Një tjetër dosje e bujëshme gjyqësore është mbyllur paraditen e sotme, me një vendim që ka befasuar ?rilindasit?, protagonistë të këtij procedimi, anëtarët e Komisionit hetimor Parlamentar dhe atë pjesë të publikut që të ngulfatur nga propaganda mediatike nuk e priste një fund të tillë.
Bëhet fjalë për vendimin e dhenë prej gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku, i cili, pas 12 vitesh pritshmërie e debatesh të ashpra, ka vendimuar pushimin e procedurës së shitjes së OSSH dhe kalimit të saj tek çekët nën emërtesën ?CEZ?.
Çështja ?CEZ? ka nisur me zhurmë që prej vitit 2008 dhe për hetimin e thelluar të saj në prill të vitit 2016 u ngrit edhe një Komision Hetimor parlamentar, i cili u morri dëshmi një serë ish zyrtarë të lartë të kohës të përfshirë në privatizim dhe shndërrimin e OSSH shqiptare në CEZ-in me pronësi çekët. Ky proces, sipas maxhorancës qeverisëse, ka qenë korruptivë dhe i ndikuar nga përfitime personale të zyrtarëve përgjegjës.
Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar u vendos Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar dhe sekretar i Përgjithshëm i PS
Në nisje të punës ai deklaroi se, si në privatizim ashtu edhe në vendosjen e tarifave të energjisë elektrike CEZ është favorizuar në dëm të konsumatorëve dhe financave të shtetit.
Sipas Ballës, ish kryeministri Berisha, ministra të qeverisë dhe këshilltarët e tij, kanë ushtruar ndikimin e tyre në kundërshtim me ligjin për të favorizuar kompaninë çeke.
I njejti refren i maxhorancës vijoi edhe ndër vitet pasuese duke krijuar bindjen se ndëshkimi nga drejtësia i të përfshirëve në këtë aferë do të ishte i pashmangshëm. Gjë që nuk ndodhi, falë vendimit të gjyqtarit Sallaku, i cili vendosi të mos e gjykojë më këtë çështje, pasi pretendon se privatizmi i OSSH nga çekët nuk përbën vepër penale. Pasi nuk janë gjetur elemente të veprës penale ndaj zyrtarëve të përfshirë në të.
Vendimi pushues i Sallakut vjen pasi, pak ditë më pare, ai dha të njejtin vendim pushues të hetimeve edhe për lobimin me financime ruse të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, e të përfshirëve në të: ish sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, dhe shefit të Financës të këtij partie, Ilir Dervishi./ CNA.al
Përballja e radhës mes dy kryeministrave të dy shteteve shqi...
Kush ia futi? Kush do ta djegë? Këto janë pyetjet e para që ...
Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studion e “Byro Politike” ...
Historia po përsëritet tragjikisht, e njëjtë si pothuajse nj...
“Bild” na ka borxh një shpjegim”. Kështu u shpreh në monolog...
Heqja e tatimit mbi vleren e shtuar per ndertimin e banesave...
Të dish të heshtësh, shumë shpesh, është po aq e rëndësishme...
21 Janari është fiksuar tashmë në memorien kolektive të qytet...
Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet, jo për të respektuar vl...
1./Arbri është një djalë i vogël që ndryshe nga moshatarët e...
Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild...
Gazeta më e madhe në vend, dalë në 5 janar të vitit 1991, nj...
Nga Ardit RadaTabloidi gjerman “Bild”, jo pak i njohur për s...
Nga Ekrem Spahiu Pas afro 8 vjetësh pikëpyetjesh për ekziste...
Nesër më 21 janar Tirana bën 100 vjeç si kryeqytet. Meqë ësh...
* Një pyetje që e kam fort për zemër: A e shpëtojmë dot fëmi...
Nga Azgan HaklajJanari kryefjala e historisë kombëtare dhe k...
FarmaqeShqiptari patriot është njeri inteligjent, thellësish...
Qarkullonte prej vitesh në mendjet dhe gojët e njerëzisë. Në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...