Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Një gur më shumë apo një gur më pak mbi kokën e Edi Ramës as shton dhe as pakëson gjë. Njëlloj siç nuk bie fare në sy një njollë boje më shumë në kostumin e bojaxhiut. Sepse hedhja e gurëve, bojës e baltës mbi kryeministrin shqiptar, prej kohësh është shndërruar në sport kombëtar.
I vënë nën akuzë se ka blerë gjithë median dhe se po kërkon të verë nën kontroll edhe rrjetet sociale, Rama sot është absolutisht kryeministri më i sulmuar i historisë së pluralizmit shqiptar. Nuk ka emision mbrëmjeje apo mëngjezi, nuk ka gazetar të vjetër apo të ri, të angazhuar si Saliu apo të pavarur si litari në qafën e të varurit, portalist, blogist, facebookist, instagramist apo edhe analfabet funksional, që nuk kruan duart për t?i hedhur Ramës duar urrejtjeje në fyt apo mallkime pleqsh mbi kokë. Ky është një korr me shumë solistë, një korr edhe dramatik, edhe histerik, edhe i vërtetë, edhe i rremë, por që shumë shpesh bëhet aq komik sa vret edhe vetë të qeshurën me hiperbolën, me ekstremizmin dhe vështrimin bardh e zi.
Si rregull, për kryeministrat nuk duhet të ketë brohori, sa kohë që qeverisjet janë gjithmonë problemi që duhet zgjidhur. Kryeministër ka qenë edhe Sali Berisha, por ndryshe nga Rama sot, sherret me Berishën, sa më shumë shkonte drejt perëndimit të pushtetit, aq më shumë kishin nisur të kufizoheshin në një grusht gjithmonë e më të vogël gazetarësh që e kundërshtonin duke e rritur në mënyrë eksponenciale numrin e atyre që e rrethonin si grushti gishtin për ta mbrojtur. Në korrin e madh pro Berishës së dikurshëm ishte një laryshi tipash e karakteresh, që nga ata që e besonin sinqerisht e deri tek ata që e përdornin e përdoreshin sinqerisht e reciprokisht prej tij. Si çiftet e hapura: secili në ahengun e tij, por bashkë në darkë për hir të interesave të përbashkëta! Për statistikë, në pranverën e 2013-ës, në epilog të pushtetit të tij, kritikët e Saliut në media numëroheshin me gishtat e një dore marangozi të pafat, që i kishte lënë ca të tillë gjatë punës me sharrë.
Me Ramën është ndryshe. I ardhur në politikë nga media, me mendjen top se edhe si gazetar e analist vlen më shumë se zanatçinjtë e fushës, Rama hyn gjithë arrogancë në një fushë që nuk i përket e në një pushtet të ndryshëm nga pushteti për të cilin ai është votuar. Media e ka për detyrim që ta ketë subjekt pushtetin e Ramës, kurse Rama e konsideron si ushtrim të dorës së parë të pushtetit të tij që të meret me median.
Njëlloj si Trump që e relativizion median kritike jo duke u shpjeguar, por duke e sulmuar, edhe Rama me historitë me kazanë e kadrinj, bën ekzaktësisht të njëjtën gjë. Qoftë dhe vetëm për këtë arsye, shumë nga sulmet që i bëhen, Rama i meriton deri në skaj. Ky Tom Sojer atipik i politikës, bën që tek ai asnjë shuplakë të mos vejë dëm: me shumë gjasë ai ka bërë ndërkohë diçka që ja vlen një shuplakë publike. Madje edhe kur ajo vjen nga njerëz që në jetën e tyre kanë pasur si ndërlikim të vetëm marëdhënien me tualetin.
Me zgjedhjen e tij dhe në strategjinë e tij të komunikimit, kryeministri Rama ka zgjedhur të sillet si një personazh dramatik dhe shumë i keqkuptuar i Tiranës së viteve 70-të, Shaban Qosja. Edhe kur nuk e kanë mendjen tek ai, vetë Rama hedh gurë, tallet, fyen, bën batuta të lodhura, provokon, ngacmon, ofendon çdo gjë e gjithëkënd, mjaft që të risillet në qendër të vëmendjes. Shabani i dikurshëm ishte një njeri që në përmbajtje vlente shumë më tepër se shumica dërmuese e ngacmuesve të tij dhe ishte e kuptueshme që ai do t?u përgjigjej atyre, kurse Rama i sotëm është kryeministri që duhet të përgjigjet me punë dhe jo me replica. Në të kundërt, ai shpenzon një kohë të gjatë si adoleshent në sherre Facebook-u, shpesh duke harruar se është në zyrën e tij për të qeverisur. Se ai është qerramarës i përkohshëm i pushtetit dhe nuk është religjion për t?u diskutuar, për t?u besuar a refuzuar nga ndjekësit dhe përndjekësit e tij.
