Nga Artan fuga/ Një sqarim, i pari dhe i fundit!
Per mosperputhjen e plote mes bindjeve te mia dhe sistemit z...
Nga Armir Shkurti
Lexova se rrethi që merret me ruajtjen e fytyrës së Bashës na paska bërë një sofizmë ala Enver. Demek “kush është kundër tryezës së zgjedhjeve me Gjiknurin palë qenkësh patericë e Ramës”.
Të ziut popull, ngaqë ia kanë shkulur rrënjë e dhëmballë, i gëlltit pa përtypur dot meze të tilla. Kështuqë le të përpiqemi t’i çkoqisim ca, për ta bërë më të shijshme. (Për popullin, natyrisht!)
“Patericë e Ramës” domethënë se Rama po bie, por këta e mbajnë. Nga 2017 në fakt, që prej marrëveshjes së 17 majit, na shfaqet zoti Basha në këtë detyrë. Në 2 vjet e kanë stërholluar plot shqiptarë këtë marifet në shkrime e llafosje televizori… Po e heqim mënjanë këtë rradhë, për lehtësi argumenti, zotin Basha dhe i kthehemi Pi Arit të tij, që xhyben e “pateticës së Ramës” ia zhvesh Lulit e ua hedh supeve KUNDËRSHTARËVE të mishmashit të Bashës.
Për të mbajtur Ramën më këmbë, “patericat” e tij hidhen kundër pranisë së Gjiknurit në tryezë, si njeriu të cilit i kanë dalë përgjime për shitblerje vote. Ose më thjeshtë: patericat e Ramës janë kundër tryezës së bisedimeve për reformën zgjedhore.
…që i bie se “patericat e Ramës” pengojnë zgjedhjet? Duke e thjeshtuar më tej thyesën: Rama (përmes patericave) shprehet kundër pranisë së Gjiknurit në tryezë, sepse është kundër tryezës, për rrjedhim kundër reformës zgjedhore?
PO PËR Ç’ARSYE?
Pyetje:
– Zgjedhjet e 2017-ës i deformoi kodi zgjedhor apo TRYEZA dhe marrëveshja Rama – Basha?
– Partitë e tjera i preu në besë Kodi Zgjedhor apo marrëveshja që dogji koalicionet?
– Nëse mbetemi brenda proporcionalit (rajonal, kombëtar, i korrektuar qoftë) a mbetet po njëlloj pozita e kryetarit si pronar i partisë dhe i plotfuqishëm në vendime e emërime?
– Ja dhe u bë reforma. A do futet në zgjedhje me Ramën Basha?
– Përveç varfërimit dhe mërzitjes së shqiptarëve, ç’rrethanë ndërkombëtare do lëshonte Ramën për ta këmbyer me Lulin?
– Rama dhe bota treguan më 2019 se zgjedhjet njihen edhe me një parti të vetme. Kështuqë, vjen a s’vjen Basha, i bëhet vonë Ramës apo kryetarit të PD- së?
“Luli – kryeministër” mund të ngrohë çdo suposto që paguhet për të mbajtur fryrë faqen e kryetarit, që në fakt do frymë shumë se çfryn nga të katër anët: që nga çadra e premtimet e kthyera në rrena, tek 17 maji, 22 korriku 2017 ( zgjedhjet në PD), deri tek dalja tafti – bafti nga Kuvendi, ngopja me gaz e demokratëve në sullacot pa kuptim kryeministri – parlament, tek dorëzimi 100% i pushtetit vendor Ramës etj etj etj…POR NUK KA SESI T’I SHESË SAPUNIN PËR DJATHË SHUMICËS SË SHQIPTARËVE QË DUAN LIRI E DEMOKRACI DHE NDRYSHIM SISTEMI!
Një tjetër sqarim i doemosdoshëm: Të qortosh, kritikosh madje edhe të shash Bashën nuk do të thotë aspak se je me Ramën! Ky kurth i skuthëve sahanlëpirës nuk funksionon prej të paktën 2 vitesh, që kur masivisht shqiptarët që kanë lënë vendin dhe shumë prej atyre që kanë mbetur, kanë prova që RAMABASHA ose BASHARAMA është i njejti emër. Është një Olio e Stelio unikë që s’bën dot pa njëri – tjetrin në këtë skenë politike. Kur themi “Basha” kemi thënë “Rama”. Për ta përfshirë tani sërish në argument. Jo patericë, por protezë e Ramës! Fiks si ato filmat me Olion e Stelion, ku i ngjitet një dërrasë në këmbë, ai përpiqet ta shkulë me tjetrën por i ngel aty, provon me dorë por i ngjit në pëllëmbë, ashtu edhe Basha sot është mjeshtër i të marrurit me punë kot për të harxhuar rrëmujshëm kohë me punë boshe! PROTEZË, JO PATERICË! DO MË KUJTOSH!!
Per mosperputhjen e plote mes bindjeve te mia dhe sistemit z...
Të veshur, të mbathur, të larë, të krehur, me muhabete të th...
S’ka gjë që e zbulon mjerimin intelektual më tepër se citime...
Nga Ben Andoni-Pak herë Shqipëria politike ka pasur këtë ano...
Tryeza e partive?Qeveria 10 – Opozita 1Por, të ndjekim vazhd...
Përse Edi Rama është një bastard social i shqiptarëve? Sepse...
Nga Genc Pollo* Para afro 20 vjetësh isha i ftuar në një dar...
Nga Ilirjan Blloshmi-Lulzim Basha do bëhet kryeministër një ...
E shtrenjtë dhe e papërballueshme është bërë jeta. Nëse nuk ...
Nga Ilir Levonja-Sot një pjesë e mirë e lidershipit opozitar...
Dokumenti i miratuar sot mes përfaqësuesve të parlamentit dh...
Në mesin e viteve ’80 nga Tirana u shpërnda nëpër gjithë Shq...
Historianë, juristë, konstitucionalistë – nuk e di nëse ka v...
Ilir Meta edhe një herë ka bërë detyrën. Në kufijtë e skajsh...
Çertifikim i Pavarësisë, prolog i qeverisjes demokratike, gu...
Pushteti i sotëm dhe prej vitesh nuk është legjitim. Me kodi...
Nga Ilir MetajUlur ne tavoline, tek me perdhunoheshin veshet...
Nëpër vite mbaj mend që babai ankohej për dhimbje veshi. Sid...
Dy partitë e mëdha, Partia Socialiste e Rilindjes dhe Demokr...
Kontratat janë mjeti më i përhapur juridik në qarkullimin ci...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...