Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Gazeta më e madhe në vend, dalë në 5 janar të vitit 1991, një shpresë për shqiptarët sot pas 30 vjetësh duket një kufomë gazetarie. E katandisur fatkeqësisht aty ku askush nuk do të donte ta shikonte, edhe ai që e urrente më shumë ndoshta Ramiz Aliaj dhe kasta e diktaturës nuk do të donin ta shikonin RD-në në këtë gjendje ku andartët, Haxhi Qamilët e përdorin si marjonetë kundër njerëzve të cilët kanë investuar jetën e tyre në atë gazetë.
Sot RD-ja në një koment të shkruar në një mënyrë Haxhi Qamiljane sulmon Jozefina Topallin dhe na shpall Lulzim Bashën liderin europian dhe më të mirin e 30 viteve në Shqipëri. Haxhi Qamili modern është Lulzimi i pazareve të Edi Ramës, është ky Lulzim miliarderi i kunatit është ky Lulzim i pallateve në breg të detit në Vlorë, është ky Lulzim i gjobave ndaj biznesit, është ky Lulzim që vetëm humb dhe vetëm humb, është ai që e mori PD me rreth 700 mijë vota dhe e katandisti me gjysmat e saj, po është ky Lulzim që sot “shkëlqen” si Haxhi Qamil me bandën e tij rreth e rrotull.
Por, ajo që vritet në fakt është logoja, është RD, është emri i saj që fatkeqësisht po përfundon atje ku nuk duhet të ishte kurrë. Nuk ka rëndësi sesi akuzohet apo sulmohet Jozefina Topalli me gjuhën apo fragmente të gazetës ?Zëri i Popullit? dje, nuk ka rëndësi se çfarë thuhet për Astrit Patozin, kryeredaktorin më jetë gjatë në ditët më të vështira të RD-së i cili sot në fakt është larguar nga Andarti dhe Haxhi Qamilizmi i Lulzim Bashës, apo Edvin Kulluri një kritik i pandalur i Bashës, pa folur për të tjerët që kanë zgjedhur mënyra të tjera në karrierën politike Bode i tërhequr dhe dalë jashtë saj apo Majlinda Bregu në diplomaci.
Sulmohen dhe akuzohen nga RD me gjuhën që përdorte ?Zëri i Popullit? dje me gjuhën që përdori PS gjatë 8 viteve në opozitë dhe këtë sot në mënyrën më të neveritshme, në mënyrën më Haxhi Qamiljane e bën RD-ja e Republikës së Re.
Gazeta e shpresës të para 30 viteve, sot është kthyer në fletushkën e urrejtjes të Genc Pollos dhe andartëve që vijnë rreth e rrotull Haxhi Qamilit që i përdorin për sulmet e tyre publike. Është fatkeqësi por e vërtetë që RD-ja sot drejtohet dhe menaxhohet zyrtarisht nga Genc Pollo në PD i cili e përdor për të nxjerrë inatet e tij personale, pas kaq e kaq vitesh një andart dhe një Haxhi Qamil për të nxjerrë mllefin e tij dhe urrejtjen e tyre ndaj demokratëve.
Janë andartët e turpit të qeverisjes dje, jane Luli dhe Genc Pollot e tenderave skandalozë në Ministrinë e Arsimit, akuzuar për 20 milionë eurot e dixhitalizimit të TVSH, tenderat e ministrisë e kështu me radhë. Por që RD të katandisë vegla e andartit duke bashkëpunuar Haxhi Qamilin për të sulmuar elitën e partisë, kjo është e neveritshme.
Çfarë do që të thonë, Topalli e shumë të tjerë, janë simbole dhe kanë shumë kontribute se të gjithë Haxhi Qamilët, apo andartët që vijnë vërdallë atje në ngrehinën e PD, ku rrënojash është ngritur Republika e Re. Është trishtë kur mendon se gazeta dhe simboli i një i pëmbysjes së diktaturës të rifillojë luftën e klasave, dhe është kthyer në një marjonetë apo hushtë sulmesh. Gjithsesi ajo që vlen sot për të thënë është se PD tashmë nuk ekziston më, ajo është kthyer në Republikën e Re të Lulzim Bashës, prandaj dhe ato që shkruhen nuk janë më shkrime të RD-së sepse dhe RD-ja ka vdekur me kohë.
Ajo është Republika e Re e Rilindjes, vetëm kështu mund të quhet RD-ja e dikurshme që vdiq për tu ngjallur në një pacavure e Republikës së Re e përdorur nga Haxhi Qamilë dhe andartë kundër demokratëve./CNA.al
Nga Ardit RadaTabloidi gjerman “Bild”, jo pak i njohur për s...
Nga Ekrem Spahiu Pas afro 8 vjetësh pikëpyetjesh për ekziste...
Nesër më 21 janar Tirana bën 100 vjeç si kryeqytet. Meqë ësh...
* Një pyetje që e kam fort për zemër: A e shpëtojmë dot fëmi...
Nga Azgan HaklajJanari kryefjala e historisë kombëtare dhe k...
FarmaqeShqiptari patriot është njeri inteligjent, thellësish...
Qarkullonte prej vitesh në mendjet dhe gojët e njerëzisë. Në...
Nga Armir ShkurtiLexova se rrethi që merret me ruajtjen e fy...
Per mosperputhjen e plote mes bindjeve te mia dhe sistemit z...
Të veshur, të mbathur, të larë, të krehur, me muhabete të th...
S’ka gjë që e zbulon mjerimin intelektual më tepër se citime...
Nga Ben Andoni-Pak herë Shqipëria politike ka pasur këtë ano...
Tryeza e partive?Qeveria 10 – Opozita 1Por, të ndjekim vazhd...
Përse Edi Rama është një bastard social i shqiptarëve? Sepse...
Nga Genc Pollo* Para afro 20 vjetësh isha i ftuar në një dar...
Nga Ilirjan Blloshmi-Lulzim Basha do bëhet kryeministër një ...
E shtrenjtë dhe e papërballueshme është bërë jeta. Nëse nuk ...
Nga Ilir Levonja-Sot një pjesë e mirë e lidershipit opozitar...
Dokumenti i miratuar sot mes përfaqësuesve të parlamentit dh...
Në mesin e viteve ’80 nga Tirana u shpërnda nëpër gjithë Shq...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...