Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Sapo afrohet 30 dhjetori thuajse për çdo vit realitetin tonë e frustron një inat kulturor mbi mos meremetimin a restaurimin e shtëpisë së poetit Gjergj Fishta. Një vend që po të llogarisësh se ka mbi 100 të ashtuqujtuara shtëpi botuese, mban panaire libri, ka po mbi 100 gjoja shoqata kulturore etj., prapë degradon në një indinjatë se përse nuk e restaurojnë shtëpinë e poetit në fshatin Fishtë të Lezhës. Në fakt në Shqipëri realiteti më i manipuleshëm është ai kulturor kësisoj jo rastësisht pushteti i kulturës ka karriken e fundit në kabinetin qeveritar. Sidomos pas të gjitha këtyre qeverive pas viteve 90-të, kultura tek ne trajtohet me buxhetin e banjove publike.
Dhe veçmas shtetit, njerëzve të veshur me kostum e papion, ligjëvënësve a ligjëzbatuesve, armikun më të madh ka ata që merren me kulturën. Rasti më flagrant është fakti që edhe pse kanë kaluar 30 vjet demokraci akoma nuk ka një botues që t’i thotë autorit se do ta blej dhe tregtoj unë krijimin tuaj. Të gjithë duan lekë, madje të jesh në tavolina e të dëgjosh se si trajtohet libri është të vësh duart në kokë, autori duket një qenie mjerane përballë një kapteri që ka një liçensë shtypshkronje. I kërkon para i imponohet dhe mbase e sorollat ca muaj i jep kopjet si mall për ta shpërndarë. Dhe kanë të drejtë pasi liçensimi si botues nuk ka asnjë kriter mbi botimin a suportimin e vlerave por thjesht të një fabrikanti shtypshkronje.
Nga ana tjetër emisionet televizive mungojnë totalisht por edhe ato që janë, janë të pushtuar nga njohja dhe bërja e qejfit mes shoqi-shoqit dhe subjektet debatohen pa lexuar librat. Madje momentalisht ka një rubrikë tek televizioni Vizionplus mbi botimet living, thuajse e përditshme ku autori shqiptar nuk bën pjesë fare. Aty publikohen me sqarime vetëm autorë dhe botimet e huaja, me pretekstin e prurjes së një letërsie bashkëkohore nga bota. Kjo është vrasja më madhe megjithëse e butë dhe me sfond muzikor dhe për më tepër me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Letërsia botërore ka vendin e saj, por nga ato mijëra subjekte të huaja të mos ketë subjekte shqiptare që prodhohen çdo vit, është me plot gojën një vetvrasje po shqiptare. Megjithëse kemi kaluar kohë të mëdha me thyerje ambasadash, si emigrimi, ikjet nga malet, me gomone. Kemi histori suksesi e dashurie plot në rrugët e Romës a Parisit, Bonit a Madritit, pa harruar Athinën New Yorkun e shqiptarëve, prapë subjektet tona vdesin diku.
Në sytë tanë lodron bota, Amerika, Andlia, Franca etj. Kjo nga një mosbesim i shqiptarit karshi shqiptarit, pavarësisht se rrahim gjoksin etj. Ndaj nuk është e rastësishme që ekranet tona vetëm blejnë telenovela turke dhe identiteti shqiptar po degradon, nuk është e rastësishme që nuk prodhohet nga autorë shqiptarë. Madje autorët shqiptarë janë më të nëpërkëmburit dhe morra gjirizi që duhen shtypur. Në një të afërme jo të largët kultura jonë do jetë totalisht e asimiluar me dashuritë e detit të zi a ngushticës së Bosforit për rrjedhoj autori shqiptar do jetë plotësisht siç e përshkruan një poet nga Elbasani me vargje si këto, Shkruaj vjersha, kot që shkruaj/ Kur veç Fizes ia lexoj/ Tërheq muajt porsi buaj,/Tespi orësh numëroj.
