Nga Ilir Levonja/ "Ani Kosovë merru me veten nëse e do Shqipërinë"
Ani Kosovë merru me veten nëse e do ShqipërinëSe sa të drej...
Kakofonia e reagimeve si shenjë refuzimi ndaj produktit që ofron festivali i këngës së lehtë shqiptare, organizuar nga RTSH çdo fundvit, një produkt që mbërrin në edicionin e tij të 58-të pra që vjen si zgjatim politik nga diktatura duket se e bën më të vështirë atë që quhet zë kritik, real.
Facebook, instagram, twitter përfshi dhe protalet që përcjellin lajme çdo sekond frymëmarrje, u bënë pjesë simbolike e skenës artistike, siçështë skena më e ndjeshme në vend: kënga.
Festivali i RTSH-së, është e vetmja ngjarje kulturore në Shqipëri me jetëgjatësinë më të madhe, shndërruar tashme në një veprimtari tradicionale e fundvitit. Me këtë historik, që mban dhe paragjykimin brenda saj, Festivali ndiqet prej gati 30 vitesh si një gjest përditësimi me rrymat më të reja muzikore në vend, çka do të thotë se duhej të reflektonte një lloj veprimtarie të brendshme në këtë fushë.
Por çfarë ka ndodhur realisht në gjithë këto vite?! Pse vazhdohet i njëjti skenar me këtë festival, me skandale që thellohen vit pas viti?! Pse anatemohen aq shumë këngët, muzika, këngëtari dhe tekstshkruesit?! Pse më shumë shkon vëmendja tek fustanet e prezantuesve dhe protagonizimi i tyre i frikshëm në skenë?! Pse në asnjë rast nuk kemi pasur një treg muzikor që ka kapërcyer kufinjtë, dhe alibia e Eurosong pse na gënjen mendjen se ?muzika po çan bllokadën??!
Në Shqipëri në këto vite, janë edhe disa festivale të këngës së lehtë, janë private të mbështetura nga televizionet private, kombëtare, që me ritme marramëndesë kanë ngritur stekën e publikut, në një formë krejt tjetër muzikore. Edhe këta anatemohen, por më shumë për miqësira e klane mes këngëtarëve. Nëse deri para pak vitesh, kur TVSH lidhi kontratën me Eurosong për pjesëmarrje të këngës fituese, festivali i RTVSH pat shkuar, pothuaj, në gjendje kome, totalisht e atrofizuar dhe e përfolur për afera redaksisë së muzikës e teksteve, që merrnin miliona nga këngëtarët për pjesëmarrje.
Festivali pati krijuar ?oligarkët? e vet, këngët vërtiteshin në pak duar kompozitorësh, që kishin ruajtur vendet e punës, ashtu si gjithë struktura e RTSH, nga sistemi i diktaturës. Ndërsa këngëtarët e kishin braktisur totalisht.
Kështu që nuk arrinte të përligjte në asnjë vit faturat financiare që mbusheshin me paratë e taksapaguesve. Për ta shpëtuar nga ky rrezik dështimi, erdhi Eurosong, festivali evropian që edhe ky me vite ndihej në krizë, i papërfillur edhe nga vetë Evropa që e pat krijuar. Shpesh i refuzuar dhe anatemuar për dasitë politike mes shteteve, për nga mënyra se si votohet, e vërtetuar tashmë plotësisht. Ndërsa ne, me vite, nuk dinim pothuaj nëse ekzistonte një ngjarje e tillë për muzikën. Ndërsa për festivalin e RTSH pjesëmarrja në Eursong e shpëtoi nga ?vdekja? finale.
Këngëtarët me zë, që rrezikonin pensionin, në një treg rrumpallë e tallava, nisën të shfaqeshin në skenë. Të rinjtë po guxonin, si produkte nga spektaklet e televizioneve të tjera kombëtare. Por, e gjithë ky marsh i ri, vërtetë nuk e fundosi festivalin, por hapi udhën tjetër të abuzimit duke parë si një zgjatim i dimensioneve të ndryshme të politikës.
