Nga Andi BUSHATI/ Rama nuk është tradhëtari që duhet akuzuar, por sharlatani që duhet mëshiruar
Asnjë lider shqiptar i këtyre 30 vjetëve nuk ka qenë kaq i s...
1./ Ata na sjellin lëng boronice, ne u çojmë mandarinat e Lukovës. Suxhukun e Prizrenit importon Kosova, Shqipëria eksporton trangullin e Divjakës. Getoarin kemi marrë kollovar brenda, Marinën dhe Luanën ua kemi çuar nuse atje. Këtu në Tiranë japin mendje Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala, në Prishtinë sapo eksportuam Adi Krastën…
E pavarësisht taksës në Rrugën e Kombit, vëllimi i eksport-importeve mes dy vendeve shqipfolëse nuk po njeh tkurrje. Veç patateve, drogërave, armëve, kurvëllikut, tallavasë tashmë po lëvrojmë edhe një tregëti tepër fitimprurëse.
2./ Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka zgjedhur të godasë ish ortakun e tij Sali Berisha. Ky i fundit ujk i vjetër pavarësisht dhëmbëve të krimbur, mundohet ta kafshojë gjahun e rradhës me ngjarje makabre të vjetra ku nuk evitohet dot as gjaku, as vrasjet, as mortja.
Armën e gjahut e ka rrëmbyer edhe Edi Rama dhe në relievin e thepisur arnaut po kërkon të gjejë e ta qëllojë sivëllaun e tij Haradinaj. Rramushi vdes për betejën trup me trup por nuk po gjen dot mënyrën si ti kundërvihet diplomatikisht. Sikur të mos na mjaftojnë këto beteja halabake të analeve politike kosovare-shqiptare, mbrëmjet duhet ti ngrysim edhe me sherret ordinere nëpër ekranet e televizorëve të derivateve të tyre: Batonit me Mesilën, Beratit me Alfredin, Noizyt me Ledri Vulën, Fifit me Joni Peçin.
Kur të zgjohemi në mëngjes, na duhet të mos pimë gotën e qumshtit por duhet ta dimë nëse liderit tanë anë e mbanë kufirit janë zgjuar të prishur me Erdoganin, të neutralizuar me Trampin apo të dashuruar me Merkelin?
Nga dje, sot dhe në vazhdim Shqipëria dhe Kosova po zihen të dyja për Schengen-in Ballkanik porsi dy plaka që i rikujtojnë njëra-tjetrës historitë e rinisë së tyre se cila e humbi virgjërinë më vonë se tjetra dhe a mori për burrë çvirgjëruesin e parë.
Ky hendek kulturor, ky tribalizëm, ky primitivitet, e njëjta mënyrë si të luftosh kundërshtarin, e njëjta mënyrë si të mbash pushtetin, i njëjti protagonizëm i rrezikshëm edhe në Tiranë edhe në Prishtinë më gërreyn brenda vetes e porsi miliona bashkombas të tjerë bërtas edhe unë:
-Imagjinoni dot sikur të bashkohej Shqipëria me Kosovën e të na udhëhiqnin të njëjtët mysybetër?
Është ende shpejt të bashkohemi, ende shpejt të shkojmë në Bruksel si një komb i vetëm.
Në Prishtinë Albin Kurti nuk vendos dot bythën në provë për të qeverisur, në Tiranë Lulzim Basha nuk po gjen dot bythën që ta verë në provë.
Këtu në Tiranë, ne do vazhdojmë të hamë suxhukun tuaj, ju atje në Prishtinë mos ndaloni së ngrëni trangullin tonë.
Dhe Serbia rri e vështron e kënaqur!
Asnjë lider shqiptar i këtyre 30 vjetëve nuk ka qenë kaq i s...
Nje nder manipulimet me te shemtuara lidhur me mbledhjen e J...
Nga Mustafa NanoGjatë një aktiviteti që mbahej në hollin e k...
Nga Klodian Tomorri* Ka një episod në telekomedinë Gjuetia e...
Nga Kreshnik Spahiu*Rrjetet social kanë shpërthyer kundër vi...
Si e nënshtroi Jugosllavia Shqipërinë e Enverit më 1946 dhe ...
Plot 140 milione euro do t’i garantoje qeveria koncesionarit...
Kurva, pederi, droga, kanceri, kallashi, tmerri, mortja, Hit...
Nga Shaban Murati“Kushdo, që ka studjuar historikun e marrëd...
Nga ROLAND QAFOKUMë në fund, ajo që prej 3 vjet e gjysmë e p...
Nga Ilir Levonja– Ajo që po qarkullon sot kudo është lajmi m...
Edo bjeri më të lumtë doraAskush nuk ka shpifur më shumë gja...
Për sa kohë që gazetarët janë të shqetësuar dhe po reagojnë ...
* Ka vend të dali më qartë se çfarë përmban ligji i amenduar...
Nga Ilir Levonja* Në Shqipëri po diskutohet një ligj për por...
Pesembedhjete vjet ma pare keshtu e pata filluar nje shkrim:...
-Dhjetori i Rilindasve Pjetër Budi e Pjetër Bogdani.-Dhjetor...
Ata që besojnë se përmes ligjit të shpifjes qeveria ka synim...
Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngul për miratimin e pak...
Nga Spartak NgjelaPyetja që kanë ngritur shqiptarët e vrarë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...