web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Zgjedhje të reja, skenari më i keq i mundshëm"/ Kurti për qeverinë e re

2 Janar 2020, 21:17, Kosova & Bota CNA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti në një intervistë për emisionin “360 gradë” foli ndër të tjera për mosmarrëveshjet me LDK-në për formimin e qeverisë. Sipas tij, skenari më i keq i mundshëm janë sërish zgjedhjet e reja.

?Nëse tradhëtohet vullneti popullor i Kosovës, zgjedhje të reja do të kemi sërish. Skenari më i keq i mundshëm, në këtë situatë janë zgjedhjet e reja, që i bie që në binarë të njëjtë, treni do niset nga fillimi?, u shpreh Kurti.

Në raport me hapat e krijimit të qeverisë, Kurti u shpreh se pavarësisht se gjërat po vonohen, procedurat janë gjithësesi në rrugën dhe drejtimin e duhur.

?Gjithçka tregon dhe dëshmon që gjërat po vonohen, por janë në drejtimin e duhur. Pra nuk ka ndryshim drejtimi, ka vonesë. Pra nuk ka as strategji as parime të tjera, veç çështje taktike?, tha Albin Kurti./CNA.al





Lajmet e fundit nga