse jo të kapërcejë edhe veten.
Pas zgjedhjeve tërësisht demokratike dhe të qeta, që vijuan pas një dorëheqjeje të Kryeministrit si një veprim gjithashtu demokratik dhe konstruktiv, Kosovës i duhet detyrimisht sot të vazhdojë të ecë në këtë rrugë dhe të demonstrojë të njëjtën përgjegjshmëri dhe në hapat e tjerë politikë jo të lehtë, që pasojnë siç janë ndërtimi i qeverisë dhe harmonizimi konstruktiv i funksionimit të saj brenda vetes dhe jo vetëm.
Për fat të keq Shqipëria nuk mund t?i vijë në ndihmë aspak Kosovës në këtë moment delikat.
Nuk e ndihmon dot sepse “sëmundje” gërryese po e brejnë se brendshmi keqas Shqipërinë e ato janë shumë dhe të rënda :
si zgjedhjet pa standarde,të manipuluara,te kriminalizuara e të kontestuara,që arrijnë deri në marrëzinë e votimeve moniste,
si shkatërrimi i shtetit të së drejtës dhe kapja e drejtësisë me çdo mjet e instrument,
si veprimet agresive të kryeministrit, që nuk njohin reflektim por vetëm radikalizim,
si sakrifikimi i çdo interesi madhor nga qeveria, që ka sjellë bllokimin total të integrimit europian,
si kriminalizimi i pashembullt i qeverisjes dhe krimi i bërë njësh me qeverinë,
si kapja dhe asfiksimi me çdo mjet të paligjshëm i medias,
si gjuha vulgare, ofenduese, bulliste e kryeministrit dhe e ministrave të tij, por edhe e mediave të kapura prej tij,
si agresiviteti arrogant e neurotik i kryeministrit në raport me institucionet e pakapura prej tij dhe vetëkënaqësia dhe narcizizmi destruktiv i tij.
Këto “sëmundje” janë sigurisht e kundërta e asaj, që do duhej të tregonte Shqipëria dhe që do të ishin patjetër një ndihmë e shembull edhe për Kosovën.
Kosova sot do t?i duhet që të evitojë me çdo sakrificë riciklimin e “sëmundjeve” malinje politike të Shqipërisë, sepse qoftë edhe njëra prej tyre, edhe e vetme qoftë, do të kishte një efekt shkatërrimtar mbi rendin demokratik të veprimeve e pasojave në Kosovë.
Kosova nuk ka asnjë minutë për të humbur pasi sfida e liberalizimit të vizave, çuarja përpara e integrimit të saj në Europë, anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare,vazhdimi i procesit të njohjes së saj prej shteteve, që nuk e kanë njohur ende dhe vazhdimi e konkludimi i dialogut Kosovë Serbi, kërkojnë stabilitet politik solid,qëndrueshmëri e respekt të plotë ndërinstitucional dhe funksionim të shpejtë, efikas dhe konstruktiv të qeverisjes.
Në Kosovë çdo ditë e fituar në dhënien e zgjidhjeve politike dhe jo traumatike do të ishte e barabartë me dhjetëra vite të fituar në të ardhmen.
Në Kosovë çdo lëshim e sakrificë nga vetja nuk është asgjë përpara të ardhmes së rrezikuar të saj.
Përballë armiqve të saj Kosova politike duhet të tregohet më e pjekur dhe e matur se kurrë, pasi vetëm kështu do të mund ta fitojë betejën dhe do të bëjë për vete edhe shumë miq e përkrahës të rinj jashtë saj.
Në të kundërt Kosova do të radhitej si një numër më shumë mes atyre vendeve, që krizat e brendshme i gërryejnë keqas dhe ku vëmendja ndaj tyre largohet dukshëm duke i lënë në harresë dhe ne vetëkonsumimin fatal të tyre drejt mizerjes politike dhe autoritarizmit shtypës.
Riciklimi i “sëmundjeve” politike të Shqipërisë do ta dëmtonte Kosovën më shumë dhe më rëndë se çdo armik.
Parandalimi i tyre në kohë do të ishte një lajm i madh për Prishtinën, por besoj do të ishte një lajm edhe më i madh edhe për Tiranën e qytetarëve dhe jo të qeveritarëve.
Nga Besart Kadia-Refleksione për dekadën që lam pas.Fillimi ...
Pas vdekjes së gruas Shpresa, Besimit i mbetën një tufë me j...
Presidenti Meta dekoroi dy ditë më parë një mjek, me titulli...
Ka nje film te Hollywoodit ku dy te burgosur arratisen nga b...
Nga Bledi LumaniElvis Naçi e ka braktisur rolin e imamit kët...
U ka bërë lavazho truri, i mban peng në një apartament në As...
Emrin e vërtetë e ka Kong Qiu por ndër qindra vite e njohim ...
Nga Andi BushatiLajmi i keq që dha përmes një videomesazhi A...
Kur të gjithë e kanë mendjen te “Mini-Shengeni” i Ramës e Vu...
Nga Enver Bytyçi– Po çahen mediat e portalet prej kohësh për...
Bash në ditën e lindjes së Krishtit, në Shqipëri ngrihet një...
Nga Mentor Kikia.Dua ti rikthehem debatit për festivalin e f...
2019 në Shqipëri është një vit i mbushur me ngjarje të mëdha...
Një gur më shumë apo një gur më pak mbi kokën e Edi Ramës as...
Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë...
I ftuar në emisionin “Real Story”, ku në fokus të bisedës ja...
Kakofonia e reagimeve si shenjë refuzimi ndaj produktit që o...
Ani Kosovë merru me veten nëse e do ShqipërinëSe sa të drej...
Përtej asaj që “minishengeni ballkanik” është një fitore e s...
Ne shqiptarët në vitin e largët ’90 u nisëm për Bruksel e St...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...