Debati absurd i ditëve të fundit për marëveshjen e ?Mini Shengenit? është rasti tipik për të kuptuar absurditetin e sherrit publik në hapësirën shqiptare. Nga Tiranë në Prishtinë dhe anasjelltas.
Ky debat dëshmon dhe njëherë mekanizmin qesharak të gjykimit bardh e zi për formën dhe injorimin e përmbajtjes, cektësinë e padurueshme të arbitrave gjithashtu publikë, që e hypin veten në ca piedestalë urtësie e morali dhe që andej shesin moral e urtësi për gjithkënd. Pikërisht ky mekanizëm kritik, në vend ta dëmtojë, e ndihmon Edi Ramën. Në vend ta gjykojë e amniston. Në vend ta qortojë, e vë atë vetë në një piedestal të pamerituar.
Kush e quan sot Edi Ramën tradhëtar të kombit, shitës të Kosovës, i blerë nga Serbia, kryebaron i drogës në Evropë apo kush mbledh aritmetikisht zërat e buxhetit dhe thotë se ato janë të gjitha para që i vjedh Edi Rama me dhjetë oligarkët e tij, i bën kryeministrit shërbimin më të madh. E shfajëson nga të gjitha këto akuza, i rrëzon dhe i çmonton, edhe kur ato kanë një thelb racional. Marrëzitë e ditëve të fundit se Rama po ringjall fantazmën e Jugosllavisë, se po i fut thikë mbas shpine Kosovës e lloj ? lloj gomarllëqesh të tjera që kanë hipur në kalin e patriotizmit, shkaktojnë së paku konfuzion dhe bëhen sërish ujë për mullirin e Ramës.
Duke folur për idiotësi të tilla, njëlloj si në zgjedhjet e 2017-ës kur i mundi të gjithë vetëm me batuta, Rama nuk ka pse të flasë për qeverisjen e tij, për punët e pabëra apo të bëra keq, për tërmetin, për investimet e realizimet dhe për çdo gjë që lidhet me qeverisjen e vendit. Atij nuk i duhet as të shpjegojë Mini Shengenin dhe as të kërkojë ndjesë për mëkatin e të fyerit të politikanëve të Kosovës nga vendi më i papërshtatshëm për ta bërë një gjë të tillë dhe në prani të njerëzve që mendojnë njëlloj si ai, por në gjuhë tjetër.
Për fat të keq, këtë herë si për herë, më shumë për mëkat të kritikëve se për meritë të vetes, Rama ja doli ta orientojë debatin aty ku i intereson dhe siç i intereson. Kryeministri i rreshtoi shumicën e kritikëve të tij iracionalë në të njëjtën llogore me il Ricordo Gjuzin dhe aty do t?i mundë sërish me mjetet e opozitës së re parlamentare; duke përqeshur kundërshtarët dhe duke rivlerësuar aksiomën e hershme: ?Më mirë një armik i mençur se një mik budalla!? Rama sot ka të drejtë të mendojë se nuk ka fat më të madh në politikë që në mungesë të miqve, ta kesh armikun budalla!
Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë...
I ftuar në emisionin “Real Story”, ku në fokus të bisedës ja...
Kakofonia e reagimeve si shenjë refuzimi ndaj produktit që o...
Ani Kosovë merru me veten nëse e do ShqipërinëSe sa të drej...
Përtej asaj që “minishengeni ballkanik” është një fitore e s...
Ne shqiptarët në vitin e largët ’90 u nisëm për Bruksel e St...
1./ Ata na sjellin lëng boronice, ne u çojmë mandarinat e Lu...
Asnjë lider shqiptar i këtyre 30 vjetëve nuk ka qenë kaq i s...
Nje nder manipulimet me te shemtuara lidhur me mbledhjen e J...
Nga Mustafa NanoGjatë një aktiviteti që mbahej në hollin e k...
Nga Klodian Tomorri* Ka një episod në telekomedinë Gjuetia e...
Nga Kreshnik Spahiu*Rrjetet social kanë shpërthyer kundër vi...
Si e nënshtroi Jugosllavia Shqipërinë e Enverit më 1946 dhe ...
Plot 140 milione euro do t’i garantoje qeveria koncesionarit...
Kurva, pederi, droga, kanceri, kallashi, tmerri, mortja, Hit...
Nga Shaban Murati“Kushdo, që ka studjuar historikun e marrëd...
Nga ROLAND QAFOKUMë në fund, ajo që prej 3 vjet e gjysmë e p...
Nga Ilir Levonja– Ajo që po qarkullon sot kudo është lajmi m...
Edo bjeri më të lumtë doraAskush nuk ka shpifur më shumë gja...
Për sa kohë që gazetarët janë të shqetësuar dhe po reagojnë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...