Foto-Kishte ardhur nga Austria për pushime/ Zhduket pa gjurmë 15-vjeçarja
Një 15-vjeçare e cila kishte ardhur për të kaluar pushimet n...
Në një kohë që disa të huaj shihen me sy pozitiv në Gjermani, të tjerë priten me rezerva e paragjykime të mëdha. Po pse është kështu? A ka të bëjë kjo me ngjyrën e lëkurës? Me vendin nga vjen një i huaj?
“Kam tre vjet që kërkoj një apartament. Kam shkruar 30-40 e-maila, por nuk kam marrë përgjigje. Thjesht nuk më shkruajnë. Nuk mund të gjej shtëpi”, thotë Amiri, një 44 vjeçar sirian që jeton në një apartament të përbashkët me disa vetë dhe kërkon një banesë për veten. Amiri që nuk dëshiron as të tregojë emrin e vërtetë dhe as fotografinë ëndërron “për një jetë normale”, dhe viziton për këtë një kurs gjuhe të gjermanishtes. Shpresa e tij është të punojë si shofer kamioni nga korriku i vitit të ardhshëm. Në zyrën e punës ai është i regjistruar si punëkërkues, dhe nëse gjen një apartament, ka mundësi të marrë edhe kuotën e ndihmës sociale që jepet për banimin. “Nuk e kuptoj, pse nuk më duan qiradhënësit. Paratë i kanë të garantuara nga shteti. Ata do t’i marrin patjetër paratë. Edhe dikush që punon, mund ta humbasë punën, por qiradhënësi nuk do t’i humbasë kurrë paratë e shtetit, apo jo?”
Ellada Polychroniou ka fat. Ajo ka lindur në Gjeorgji. Familja e saj ka origjinë greke dhe gjuhët e saj janë rusishtja dhe greqishtja. Mjekja 36 vjeçare, që punon në një spital të Kölnit nuk e pati aspak të vështirë të gjente një apartament. “Nuk kam pasur asnjëherë probleme në Gjermani, pse jam e huaj. Unë punoj në një sektor mjaft të ndjeshëm, atë të shëndetit. Edhe pacientët dhe kolegët kanë qenë gjithmonë shumë të sjellshëm me mua.”
Ngjyra e lëkurës si argument?
Shumë qytetarë në Gjermani do të mendonin ndoshta, se është “normale” që Amiri ka vështirësi, më shumë se Ellada, sepse ai është refugjat dhe me ngjyrë. Apo jo? Andreas Zick, nga Universiteti i Bielefeldit ka hulumtuar me vite paragjykimet. “Prej 17 vitesh në bëjmë sondazhe përfaqësuese. Tani tek çdo i dyti person që pyesim, praktikisht ka paragjykime negative, adresim të tipareve negative për grupe të caktuara dhe në veçanti për azilkërkuesit dhe refugjatët”, thotë eksperti.
Paragjykimet veprojnë shpesh fshehtas. Ato i ndjen më shumë, se i dëgjon në shprehje konkrete. Ato i gjen në një vështrim, një sjellje të caktuar, një gjest. Sa herë kemi menduar, që më mirë të mos ulemi në krah të një arabi me mjekër të gjatë në metro? Nuk i dihet asnjëherë…ka pasur kaq shumë akte terroriste këto vite në Europë. Përveç kësaj dëgjon kaq shumë për mentalitetin e tyre, fenë…
Por si krijohen paragjykimet? Pse mendon çdo i dyti gjerman negativisht për njerëzit me ngjyrë? Dhe pse është ndryshe tek njerëzit me lëkurë të bardhë? “Shumë paragjykime kanë gjurmë në histori, për shembull paragjykimet ndaj myslimanëve. Sot e dimë, se stereotipet e para për myslimanët, që i gjejmë edhe sot, në kohët moderne janë krijuar përmes përshkrimeve të udhëtimit nga udhëtarë europianë në vendet myslimane…kemi po ashtu gjurmë edhe nga koha e nacionalsocializmit”, thotë Andreas Zick për DW. Në studime del qartë, se pikërisht ata që kanë shumë pak kontakte, kanë edhe pak përvojë me të huajt, dhe paragjykimi e bllokon përvojën, sipas Zick.
Paragjykimet mund të çmësohen
Paragjykime ka në Gjermani edhe për të huajt nga vendet e BE-së. Një shembull i mirë është kriza greke. Grekët janë dembelë, ata nuk paguajnë tatimet, vijnë në Gjermani vetëm për të marrë ndihmën sociale. Këto janë pohime, që shumë grekë në Gjermani i kanë dëgjuar si “shaka”. “Shitini ishujt, ju grekë të falimentuar”, shkroi në titullin kryesor njëherë gazeta e madhe gjermane “Bild”. Kurse “Spiegel” informoi për “fakelaki”, që ishte një “zarf plot me para”, që të ecësh përpara në Greqi.
Andreas Zick thekson efektin e tyre. “Ne e pamë në kohën e krizës greke dhe politikës së kursimeve, kur BE vendosi një diktat të fortë kursimi për Greqinë. Shumë vetë për të justifikuar e gjetur miratim për këtë, nxorrën nga sirtaret paragjykimet kundër Greqisë e grekëve.”
Të huajt nuk janë njësoj, pikërisht sepse ka kaq shumë paragjykime të ngulitura thellë. Por ato edhe mund t’i çmësosh. “Ne shohim në studime, që përvoja dhe kontakti, kontakti ndërkulturor është frenues i mirë kundër paragjykimeve. Të gjitha studimet tona tregojnë, se njerëzit që jetojnë në rajone me numër të madh të huajsh, kanë më pak paragjykime, më pak probleme dhe konflikte me të huajt”, thekson studiuesi Andreas Zick./ DW
Një 15-vjeçare e cila kishte ardhur për të kaluar pushimet n...
Në muajt e parë të vitit 2020, një nga piramidat më të vjetr...
Pas sulmit ndaj ambasadës në Beograd, kanë reaguar ashpër Kr...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut i ka kaluar mandatin Kryem...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë so...
Një burrë kinez që po fluturonte me aeroplan për herë të par...
Departamenti i Mbrojtjes konfirmoi se nga nje sulm amerikan ...
Vrasja e gjeneralit Kasem Sulejmani, komandant i forcave eli...
Pas tre muajsh negociatash në Austri u arrit koalicioni i pa...
Sot është dita e 30-të e grevës hekurudhore franceze kundër ...
Të enjten, në 2 janar 2020, Greqia, Qiproja dhe Izraeli nëns...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti në një intervi...
Në Kosovë është vjedhur sot një xhami nga persona të panjohu...
Është vetëm 20 vjeç, por vishet dhe jeton si një i moshuar i...
Aktorja e njohur e “Captain America” akuzohet se ka ka vrarë...
Gjykata Supreme e Izraelit refuzoi sot të vendoste nëse Krye...
29 njerëz kaanë humbur jetën dhe mbi 30 milion të tjerë kanë...
Themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos pati një divorc të v...
Papa Francesku, teksa po përshëndeste fëmijët dhe pelegrinët...
Presidenti Erdogan ka forcuar në dekadën që po e lëmë pas pu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...