Mashtrimi dhe zhgënjimi i madh me emrin Pandeli Majko
Nga Enver Bytyçi– Po çahen mediat e portalet prej kohësh për...
Kur të gjithë e kanë mendjen te ?Mini-Shengeni? i Ramës e Vuçiçit, që, pasi humbëm Brukselin, na bën si ofertë Beogradin, kryesisht te debati i madh që ka shkaktuar gjuha fyese e Kryeministrit tonë kundër udhëheqësve të Kosovës, sidomos kundërshtia e tyre unifikue-se ndaj Ramës, Policia shqiptare të befason, të lë pa mend, të thyen monotoninë.
Madje, ajo shfaqet më surprizuese sesa Gent Cakaj, gjeniu i lodhur nga leximet, kur ditën e Krishtlindjeve uron besimtarët e ?krishterë dhe ortodoksë?, a thua se ortodoksët nuk janë të krishterë, por soj tjetër. Shumëkush pat filluar të humbasë besimin ndaj saj gjatë këtyre viteve nallane. Gabim e kanë pasur gjithë ditën e lume të uruarit. Argumentimet e tyre shpesh dukeshin pasiononte, të tipit: Policia ruante të mbjellat, i ujiste ato, i mbarështonte, i korrte, i thante, i stivonte, madje i mbante në shpinë fidanët e hashashit, pa dallim, në hierarki krejt vllaznisht.
Të tjerë e gjykojnë atë në disa raste të lidhur me krimin, në të tjera të paaftë ndaj tij. Ti tenton t?i kundërshtosh. U thua: ?Jooo more, ç?thoni kështu? Kjo është Policia që duam, e Shqipërisë që duam!?. Ata gojëtharbësirë e turimurrëtyer të kthehen, këtu jeta e njeriut vlen me pak se ajo e një gjeli deti, i cili thërret gjithë respekt për festa. Ti bën hëm, ata vazhdojnë. Vrasësit shkojnë në drejtim të paditur dhe Policia vetëm gjen çarçafin për të mbuluar viktimat.
Po ja, për shembull, meqenëse jemi në fundvit, njeriu bën një bilanc e thotë se gazin lotsjellës e përdorën me shpejtësi e bollëk. Edhe në këtë pikë gjen heretikë, që janë gati të të përdredhin zverkun si të pulës. Fjalët të bien mbi timpan si gurët që u zhgalitën nga mali pas këtij shiu, që lagu të marrë e të mençur. More, firaun të kthehen, s?e mban mend se helmonin si Millosheviçi shqiptarët e Kosovës që Rama i tall tani, tym helmues në sheshe, lagje, pallate, kudo ishin njerëzit e opozitës, të cilët pushteti i sheh si armiq? Ti ngre supet! Po ja, u thua, në tërmet bënë sa mundën. Vetë ministri mbajti një fjalim plot yndyrë solemniteti dhe urtie e duke filluar nga Ard Veliu, shumë drejtorë morën nishane e dekorata. U gëzuan evlatërit.
Del ndonjë gojëkeq e të hakërrehet, duke të kujtuar ndihmat që vidheshin nga ndonjë shef Policie, duke u bërë lajm në televizionet e Europës. Por, këto opinione të ndryshme zvogëlohen, shuhen si flokë dëbore përballë lajmit të madh që ia behu në pikun e stinës dhe datave. Thuhet se vetëm pak minuta pas ngjarjes së madhe, doli lajmi kudo në media, me titra. Nuk është çudi që nga terreni, i pari është lajmëruar Ardi Veliu e, sa hap e mbyll sytë, ai ia ka çuar myzhdenë ministrit, i cili, për nurin e Kryeministrit, është hazër të kryqëzohet si Krishti.
S?e mbajti asnjë minutë për vete se duart i digjeshin, por vrap e në pëqi ia hodhi shefit. Më në fund, Policia ia doli. Diku në ujdhesat e Malit të Dajtit i kishin zënë pritë. Kur e panë me makinë nga larg, e kuptuan që u erdhi ora, vetë dekiku i fatit. U këqyrën në sy. Dolën nga pozicionet dhe fap, tabelën e kuqe! Ai u ndal, fliste përçart.