Festivali tradicional i këngës së lehtë duket sikur mbahet nën narkozë; vit pas viti në të njëjtën gjendje traumatike të reagimit ndaj krijimtarisë origjinale, ose së paku asaj që quhet tradicionale.
Këngëtarë e kompozitorë ngjiten në skenën e RTSH-së sipas pushteteve politike në fuqi.
Për shqiptarët, fenomeni shërbesëtar i artistit ndaj politikës është nga më të shquarit, ose së paku, siç njohim, kështu vjen ushqimi i diktaturave, e në rastin konkret meqë jemi në demokraci: mbajtja e pushteteve me militantizëm.
Palët shihen në fronte të kundërta duke akuzuar njëri tjetrin për skandale. Eursong mbahet me thonj, duke u shndërruar nënjë nga përvojat më mbresëlënësese si abuzohet me paratë e taksapaguesve. Kompozimet vazhdojnë të jenë si këngë mejhanesh, në nivelin e tyre më foshnjërak. Ankthi i tabelës së vlerësimit në Eurosong e ka humbur gjithë vlerën për shqiptarët.
Festivali i RTSh-së ka një aritmi të dukshme me gjithë njësitë e tij organizative dhe nuk të jep dorë të lirë të flasësh së paku pse këngët mbeten aq anemike, pse prezantuesit janë kaq patetikë e personalë në skenë, pse drejtuesit artistikë mbeten viktimë e politikës, pse këngëtarët shpërfillen e fyen aq rëndë me gjithfarë kompozitorësh anonimë e të panjohur?Juritë jane ana më e errët në gjithë këto histori, instrumente, kukulla që shiten e blihen, krejt pa vlerë në festival po të vihet në peshore historiku i tij. Tani të detyruar të respektojnë dhe kufinjtë e ?minishengenit?, një kontekst totalisht artificial.
Në këtë gjendje skandali dhe abuzimi, i shtohet dhe kakofonia e mediumeve, si protestë kritike pse ende nuk është ?prodhuar? një këngëtarë që të dalë jashtë kufinjve për zërin, talentin. Edhe këtu politika sërish ndyn çdo gjë./CNA.al
Ani Kosovë merru me veten nëse e do ShqipërinëSe sa të drej...
Përtej asaj që “minishengeni ballkanik” është një fitore e s...
Ne shqiptarët në vitin e largët ’90 u nisëm për Bruksel e St...
1./ Ata na sjellin lëng boronice, ne u çojmë mandarinat e Lu...
Asnjë lider shqiptar i këtyre 30 vjetëve nuk ka qenë kaq i s...
Nje nder manipulimet me te shemtuara lidhur me mbledhjen e J...
Nga Mustafa NanoGjatë një aktiviteti që mbahej në hollin e k...
Nga Klodian Tomorri* Ka një episod në telekomedinë Gjuetia e...
Nga Kreshnik Spahiu*Rrjetet social kanë shpërthyer kundër vi...
Si e nënshtroi Jugosllavia Shqipërinë e Enverit më 1946 dhe ...
Plot 140 milione euro do t’i garantoje qeveria koncesionarit...
Kurva, pederi, droga, kanceri, kallashi, tmerri, mortja, Hit...
Nga Shaban Murati“Kushdo, që ka studjuar historikun e marrëd...
Nga ROLAND QAFOKUMë në fund, ajo që prej 3 vjet e gjysmë e p...
Nga Ilir Levonja– Ajo që po qarkullon sot kudo është lajmi m...
Edo bjeri më të lumtë doraAskush nuk ka shpifur më shumë gja...
Për sa kohë që gazetarët janë të shqetësuar dhe po reagojnë ...
* Ka vend të dali më qartë se çfarë përmban ligji i amenduar...
Nga Ilir Levonja* Në Shqipëri po diskutohet një ligj për por...
Pesembedhjete vjet ma pare keshtu e pata filluar nje shkrim:...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...