Nga Mentor Kikia/ Presidenca si zyrë qokash!
Presidenti Meta dekoroi dy ditë më parë një mjek, me titulli...
Pas vdekjes së gruas Shpresa, Besimit i mbetën një tufë me jetimë; Shkëlqimi, Guximi, Krenari, Durimi, Përparimi, Gëzimi, Fatmiri, Zana, Dituria, Pranvera, Kujtesa, Drita.
Tani Besimi është katandisur në një ngordhalaq që rënkon, kollitet, mezi lëviz, as ha as pi, sytë i kanë vënë perde, veshët i janë taposur, zëri i ka ikur.
Shkëlqimi, djali i madh, është nxirë i tëri. Nusja Besa e tradhëton Shkëlqimin me një komshi skilipec, Luanin.
Guximi, bashkë me gruan Lumturinë dhe nipçen Fitimin, kanë ikur larg, ku njerëzit hanë oriz me shkopa dhe flasin sikur cicërrijnë. Kur marrin në telefon thonë se po u vete mbarë, por nga zëri i mekur dhe numuri i celularit që nuk del në ekran, kuptohet që gënjejnë.
Krenari ikën e vjen kryeulur në Greqi ku ka ndërruar emrin, nga Krenar, e ka bërë Dhjaks.
Durimi u çmend kur pa në një gazetë se i kishin shpikur një pseudonim.
Përparimit ja gjetën kufomën të kalbur tre ditë pasi kishte vdekur brenda një kamioni duke ikur fshehtaz në Angli.
Gëzimi u ngatërrua me një trafik droge dhe u zhduk pa nam pa nishan.
Fatmiri po pret përfundimin e një gjyqi për kthim pronash që s’ka për ta fituar kurrë.
Zana u fejua me Shpëtimin, një djalë nga Peqini, dhe iku në Itali. Fejesa u bë një të premte te pazari i Rrogozhinës mes erës së qofteve dhe duhmave të rakisë. Babai Besimi dyshoi për dhëndërrin me Benz të madh dhe zinxhira floriri në qafë, por s’foli. Tha me vete; Kështu e ka kjo jetë, ai që duket i keq del djal’ flori, ai që duket i mirë del ibret. Pas nja tre muajsh u muar vesh se dhëndërr Shpëtimin e kishin sharruar copa-copa në Rroskovec, e kishin futur në një thes, thesin e kishin hedhur në një përrua.
Meqënse Zana kishte nisur të dërgonte ndonjë lek nga trotuaret e Milanos, askush s’e zuri në gojë sharrimin e Shpëtimit. Mbetën në pritje që kur Zanës ti mbushej surrati me rrudha të kthehej në fshat ku me paratë e kurvërisë të ndërtonte vilë me pishinë.
Dituria ka mbetur beqare. Vijnë për ta parë Diturinë nga katundet e tjera. Asnjërit si mbushet mendja ta marri për grua. Dituria është e zbehtë, ata e duan faqekuqe. Ajo është delikate, ata e duan të bëshme. Ata e duan të shkathët, ajo është e javashme. Ata e duan nëpërkë, ajo është Zonjë. Dituria beqare pi ndonjë kafe me djalin e xhaxhait, Kujtimin, edhe ai beqar. Dituria i ngrys ditët para pasqyrës duke parë se si muzgjet ja shtojnë nuret.
Pranvera nuk merret vesh kur hyn e del, kur ikën e vjen.
Kujtesa është harruar, ca thonë në Turqi, ca në Arabi.
Drita është futur në një shpellë të errët prejku refuzon të dali para se të vdesi.
Presidenti Meta dekoroi dy ditë më parë një mjek, me titulli...
Ka nje film te Hollywoodit ku dy te burgosur arratisen nga b...
Nga Bledi LumaniElvis Naçi e ka braktisur rolin e imamit kët...
U ka bërë lavazho truri, i mban peng në një apartament në As...
Emrin e vërtetë e ka Kong Qiu por ndër qindra vite e njohim ...
Nga Andi BushatiLajmi i keq që dha përmes një videomesazhi A...
Kur të gjithë e kanë mendjen te “Mini-Shengeni” i Ramës e Vu...
Nga Enver Bytyçi– Po çahen mediat e portalet prej kohësh për...
Bash në ditën e lindjes së Krishtit, në Shqipëri ngrihet një...
Nga Mentor Kikia.Dua ti rikthehem debatit për festivalin e f...
2019 në Shqipëri është një vit i mbushur me ngjarje të mëdha...
Një gur më shumë apo një gur më pak mbi kokën e Edi Ramës as...
Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë...
I ftuar në emisionin “Real Story”, ku në fokus të bisedës ja...
Kakofonia e reagimeve si shenjë refuzimi ndaj produktit që o...
Ani Kosovë merru me veten nëse e do ShqipërinëSe sa të drej...
Përtej asaj që “minishengeni ballkanik” është një fitore e s...
Ne shqiptarët në vitin e largët ’90 u nisëm për Bruksel e St...
1./ Ata na sjellin lëng boronice, ne u çojmë mandarinat e Lu...
Asnjë lider shqiptar i këtyre 30 vjetëve nuk ka qenë kaq i s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...