Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Spartak Ngjela
Pyetja që kanë ngritur shqiptarët e vrarë shpirtërisht gjatë këtyre ditëve të pastërmetit tragjik të 26 nëntorit, ka qenë kjo: me kë do të jetë prokuroria shqiptare në hetimin e vdekjeve dhe dëmeve të shkaktuara nga ky tërmet, me shqiptarët apo me ata që kanë vjedhur shqiptarët? Dje, në paraditen e e datës 14 dhjetor 2019, kjo pyetje u zgjidh: prokuroria po tregon se do të jetë me shqiptarët.
Këtë ditë filloi arrestimi i keqbërësve, pjella të korrupsionit të nivelit të lartë shtetëror në Shqipëri. Dje u arrestuan 18 të inkriminuar, ndërtues, kontrollorë dhe administratorë shtetërorë. Kjo është hera e parë pas 75 vjetësh që instituti i akuzës po tregon se është me shqiptarët dhe jo me keqbërësit e tyre.
Pse deri tani nuk është goditur mafia e ndërtimit, dhe, bashkë me të, edhe korrupsioni i lartë shtetëror?
Sepse edhe prokuroria, edhe gjykata, kanë qenë të përfshirë në korrupsion. Dhe duhet të kuptohemi: korrupsioni shtetëror shqiptar, i gjithi si një trup, ka qenë dhe është i përqëndruar te mafia e ndërtimit. Të gjitha të ardhurat monetare, korrupsioni i lartë shqiptar i ka përfituar te lejet apo licensat që i ka shitur mafies së ndërtimit. Aty ka përfituar edhe qindra apartamente që i ka shitur në treg. Shumë prej tyre janë edhe tek ata që u palosën nga tërmeti i 26 nëntorit: do t’i shikoni.
Madje, ndërkaq duhet të theksojmë se, vetë mafjen e ndërtimit e ka krijuar korrupsioni kryeministror shqiptar- të gjitha qeveritë, pa përjashtim.
Korrupsioni shtetëror shqiptar ka qenë i gjithi i lidhur si një kompani keqbërësish kundër shqiptarëve – prokurori, gjykatë, qeveri, dhe pushtet vendor. Të gjithë bashkë kanë qenë dhe janë, sigurisht. Por tani janë të trembur.
Duhet të kuptohemi: korrupsioni qeveritar, po nuk ka me vete pushtetin gjyqësor (gjykatë prokurori), nuk bie dot në korrupsion.
Prandaj gjendja në Shqipëri ka qenë tepër e rëndë dhe, para se të fillonte reforma në drejtësi, dukej si e pashpresë.
Arrestimet e datës 14 dhjetor treguan më në fund se reforma në drejtësi, filloi të funksionojë.
Ka disa raste në histori kur natyra ka goditur shoqëritë e dërmuara nga abuzimet e pushteteve politikë, dhe ato shoqëri janë shpërbërë. Kjo është situatë ku po ndodhet sot edhe shoqëria shqiptare, dhe vetë shteti shqiptar, në këtë kohë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit të këtij viti.
Korrupsioni i lartë shtetëror u kuptua që këtë po priste, shperbërjen e Shqipërisë.
Nga sjellja e tyre, u kuptua që individët e spikatur të korrupsionit shqiptar, menduan se Shqipërisë i erdhi fundi, dhe reforma në drejtësi që po zhvillohej enkas kundër tye, mori gjithashtu fund.
Por, goditja penale e djeshme, nëse do të vijojë, do të hedhë hapin e parë të procesit që do të vendosë drejtësinë ligjore në Shqipëri. Shqipëria e ka domosdoshmëri të prosperitetit të saj vendosjen e drejtësisë.
Duhet të theksojmë se shqiptarët kanë njëqind vjet që vuajnë padrejtësinë e imponuar nga abuzimi i qeverive të tyre ose terroriste, ose abuzuese me korrupsion enorm shtetëror.
Gjendja e sotme krijoi përplasjen përfundimtare të drejtësisë me padrejtësinë.
Tërmeti vrau 51 shqiptarë të vuajtur nga padrejtësitë, dhe vetë shteti fliste sikur këtë fatkeqësi e kishte dërguar Zoti. Por ishte e kundërta: të gjithë të vdekurit i vrau krimi shtetëror në bashkëpunim me mafien e ndërtimit.
