Ngjela zgjidh misterin/ Pse prokuroria nuk veproi deri më tani ndaj ndërtuesve
Nga Spartak NgjelaPyetja që kanë ngritur shqiptarët e vrarë ...
Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngul për miratimin e paketës antishpifje që, në emër të rrezikut që vjen prej ?fake news? ( lajmit të rremë), synon të godase mediat, kryesisht online, që janë opozitë e pakorrigjueshme me qeverinë e kryesuar prej tij.
Kështu, pak më parë në njerën nga mbledhjet e kabinetit që kryeson, Edi Rama kompletoi draftligjin që sakaq është depozituar në Parlament për tu votuar në një seancë të pritëshme.
Megjithse ky projekt-ligj ka gjetur kundërshtim konsistent jo vetëm nga shoqatat e gazetarëve vendas por edhe homologë ndërkombëtar, e një serë institucionesh të rendësishme në Europë dhe SHBA gjasat janë që Edi Rama të mos tërhiqet nga e tija. Çka presupozon se vitit 2020 ti shtohet një ligj i ri që si objekt ka ?qepjen e gojës?, sikurse e etiketonte raportimin e lajmit special TG ?Rai 3?.
Në projekt-ligjin për mediat që shpërndajnë lajme të rreme, qeveria ka parashikuar masa drastike, duke dubluar kështu dhe Kodin Civil edhe atë penal që si shpifjen ashtu dhe mashtrimin e kanë parashtresë ndëshkimi të vetën.
Por ka dubluar dhe institucionet kompetente të Drejtësisë së re apolitike, të cilave u ka venë përballë AKEP-in dhe AMA-n që janë pjesë organike e strukturës së qeverisë dhe është e sigurt që ndikohen nga urdhërdhënia e Kryeministrit.
Nuk dim çfarë argumenta të nëndheshme përdor Rama, që, në fakt, është dhe njeriu i cili ka këmbëngulur dhe këmbëngul për miratimin e kësaj pakete me përmbajtje dy ligje, edhe pse BE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare vlerësojnë se godet lirinë e medias, por kreu u qeverisë bën mirë të hartojë e propozojë edhe një ligj që të ndëshkojë mashtrimin e “burrave të shtetit”. Të atyre që pa iu dridhur fare qerpiku premtojnë “lugën e floririt”, kur kanë nevojë për votat dhe kur u?a zhvasin këto elektoratit, i harojnë premtimet.
Që jo vetëm nuk i realizojnë por, përkundër “lugës së floririt” që premtojnë, i zhysin popujt në varfëri e mizerje, duke i’a thyer dhe lugën e drurit me të cilin pameritueshëm ata janë katandisur të shtyjnë jetën e përditëshme.
Sepse të tillët, pra mender burrat e shtetit, nuk kanë mbajtur dhe vijojnë të mos mbajnë asnjë përgjegjësi ligjore për gjithësa prodhojnë e që nuk është veçse mashtrim elektoral. I rrjedhur pastërtisht nga lumi i gënjeshtrave të lëshuara për të marrë me çdo çmim kreun e pushtetit.
Vijnë, grabisin, konvertohen në miliarderë, bëjnë çorap një shtet të tërë, zhysin në skamje e depression një shoqëri të tërë dhe largohen pa u lagur?.
Madje ironikisht duke gëzuar paratë e pasuritë e përfituara pameritueshëm dhe pa vuajtur asnjë pasojë për mashtrimin gjithëpopullor që u kanë bërë votuesve me ?fake premtimet? e tyre elektorale, që zhytin në mjerim dhe depresion miliona votues të zhgenjyer.
Kjo rezulton të jetë kurba e deritanishme e ?tavës? që i kanë ofrua popullit votues të parët e forcave politike të konvertuar në të parë qeverish.
Nën këtë optikë, duke lenë mënjanë të ikurit le të ndalemi tek Edi Rama, kryeministri në detyrë që i kapur fort pas kangjellave të zyrës së tij nuk denjon të shkulet edhe pse qeveria që udhëheq në vitin e 6 ka marrë rrokullimën dhe prodhon veç varfëri massive, pasurim minorance e depression masiv.
Për ta ilustruar po sjellim disa nga premtimet që kryetari i opozitës Edi Rama bëri në 2013, kur ende nuk e kishte shijuar pushtetin e kryeqeveritarit ?rilindas? dhe ishte veç kryetar i PS-së, si dhe premtimet e 4 viteve më pas kur sërish u kërkoi shqiptarëve ta votëbesonin.
Janë premtime, kryesisht me karakter ekonomik, por që edhe sot e kësaj dite, megjithse jemi në mandatin e dytë qeverisës ende nuk janë mbajtur.