Quhet Nexhip Ejupi, mund të ketë me dhjetra dorëshkrime por ”botuesit” shqiptarë duan lekë. Pavarsisht kadencës së mrekullueshme, me gjuhë shqipe të stilizuar për tu patur zili, prapë botuesit shqiptarë janë të zënë me letërsinë e huaj. Dhe për më keq akoma, një vend që ndan çmime, i jep ato me kriterin e njoh unë atë, jo me kriterin e tregun. Për më tepër që sot e ka kthyer institucionin e çmimit një biznes të mirëfilltë. U zgjatëm jo pa qëllim por për arsyen e thjeshtë se, kur ja lëron nënën ai i kulturës krijuesit, autorit, çfarë pret nga shteti që akoma ka brenda vetes njerëz të diktaturës. Çfarë kujdesi pret nga ata për korifenjtë. Merrni këtë qeveri, është krye i biri, babai i të cilit vari poet në litar. I thoni dhe ligjit të shpifjes të më vërsulet se, nuk e besoni. Franca do e zbythte një rast të tillë, kurse ne që vdesim për Francën për Notre Damin, i bëjmë pjellat shefa qeverie.
Rasti i shtëpisë së Fishtës është për të vënë duart në kokë, apo ajo që unë e përsëris shpesh e më shpesh, faqja jonë e zezë. Dhe vini re një gjë, megjithëse janë afruar donatorë, prapë nuk meremetohet. Nxjerrin si justifikim kriteret e komisioneve të restaurimit etj. Janë të qëllimshme, si mund ta restauroj shtëpinë e Fishtës ta zëm një qeveritar si Taku. Vjen e djathta në pushtet deputet, vjen e majta po aty. Taku dhe soji i tij ia prishën varrin poetit, ia hodhën eshtrat në lum. Mund t’i restaurojnë shtëpinë ndonjë proletari, por jo Fishtës. Megjithëse është rasti më unik, unanimisht i pranuar, prapë e kemi kthyer në modë ankimin. Hapni një llogari bankare, se nuk ka për të mbetur këmbë shqiptari pa dhënë diçka. E burra fisnikë ka plotë ajo anë që të merren me paratë, gëlqere po ashtu. Lasgushin e lamë të bridhte rrugëve, nuk e dinim që ishte gjallë, tani shesim mend me vargjet e tij. Shteti, shteti…, shteti i kujt? I komunistëve do meremetoj shtëpinë e poetit kombëtar? Asesi, veçse Fishta po të ishte një poet jugosllav, sovjetik a kinez, po. Por Fishta është i gjuhës shqipe, i shqiptarëve dhe ata kjo i tmerron.
Nga Enver RobelliNë islam, shkruan Fatima Mernissi, «tërë si...
1.Lenia e mandateve. Filloi me aksionin opozitar te lenies s...
Nga Petrit VasiliKosova është sot në një moment shumë të veç...
Nga Besart Kadia-Refleksione për dekadën që lam pas.Fillimi ...
Pas vdekjes së gruas Shpresa, Besimit i mbetën një tufë me j...
Presidenti Meta dekoroi dy ditë më parë një mjek, me titulli...
Ka nje film te Hollywoodit ku dy te burgosur arratisen nga b...
Nga Bledi LumaniElvis Naçi e ka braktisur rolin e imamit kët...
U ka bërë lavazho truri, i mban peng në një apartament në As...
Emrin e vërtetë e ka Kong Qiu por ndër qindra vite e njohim ...
Nga Andi BushatiLajmi i keq që dha përmes një videomesazhi A...
Kur të gjithë e kanë mendjen te “Mini-Shengeni” i Ramës e Vu...
Nga Enver Bytyçi– Po çahen mediat e portalet prej kohësh për...
Bash në ditën e lindjes së Krishtit, në Shqipëri ngrihet një...
Nga Mentor Kikia.Dua ti rikthehem debatit për festivalin e f...
2019 në Shqipëri është një vit i mbushur me ngjarje të mëdha...
Një gur më shumë apo një gur më pak mbi kokën e Edi Ramës as...
Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë...
I ftuar në emisionin “Real Story”, ku në fokus të bisedës ja...
Kakofonia e reagimeve si shenjë refuzimi ndaj produktit që o...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...