Kryeministri shqiptar në fillim tha se ndërtesat e rrëzuara janë shtesa pa kriter që i kanë bërë njerëzit, kurse në Turqi na tha se “janë ndërtesa të vjetra të kohës së komunizmit dhe disa të tjera që janë ndërtuar kur nuk kishte kontroll shtetëror”.
Po tani.
Tani ai kthehu, por ishte i trembur. Fakti që, në pesëmbëdhjetë ditë rresht, Rama foli disa herë me gjuhën e paturpshme në mbrojtje të një krimi shtetëror, sepse nuk foli fare për abuzimin në ndërtim, kuptohet se është dhe vetë i implikuar në këtë krim. Kurse, pas arrestit, pasi e dha edhe vetë lajmin e arrestimit, i mërzitur, iu drejtua kryetarit të Partisë Demokratike që të bashkoheshin.Të bashkoheshin, përse? Sigurisht, është e qartë: kundër goditjes antikorrupsion dhe kundër arrestimit të mafies së ndërtimit, kjo kuptohet.
Është naiv. Kërkon të mbrojë abuzimin shtetëror që ka vrarë njerëz dhe i ka shkaktuar një dëm mbi një miliardë euro shoqërisë shqiptare, duke kërkuar ndihmën e opozitës jashtë parlamentare. Po kaq ia pret.
A ka ndonjë fakt që na tregon se goditja penale do të vijojë, dhe ndërkaq edhe reforma në drejtësi do të vijojë të implementohet?
Po ka një fakt tepër sinjifikativ: një ditë pasi Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi se këto ditë do të fillojë goditja e SPAK-ut kundër korrupsionit të lartë shtetëror, prokuroria filloi goditjen penale kundër mafies së ndërtimit dhe krimit shtetëror. Ky është fakt real shpresëdhënës se në Shqipëri do fillojë goditja e krimit shtetëror.
Këto sigurisht që janë të lidhura.
Nëse goditja penale e filluar dje, do të vijojë dhe nuk do të kursejë askënd, as në mafien e ndërtimit dhe as në korrupsionin shtetëror, atëherë duhet ta pranojmë se Shqipëria po hyn në një modern age – në një epokë të re.
Shqiptarët, duke filluar që nga ideologjia e Rilindjes Kombëtare, kanë luftuar dhe kanë pritur që të hyjnë domosdoshmërisht në një epokë moderne. Por, deri tani nuk kanë hyrë dot, sepse kanë qenë të pushtuar nga qeveri abuzuese, të cilat i kanë ndaluar të hyjnë në jetën reale të epokës moderne që ka krijuar qytetërimi perëndimor.
Por, goditja penale që u ushtrua dje, tregoi se në këtë kohë të re po hyhet me një proces real.
Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet ...
Nga Ilir Levonja– Më 10 dhjetor 2019 në faqen zyrtare të Par...
Fëmija i parë i Lëvizjes Studentore në atë Dhjetor historik ...
Janë të shumtë ata që mendojnë se tërmeti i 26 nëntorit ra s...
Një diskutim në “Opinion”, ose më saktë mënyra e komunikimit...
Scapegoat, dmth të akuzosh dikë tjetër për ato që bën vetë.N...
Fjalimi i fundit i qenit ! ———Unë qeni akuzoj : Ham ham ham:...
Ervin Salianji, një ish- deputet i Partisë Demokratike, ësht...
Një ditë Lulzim Basha do të dalë mbi ujëra, por vetëm atëher...
Çim Peka i Metës, Ylli Rakipi i Metës, dhe Andi Bejtja i Met...
Për disa ditë me radhë, që pas mëngjesit të 26 nëntorit, Shq...
Nga Ilir Levonja– Për shqiptarët përbën lajm eksitues që Gog...
Pas meje…Të zbatohet ligji!!! Dy ditë para largimit nga dety...
Dua të jem i qartë qysh në rreshtat e parë. Ardit Gjebrenë e...
Ne shtator te vitit 2005, ndertuesit me te medhenj ne New Or...
Te dashur miq, pak dite me pare une kam postuar nje status n...
Gazetari Bledi Mane ka sulmuar avokaten e popullit, Erinda B...
Shumë është shkruar e shumë është folur për dhjetorin, dhjet...
Nga Akil Kraja– Ndër më të rëndat kriza që po kalon sot vend...
Gjendja e pas – tërmetit të 26 nëntorit është e rënde. Shumë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...