Zjarret masive në Australi/ Humbin jetën 7 persona
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga zjarret në Au...
Presidenti Erdogan ka forcuar në dekadën që po e lëmë pas pushtetin e tij. Por fundi i dekadës dhe viti 2019 sollën ndryshime serioze, mendon Daniel Derya Bellut.
Kur erdhi në pushtet në vitin 2003, Erdogani konsiderohej si një politikan reformator, i cili donte ta fuste Turqinë në Evropë. Por kritikët e tij edhe asokohe paralajmëronin “për ujkun në kopenë e deleve”. Ai është futur në “trenin e demokracisë” vetëm për t’u larguar në momentin e duhur.
U dëshmua se kritikët kishin të drejtë: Erdogani u largua nga ky tren – menjëherë pas largimit nga pushteti të rivalëve sekularë nga ushtria dhe drejtësia. Më pas ndoqi një rrugë krejt tjetër – në drejtim të sulltanatit. Filloi rrugëtimin në të kaluarën osmane.
Erdogan kthen kohën mbrapsht
Në vitet në vijim nuk mund ta ndalte askush – në mënyrë sovrane ai largonte nga rruga të gjitha pengesat. Protestat në Parkun Gezi, një skandal korruptiv dhe një përpjekje puçi, Erdogan i mbijetoi pa mundime të mëdha. Në qershor të vitit 2018 ai e futi edhe sistemin presidencial në vend, i cili e forcoi pushtetin e tij. Kritikët flasin për “regjim të një njeriu”. Sot sulltani jeton në një pallat me 1000 dhoma në Ankara. Ëndrra e tij është që në vitin 2023, në 100 – vjetorin e themelimit të Turqisë moderne, të nisë një epokë të re turke. Por pak para arritjes së këtij qëllimi, froni i tij ka nisur të lëkundet. Viti 2019 solli ndryshime – ëndrra e tij mund të dështojë.
Kriza ekonomike dhe fillimi i fundit
Pushteti i Erdogant ka nisur të lëkundet në verën e vitit 2018, kur filloi edhe kriza ekonomike. Për të ruajtur ekonominë e kontrolluar nga një kastë politike, ai investonte njëanshëm në ndërtimtari. Ndaj ekonomia turke është pak produktive dhe është futur në një krizë me turbulenca të mëdha monetare. Papunësia – në veçanti e të rinjve – ka arritur rekorde. Ndërkohë që çmimet e ushqimit, në radhë të parë frutave dhe perimeve, janë ngritur tepër.
Në zgjedhjet komunale në mars të këtij viti Erdogani pagoi faturat e para: Ai e humbi pushtetin në metropolet e mëdha. Në veçanti e dhimbshme ishte humbja në Stamboll – qendrën më të madhe ekonomike të Turqisë.
“Ai që humb Stambollin, e ka humbur Turqinë”
Erdogani nuk deshi ta dorëzonte pushtetin në asnjë mënyrë. Ai vuri nën presion komisionin zgjedhor dhe e detyroi t’i përsëritë zgjedhjet. Pa sukses. Një yll tjetër politik doli papritur në skenë – Ekrem Imamoglu.
Socialdemokrati nuk u shqetësua shumë nga përsëritja e zgjedhjeve, ndërsa ndaj urrejtjes së partisë AKP në pushtet iu përgjigj me dashamirësi. Imamoglu fitoi bindshëm edhe zgjedhjet e përsëritura ndaj kandidatit të Erdoganit, Binali Yildirim. Por as kjo nuk ishte goditja e fundit kundër Erdoganit: Imamoglu gëzon mbështetje të madhe. Mendohet se ai mund të fitojë madje edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Presionet nga jashtë dhe brenda
Humbjet e Erdoganit janë pasojë e strategjisë së tij përçarëse, e cila tani po i hakmerret. Parti të ndryshme opozitare – islamistët, nacionalistët, socialdemokratët dhe liberalët e majtë – krijuan një front të përbashkët kundër Erdoganit, përkundër diferencave të mëdha politike.
Pushteti i Erdoganit po lëkundet edhe brenda partisë së tij. Gati një milion anëtarë janë larguar ndërkohë nga partia e tij AKP. Miqtë e vjetër, si për shembull ish-kryeministri Ahmet Davutoglu, ish-ministri i Financave Ali Babacan apo ish-presidenti Abdullah Gül, kanë themeluar një parti të re. Ata mund të marrin vota shumë të rëndësishme nga zgjedhësit e Erdoganit dhe të dobësojnë krahun e tij konservator.
Erdogani e ka mbajtur pushtetin 16 vjet. Gjatë kësaj periudhe është shndërruar në një lloj sulltani turk. Erdogani dukej si një monark i paprekshëm në fron. Por viti 2019 solli ndryshime të papritura, shumëçka është kthyer kundër sulltanit.
Në vitin 2023 Turqia feston 100 vjetorin e themelimit të shtetit modern – një ditë në të cilën kujtohet heqja e sulltanatit./DW
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga zjarret në Au...
Mbrëmë u celebrua gjerësisht festa më gjithpërfshirëse në bo...
E gjithë bota i ka thënë lamtumirë vitit 2019 dhe e ka pritu...
Më poshtë do të rendisim disa nga ngjarjet më të bujshme të ...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, theksoi sot se v...
Fëmija i parë që ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në Q...
Viti i Ri Kinez, i njohur gjithashtu si “Viti i Ri Hënor” os...
Australia është shteti i dytë pas Zelandës së Re që feston V...
“Vitet 20-të mund të jenë vite të mira,” thotë kancelarja An...
Një befasi shumë e madhe i ndodhi një burri në Aurich të Gje...
Australia vijon të përballet me një situatë tepër të rëndë p...
Projekti i Deutsche Welles “Generation99” ka mbledhur në vit...
2019-ta ishte një vit i ngjeshur me ngjarje, jo vetëm nga Sh...
Autoritetet janë detyruar të hedhin borë artificiale në Mosk...
Një ngjarje tronditëse është regjistruar së fundmi në Kinë, ...
Një çift që pastrojnë shtëpi, shkoi në një banesë në Arizonë...
Një nënë e re ka ndërruar jetë papritur, teksa ishte me push...
Një paralajmërim të fortë ka bërë sot kryeministri i Malit t...
Radio teleskopi më i madh në botë, me diametër 500 metra, gj...
Italia ndjek gjurmët e Francës, duke miratuar taksën dixhita...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...