Në 2013 Rama bridhte sa në njerin cep të Shqipërisë në tjetrin dhe premtonte:
?Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën për qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin?. Mirëpo edhe sot e kësaj dite, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe TVSH-ja e ushqimeve është 20%.
Një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës është anulimi i koncesioneve që prekin direkt interesin e qytetarëve.
?Do ti ç?bëjmë ato konçesione që kanë cenuar të drejtat në mënyrë korruptive! ?, bërtiste ish opozitari Edi Rama të cilit votuesit i besuan kryeministrinë, duke mbetur të zhgënjyer pasi edhe sot e kësaj dite qeveria e kryesuar prej tij nuk ka anuluar asnjë nga koncesionet si ?Markimi i Karburantëve?, ?Rapiscan?, ?HEC-et mbi Valbonë dhe Vjosë?, ?Vendburimet e naftës?, etj., që dëmtojnë direkt interesin e qytetarëve. Madje përveç kësaj ka shtuar dhe të tjera në formën e rafinuar të PPP-ve, që u zhvasin miliona votuesve të gjorë.
?Betohemi që për të gjithë familjarët, taksën e energjisë do ta ulim në 6%? ka qenë një tjetër premtim I bujshëm i Edi Ramës opozitar, por edhe sot taksa e energjisë për familjarët është 20%…
Ka edhe të tjera premtime të pambajtura, si hapja e 300 mijë vëndeve të reja të punës, por le ta lemë me kaq dhe të vijojmë më tej me arsyetimin.
Pra, kryeministri Edi Rama ka mashtruar me premtimet elektorale, vijon të luaj propaganduesin edhe në përditshmërinë e tij dhe askush (grup apo individ) nuk mund ta padisë për mashtrim. Dhe e dini pse? Sepse nuk ekziston një ligj i tillë. Nuk ekziston as ndëshkimi civil apo penale për zyrtarët që për interesat e veta, apo të qarqeve politike të cilave u shërbejnë, heqin me firmat e vulat e tyre nga puna njerëzit, dhe kur këta ja dalin të fitojnë gjyqet dëmshpërblehen jo nga xhepat e këtyre zyrtarëve por nga buxheti i shtetit, të cilin e mbushim ne me taksat që paguajmë. Pra, ata mashtrojnë, ata mbushin xhepat dhe gëzojnë paratë e pamerituara, kurse ne paguajmë kusuret e tyre.
Tani thoni: Kush janë më të rrezikshëm, mediat, që sado të mos thonë të vërtetën 100 % kurrë nuk i prishin punë publikut të gjerë taksapagues, apo kryeministrat dhe levat e kabineteve të tyre që nga premtimet e pambajtura, pra nga “fake premtimet”-et politike (alias: mashtrimet), na zhysin të gjithëve në gropën e skamjes e humbëtirën shkatërruese të depresionit dhe sërish mbeten të pandëshkuar? Për mungesë të një ligji, sigurisht! /CNA.al
Nga Spartak NgjelaPyetja që kanë ngritur shqiptarët e vrarë ...
Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet ...
Nga Ilir Levonja– Më 10 dhjetor 2019 në faqen zyrtare të Par...
Fëmija i parë i Lëvizjes Studentore në atë Dhjetor historik ...
Janë të shumtë ata që mendojnë se tërmeti i 26 nëntorit ra s...
Një diskutim në “Opinion”, ose më saktë mënyra e komunikimit...
Scapegoat, dmth të akuzosh dikë tjetër për ato që bën vetë.N...
Fjalimi i fundit i qenit ! ———Unë qeni akuzoj : Ham ham ham:...
Ervin Salianji, një ish- deputet i Partisë Demokratike, ësht...
Një ditë Lulzim Basha do të dalë mbi ujëra, por vetëm atëher...
Çim Peka i Metës, Ylli Rakipi i Metës, dhe Andi Bejtja i Met...
Për disa ditë me radhë, që pas mëngjesit të 26 nëntorit, Shq...
Nga Ilir Levonja– Për shqiptarët përbën lajm eksitues që Gog...
Pas meje…Të zbatohet ligji!!! Dy ditë para largimit nga dety...
Dua të jem i qartë qysh në rreshtat e parë. Ardit Gjebrenë e...
Ne shtator te vitit 2005, ndertuesit me te medhenj ne New Or...
Te dashur miq, pak dite me pare une kam postuar nje status n...
Gazetari Bledi Mane ka sulmuar avokaten e popullit, Erinda B...
Shumë është shkruar e shumë është folur për dhjetorin, dhjet...
Nga Akil Kraja– Ndër më të rëndat kriza që po kalon sot vend...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...