web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Janari në Dhjetor/ 12 ngjarjet që “pushtuan” mediat botërore në 2019

1 Janar 2020, 09:30, Kosova & Bota CNA

Më poshtë do të rendisim disa nga ngjarjet më të bujshme të vitit 2019, të cilat patën jehonë të gjërë në pothuajse të gjitha mediat botërore.

Janar-Kina ul anijen kozmike në pjesën e erret të henës

Në 3 janar 2019 Kina tha se ka arritur të ulë një anije kozmike robotike në anën e errët të hënës, duke u bërë kështu i pari shtet që realizon këtë mision.

Pekini njoftoi se anija u ul në polin jugor të hënës ndërsa në bord gjenden instrumente për të analizuar gjeologjinë e territorit të pa eksploruar më parë, por edhe për të kryer eksperimente biologjike.

Zbritja në këtë pjesë të hënës shihet si një arritje e madhe në fushën e eksplorimit të hapësirës. Vitet e fundit janë zhvilluar shumë misione drejt hënës, por pjesa dërrmuese kanë qenë fluturime rreth orbitës ndërsa njerëzit e fundit që kanë prekur sipërfaqen e hënës ishin pjesëtarët e ekuipazhit të misionit amerikan Apollo 17, në vitin 1972.

Shkurt-Opozita djeg mandatet, jehona në mediat e huaja

Djegia e mandateve të opozitës në Shqipëri ka pasur jehonë edhe në mediat botërore.

The ?ËashigtonPost, mediat e tjera prestigjioze amerikane dhe ato europiane, kanë pasqyruar gjerësisht zhvillimet e fundit në vend, pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Duke iu referuar ?The Associated Press?, ?WashigtonPost, me titullin ?Ligjbërësit e opozitës planifikojnë të largohen nga parlamenti i Shqipërisë, raporton se:

Partia e opozitës së qendrës së djathtë në Shqipëri thotë se 33 ligjvënësit e saj planifikojnë të japin dorëheqjen nga parlamenti, lidhur me korrupsionin dhe mos-efikasitetin e qeverisë socialiste.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha të hënën se grupi parlamentar vendosi të dorëzojë mandatet e tyre. Basha kërkoi që një qeveri në tranzicion të vihet në vend derisa të mbahen zgjedhjet e parakohshme.?

Mars-Sulmi terrorist në Zelandën e re

15 mars 2019- 49 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e dy sulmeve terroriste në dy xhami në qytetin, Kristçërç.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, në një konferencë për shtyp tha se pas sulmit terrorist, asnjëri prej terroristëve nuk ndodhej në listën e personave të kërkuar të sigurisë.

Terroristët kanë publikuar drejtpërdrejt pamjet nëpërmjet llogarive të tyre në rrjetet sociale, ku sipas tyre, vërehet se kanë filluar të qëllojnë teksa hyjnë në xhami dhe se kanë vendosur në objektiv çdo gjë që lëviz.

Prill-Notre Dame përfshihet nga flakët

Notre Dame, Katedralja e famshme e Parisit është përfshirë nga flakët pasditen në 15 prill 2019.

Mendohet se zjarri ka nisur nga një papafingo e katedrales, e cila është një prej monumenteve historike më të vizituara në Evropë. Presidenti Marcon e ka quajtur ngjarjen të trishtë.

Maj- Kriza ekonomike në Venezuelë

Më shumë se katër milionë banorë të Venezuelës kanë ikur nga shteti i tyre, si pasojë e krizës ekonomike dhe asaj humanitare, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

Shifra e personave që kanë ikur është rritur shumë, në krahasim me vitin 2015, meqë rreth 1 milion persona kanë ikur vetëm në shtatë muajt e fundit.

Agjencitë nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë të fillimit të numërimit të ikjeve, mirëpo rreth 3.3 milionë persona është thënë të kenë ikur prej fundit të vitit 2015.