?Hape gojën e fute pipin?, i bërtisnin policët! I shikonte ai me habi e nëpër dhëmbë mërmëriste ?tuist again?! Policët me gjasë u kreshpëruan. Kujtuan mos u shau shefin. Aty s?të falin ata! ?Pipin, pipin?,-i thërrisnin! Ai i shihte me buzëqeshje e qashtërsi dhe këndonte ?E dua dashurinë?, ?Zemra e një gruaje?, ?Kuturu?. Kur dëgjuan fjalën kuturu, u tërbuan krejt. E morën si kod armiqësor, si sabotim. U dëgjua zhurmë prangash. Në radio dëgjohej pyetja ?Çfarë thotë??. ?Ah, mor shef, na thotë kuturu e tuist again?. Mendja e tyre ziente. Çaste vendimtare. Mos po fyen rilindjen? Mos është rreng ndaj ministrit dhe Kryeministrit, mos po përqesh Drejtorin e Përgjithshëm?! Dilema të tmerrshme. U dëgjua një zë i fortë! ?Prangaaat! Ku janë prangat??? Sillini, lidheni!?. Situatë e nderë, fatet e Shqipërisë janë në diskutim. Nderi i Policisë, po kaq!
Një njeri i rrezikshëm sa nuk thuhet, që llomotiste gjëra të çuditshme ndaj rendit kushtetues, u be zap nga Policia dhe më e rënda ishte se kishte pirë pak që të hiqej si i dehur. Pipit, kur i fryu, desh e theu nga furia. Por vigjilenca qe e lartë, vetëdija në aksion po kaq, shpejtësia rrufe, guximi epik dhe më në fund e rrasën në furgon e vrap e në burg. Ai ishte këngëtari i shquar Aleksandër Gjoka, që na ka emocionuar kaq shumë me këngët dhe zërin e tij ndër vite. Dukej i pandëshkueshëm, i pakapshëm si ata kriminelët e pafund, që vrapojnë në drejtim të paditur! Por qenka gabuar! Polica e zë lepurin me qerre! Fap! E zuri edhe Sandrin e drejt e në burg dy ditë! Pas këtij akti sublim, Shqipëria është më e sigurt. Kjo është fitorja më e madhe e Policisë! Dukej e pamundur, por jo e pamundura u bë e mundur. Sandër Gjokës, këtij rreziku publik, i treguan vendin./ Panorama
Nga Enver Bytyçi– Po çahen mediat e portalet prej kohësh për...
Bash në ditën e lindjes së Krishtit, në Shqipëri ngrihet një...
Nga Mentor Kikia.Dua ti rikthehem debatit për festivalin e f...
2019 në Shqipëri është një vit i mbushur me ngjarje të mëdha...
Një gur më shumë apo një gur më pak mbi kokën e Edi Ramës as...
Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë...
I ftuar në emisionin “Real Story”, ku në fokus të bisedës ja...
Kakofonia e reagimeve si shenjë refuzimi ndaj produktit që o...
Ani Kosovë merru me veten nëse e do ShqipërinëSe sa të drej...
Përtej asaj që “minishengeni ballkanik” është një fitore e s...
Ne shqiptarët në vitin e largët ’90 u nisëm për Bruksel e St...
1./ Ata na sjellin lëng boronice, ne u çojmë mandarinat e Lu...
Asnjë lider shqiptar i këtyre 30 vjetëve nuk ka qenë kaq i s...
Nje nder manipulimet me te shemtuara lidhur me mbledhjen e J...
Nga Mustafa NanoGjatë një aktiviteti që mbahej në hollin e k...
Nga Klodian Tomorri* Ka një episod në telekomedinë Gjuetia e...
Nga Kreshnik Spahiu*Rrjetet social kanë shpërthyer kundër vi...
Si e nënshtroi Jugosllavia Shqipërinë e Enverit më 1946 dhe ...
Plot 140 milione euro do t’i garantoje qeveria koncesionarit...
Kurva, pederi, droga, kanceri, kallashi, tmerri, mortja, Hit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...