Bleu një orë të vjetër në treg/ Burrit i ndodh ajo që s'e priste
Një befasi shumë e madhe i ndodhi një burri në Aurich të Gje...
“Vitet 20-të mund të jenë vite të mira,” thotë kancelarja Angela Merkel në fjalimin me rastin e Vitit të Ri. “Le të surprizohemi sërish me atë që ne mund të bëjmë. Ndryshimet për mirë janë të mundshme, nëse ne jemi të hapur dhe e përqafojmë të renë.” Me këtë apel kancelarja 65 vjeçare po e çon Gjermaninë në dekadën e re.
Fjalimet në televizion të kancelares në Gjermani ? përveç fjalimit me rastin e Vitit të Ri ? janë të rralla: Merkel madje asnjëherë nuk ka mbajtur një fjalim enkas. Fjalimi i Vitit të Ri trasmetohet në orën me shikueshmërinë më të lartë të programit dhe ka një kuotë të lartë shikueshmërie.
Sivjet fjalimi i Merkelit zgjat 15 minuta. Gjithçka ecën sipas planit, a do të jetë ky fjalimi i saj i parafundit. Zgjedhjet e ardhshme janë më 2021 ? atëherë pa Merkelin. Pra është ky fjalim edhe një lloj amaneti i saj.
Tipike Merkel
Merkel e nisi mandatin e saj si kancelare më 2005 si reformatore dhe vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen, se sa e rëndësishme është, që vendi dhe partia e saj kristiandemokrate (CDU) të kaliten për të ardhmen. Tani në fjalimin e saj sërish gjen ngjashmëri me fjalimet e fillimeve të karrierës si kancelare. Më shumë se kurrë, thekson ajo, Gjermania ka nevojë për ?guxim, për frymën e re” dhe për ?forcën për t’u shkëputur nga rrugët e vjetra” ose ?për vendosmërinë që të veprojë më shpejt”, vëren ajo. Këto nuk tingëllojnë si një retrospektivë dhe qetësi për ato çfarë janë arritur ? edhe kjo mënyrë të shprehuri është tipike për Merkelin.
Merkel përmend tri sfidat aktuale. Digjitalizimi i aktivitetit në punë, lufta e shkaqeve të migrimit nga kontinenti fqinjë, Afrika dhe në radhë të parë ndryshimi i klimës. Përderisa kjo është shkaktuar nga njeriu, ?ne duhet të ndërmarrim gjithçka të mundshme njerëzore, për t’i përballuar sfidat e njerëzimit”.
Mbrojtja e klimës pikërëndesë
Paketën ligjore të miratuar së fundi nga federata dhe landet në Gjermani Merkel e përshkruan si një bazë të mirë, tek e cila mund të mbështetesh. Por ajo thekson, se masat e vendosura ?ndokujt i gjallin frikë, se nuk do të jenë të përballueshme, dhe ndokujt tjetër i duken të pamjaftueshme “. Megjithatë Gjermania mund të mbështetet tek ?ajo që e ka bërë të gjithmonë të fortë: ?Idetë, shpirti krijues, zelli dhe këmbëngulja. Ajo si kancelare do të angazhohet me të gjitha ?forcat” e saj, që Gjermania të japë kontribut për ta vënë nën kontroll ndryshimin e klimës në mënyrë ?ekologjike, ekonomike dhe sociale”. Me këtë Merkel jep një sinjal edhe ndaj partive të tjera, që për mbrojtjen e klimës të jenë të arsyeshme dhe të mos duan ta realizojnë atë në mënyrë të njëanshme.
Busulla për dekadën e ardhshme duhet të mbeten vlerat e kushtetutës dhe ekonomia sociale e tregut. Edhe në epokën digjitale vlen, që ?teknika i shërben njeriut dhe jo ?anasjelltas”.
“Çfarë na bashkon”
Pavarësisht nga të gjitha ka ?arsye të forta për të pasur besim”. Merkel kujton në fjalimin e saj ribashkimin gjermano-gjerman, që kremton 30 vjetorin më 2020. Në vitin që lemë pas në Gjermani pati debate intensive për pasojat politike, ekonomike dhe sociale të ribashkimit. Arritja është “madhështore”, thotë Merkel, por megjithatë ka ende mjaft për të bërë, ?nga sa ne patëm menduar 30 vjet më parë”. E rëndësishme është, të mbështetemi tek e përbashkëta, “ajo që na bashkon ne”.
Në një pjesë të fjalimit të saj Merkel i referohet polarizimit në Gjermani dhe pasojave të tij. Ajo u premtoi politikanëve profesionistë dhe atyre vullnetarë se do t’i mbrojë prej ?urrejtjes, armiqësive dhe dhunës, prej racizmit dhe antisemitizmit”. ?Kjo është detyra e shtetit” dhe qeveria federale ndihet ?veçanërisht e detyruar” për këtë.
2020 do të jetë viti i Europës
Në fund Merkel jep një pasqyrë për planet e presidencës gjermane të BE-së më 2020. Do të ketë një samit me Kinën dhe një takim me shtetet e Afrikës. Merkel thekson, se sa i rëndësishëm është Bashkimi Europian në përballjen gjeostrategjike për ?vlerat dhe interesat”.
Kancelarja falenderon posaçërisht të gjithë ata, që ?shërbejnë jashtë Gjermanisë”, si ushtarët, policët dhe ndihmësit civilë. Të gjithë qytetareve dhe qytetarëve ajo u uron një ?Vit të Ri 2020 të shëndetshëm, të gëzuar dhe të bekuar”./DW
Një befasi shumë e madhe i ndodhi një burri në Aurich të Gje...
Australia vijon të përballet me një situatë tepër të rëndë p...
Projekti i Deutsche Welles “Generation99” ka mbledhur në vit...
2019-ta ishte një vit i ngjeshur me ngjarje, jo vetëm nga Sh...
Autoritetet janë detyruar të hedhin borë artificiale në Mosk...
Një ngjarje tronditëse është regjistruar së fundmi në Kinë, ...
Një çift që pastrojnë shtëpi, shkoi në një banesë në Arizonë...
Një nënë e re ka ndërruar jetë papritur, teksa ishte me push...
Një paralajmërim të fortë ka bërë sot kryeministri i Malit t...
Radio teleskopi më i madh në botë, me diametër 500 metra, gj...
Italia ndjek gjurmët e Francës, duke miratuar taksën dixhita...
Një kompani kineze ka arritur të klonojë për herë të parë nj...
Lumi Nil, i konsideruar nga egjiptianët e lashtë si burimi i...
I privuar nga mundësia për arsim të mirëfilltë, P. Ponmariap...
A e dini se jo të gjitha vendet dhe kulturat festojnë Ditën ...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti refuzon sërish fte...
Gazetari Mentor Kikia ka bërë ditën e sotme një analizë, ku ...
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka takuar sot kryetarin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berlin pranë ‘Checkpoint C...
Terroristët e dyshuar si anëtarë të milicëve xhihadistë të I...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...