Agjencitë që merren me këtë çështje, kanë thënë se shtetet që kanë strehuar migrantët dhe refugjatët kanë nevojë ?urgjente? për mbështetje ndërkombëtare.

Prill-Arrestimi i Julian Assange

11 prill 2019, Julian Assange, bashkëthemeluesi i Ëikileaks është arrestuar ditën e sotme në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas policisë metropolitan Assange ndodhet në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Ëestminster ?sa më shpejt të jetë e mundur?.

Kreu i Policisë Metropolitanë Scotland Yard bëri me dije arrestimin e tij. ?Julian Assange, 47 vjeç, sot, të enjten 11 prill, është arrestuar nga oficerë të Shërbimit Policor Metropolitan (MSHP) në ambasadën e Ekuadorit, Hans Crescent, SË1 mbi një urdhër të lëshuar nga Ëestminster Gjykata e Magjistraturës më 29 qershor 2012, për mos dorëzimin në gjykatë.

Qershor-Takimi i Trump me Kim Jong Un

12 qershor, Presidenti i SHBA, Donald Trump, zhvilloi një takim historik me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke u bërë kështu Presidenti i parë amerikan në detyrë që takon një lider korean.

Korrik-Protestat në Hong Kong

Më 1 korrik, në 22 vjetorin e dorëzimit të Hong Kongut nga Britania e Madhe tek Kina, qindra mijëra njerëz morën pjesë në marshimin vjetor të korrikut . Një pjesë e këtyre demonstruesve u larguan nga marshimi dhe u futën në Kompleksin e Këshillit Legjislativ, duke shkatërruar simbolet e qeverisë qendrore.

Pas kësaj ngjarjeje, protestat kanë vazhduar gjatë gjithë verës, duke u përshkallëzuar në konfrontime gjithnjë e më të dhunshme, midis policisë, aktivistëve, anëtarëve të triadës, një bandë e njohur keqbërësish pro-Pekinit dhe banorëve vendas në mbi 20 lagje të ndryshme në të gjithë rajonin. 21 korriku shënoi sulmet keqbërëse të Yuen Long-ut ku anëtarët e organizuar të triadave sulmuan protestuesit dhe kalimtarët, gjë që rriti tensionin. Operacionet pasuese të policisë shkaktuan një grevë të përgjithshme dhe protesta në mbarë qytetin më 5 gusht dhe më 18 gusht, 1.7 milion njerëz morën pjesë në një miting duke dënuar brutalitetin e policisë.

Gusht-Libri australian që tronditi mediat

Disa lajme të publikuara nga mediat botërore në lidhje me një libër që flet për marrëdhëniet seksuale me fëmijët, po trondisin rrjetet sociale. Në statuse të shumta në Tëitter? u shkrua për librin ?Beyond Magenta?, që përshkruan me detaje rrëfime të personave të ndryshëm që kanë bërë seks me fëmijë.

Ky libër është emërtuar si ?vështrim i ndershëm? në jetën dhe luftën e adoleshentëve transgjinorë, por kjo gjë ka ngjallur zemërim në internet, sidomos tregimi i një djali ku jep detaje për mënyrën se si ka bërë seks oral me një 6-vjeçar.

?Nga gjashtë vjeç, unë putha me djem të tjerë në lagjen time, bëra miqësi me ta dhe kryem seks oral me ta. Me pelqeu. Më pëlqente shumë me gojë. Dhe unë preka ata të tyre. Ne ishim vërtet të rinj por kjo është ajo që bëmë,?- thotë i riu në njërën pjesë të rrëfimit.

Libri ka qenë në raftet e librarive që nga viti 2014, por mori vëmendjen e gjerë pasi disa pjesë shqetësuese u publikuan nga faqja e internetit ?Binary Australia?. Kjo e fundit e përshkruan veten si faqe që kërkon të ?sfidojë agjendën agresive ndaj shoqërisë gjinore?.

Në libër rrëfehen detaje për fëmijët transgjinorë, por në asnjë faqe nuk shkruhet se kjo gjë është e paligjshme dhe se mund të sjellë dëme tek fëmijët. ?Beyond Magenta? është i disponueshëm në rreth 60 biblioteka publike në të gjithë Australinë, në bibliotekat në Mbretërinë e Bashkuar dhe është përfshirë në listat në internet të librave ?më të mirë? për ?fëmijët? transgjinorë që duhet të lexohen.

Shtator -Erdogan urdheron hyrjen e trupave ne siri

Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-ve, trupat turke nisën ofensivën në veri të Sirisë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia kërkon të krijojë një ?zonë të sigurt e të pastruar? nga paraushtarakët kurdë, të cilët ishin aleatët kryesore të Shteteve të Bashkuara në mposhtjen e grupit të dhunshëm xhihadist, Shteti Islamik në Siri.

Fjalimi i Greta Thunberg

Gerta Thungerb, aktivistja suedeze 16-vjeçare që prej kohësh proteston për mbrojtjen e tokës nga ngrohja globale, ka bërë bujë me fjalimin e saj, në Samitin e Klimës në Kombet e Bashkuara.

Suedezja 16-vjeçare, Greta Thunberg mbajti fjalimin e hapjes në samitin e OKB-së, ku u përqëndrua tek ndryshimet klimatike.

Videoja e fjalimit të saj është ka bërë xhiron e rrjetit, ku çdo media e huaj i ka kushtuar një artikull vajzës suedeze.

Tetor-Dështimi i negociatave

Në 18 tetor 2019, Komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn tha se udhëheqësit e BE -së nuk arritën të zbatojnë angazhimin e tyre për të hapur  negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Duke thënë se kjo është një zhgënjim ekstrem, Hahn u shpreh se tani BE duhet të sqaroje sesa serioze është angazhimi i saj në Ballkanin Perëndimor.

“Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe luftuan për dërgimin e një sinjali të shpresës tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Siç u tha tashmë në Luksemburg Ky nuk është një moment lavdie për BE . Refuzimi i njohjes së përparimeve do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE”, shkruan Hahn në tëitter.

Hahn tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian mbetet një politikë e rëndësishme strategjike në interesin tonë të përbashkët.

Nëntor, termeti godet Durrësin

Rreth orës 03:54 të mëngjesit të 26 nëntorit 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë, i shkallës rihter.

Tërmeti zgjati mbi 30 sekonda dhe u ndie në të gjithë Shqipërinë, por zonat më të prekura ishin Durrësi, Thumana ku shumë ndërtesa u kthyen në gërmadha.

Tërmeti i 26 nëntorit la pas një bilanc tragjik, ku 51 persona humbën jetën, qindra mbetën të lënduar, ndërsa me mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë për shkak se banesat e tyre janë shembur ose janë bërë të pabanueshme nga dëmet e mëdha që kanë pësuar.

Dhjetor- Britania e Madhe përgatitet për të dalë nga BE

Parlamenti britanik votoi marrëveshjen për daljen nga Bashkimi Europian. Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon të veprohet me shpejtësi. Ai do të sjellë për këtë një ligj të posaçëm ratifikimi. Sipas Jacob Rees-Mogg bëri të ditur, se deri në 9 janar qeveria kërkon të ketë përfunduar plotësisht kuadrin ligjor për Brexit. Në të njëjtën kohë të premten do të kërkohet që të miratohet edhe një ligj, që përjashton zgjatjen e periudhës tranzitore të parashikuar deri në fund të vitit 2020.

Boris Johnson kërkon ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE më 31 janar. Në fazën tranzitore në vitin 2020 gati çdo gjë mbetet si më parë. Në këtë kohë të dyja palët duhet të negociojnë një marrëveshje të tregtisë së lirë. Por ekspertët gjykojnë, se koha për këtë marrëveshje është shumë e shkurtër.





Lajmet e fundit nga