Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Ish-deputetja e LSI Nora Malaj ka komentuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për rifillimin e procesit mësimor më datë 9 nëntor, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.
Në një deklaratë për shtyp, Malaj e cilësoi rifillimin e mësimit si një lajm të mirë, ndërsa akuzon Ministrinë e Arsimit për indiferencë dhe mostransparencë për dëmet që kanë përsuar godinat e shkollave apo universiteteve
?Indiferenca totale e institucioneve përgjegjëse dhe mostransparenca, bëri që një pjesë e institucioneve arsimore të lëna pa vëzhgim dhe jashtë vëmendjes, të rrezikonin shembjen e një pjese të godinave të sistemit arsimor, më datën 9 dhjetor, nxënësit në Shkollën e Bubqit, nuk do të kenë fatin të shkojnë dot në këtë shkollë, si rezultat i shembjes, pas tërmetit të 26 nëntorit. Fatkeqësisht, sot, për herë të parë përballemi me një fenomen që kurrë më parë as e kemi e parë dhe as e kishim dëgjuar?, deklaroi ish-deputetja, teksa shtroi 11 pyetje për Ministrinë e Arsimit.
?Pyetjet që i shtrohen në këtë prag fillimi të procesit mësimor institucionit të Ministrisë së Arsimit janë:
1. A është bërë verifikimi, vlerësimi dhe a është hartuar nga grupi i ekspertëve, lista e të gjitha kopshteve dhe shkollave publike dhe jopublike, të cilat janë prekur nga tërmeti, por edhe ato që nuk janë prekur, që janë të sigurta, sipas parametrave tekniko- inxhinierik, për fillimin dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor, në drejtim të godinave, të standartit të tyre të mirëmbajtjes dhe të funksionimit të tyre edhe pasisjes se tyre me shkallët e emergjencës, në rast rreziku?
2. Ndonëse thuhen se janë 30 numri i shkollave dhe mjediseve të dala jashtë përdorimit, ende nuk janë bërë të ditur, cilat janë shkollat, me emra dhe vendndodhje, sa është dëmi i tyre dhe si do të veprohet, në ditët në vazhdim, për riparimin e tyre dhe kur parashikohet koha që do të kthehen në gjendje funksionale?
3. Minsitria e Arsimit ende nuk ka nxjerrë emrat dhe listën e kopshteve apo çerdheve publike dhe jo publike, që kanë pësuar dëme, të cilat nuk mund të jenë pjesë e rifillimit të aktivitetit të tyre. Si do të operohet me fëmijët që kanë zhvilluar mësimin në këto mjedise, për vijimin e procesit mësimor?
4. Cili është plani, nëse ka, i hartuar nga Ministria e Arsimit për koordiminim dhe për vijimin e procesit mësimor për fëmijët dhe nxënësit, që rezultojnë pa qendra të banuara dhe janë vendosur në qendra pritëse, si hoteleritë, çadra, apo mjedise të tjera, në qytete të tjera, për mbarëvajtjen e mësimit? Si do të veprohet për zhvendosjen e fëmijëve nga mjedisi ku janë akomoduar në drejtim të shkollës dhe kopshteve dhe anasjelltas? Po për ato që nuk janë pranë qendrave të banuara, po që gjenden në qytete të tjera?
4. Cili do të jetë intinerari dhe cilat do të jenë mjetet që do t?i shoqërojnë këta fëmijë për në shkolla dhe kopshte, kush do të paguajë shpenzimet dhe si do të procedohet për ata fëmijë që janë me aftësi ndryshe dhe e kanë të pamundur lëvizjen nëpër shkolla, në këtë situatë?
5. Si do të operohet, nëse minsitria ka hartuar një plan veprimi, për fëmijët që janë më të traumatizuar, me pos trauma, dhe cilat janë mekanizmat që do të ndihmojë mbarëvajtjen e procesit që të mos krijohen situata kaotike, pasigurie dhe njëkohësishtë situata të pamenaxhuara ?
6. A e ka mbledhur Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Këshillin Kombëtar të Prindërve, për t?ua bërë me dije të gjithë planveprimin e vijimit të procesit shkollor dhe mbarëvajtjen e tij, në këtë situatë të jashtëzakonshme, për të koordinuar veprimtarinë me prindërit dhe komunitetin, për sigurinë dhe garancinë e jetës së fëmijëve gjatë dhe pas procesit mësimor, si detyrim ligjor dhe si mënyrë për të monitoruar mbarëvajtjen e situatës post traumatike?
7. A ka trajnuar mësuesit gjatë kësaj periudhe, për mënyrën sesi do të menaxhohet pas trauma, nëpërmjet specialistëve të fushës dhe ekspertë, stafin pedagogjik, për mekanizmat e mbrojtjes dhe mënyrën sesi të sillen me nxënësit dhe fëmijët pas situatës së kaluar nga tërmeti, për të krijuar një atmosferë pozitive dhe për të çliruar ato kategori fëmijësh, të cilët në raste të caktuara mund të kenë sjellje të veçanta, si rezultat i post traumas që kanë kaluar?
8. A është e përgatitur Minsitria e Arsimit dhe institucionet arsimore për të rritur prezencën e psikologëve dhe punonjësve socialë, vullnetarëve, në menaxhimin në javët e para dhe muajve në vijim, për grupet e fëmijëve, apo nxënësve të cilët kanë nevoja bazike, në menaxhimin e procesit mësimor dhe atë jetësor, për të mos shkaktuar trauma dhe për të menaxhuar raste të ndryshme?
9. Si do të koordinojë ajo punën dhe cilat do të jenë institucionet që do ta monitorojnë këtë proces në vijimësi, dhe si do të operohet për trasparencën e plotë të saj, si një nevojë dhe e drejtë kushtetuese për të krijuar një mjedis mbrojtës dhe siguri për fëmijët, mësuesit dhe prindërit?
10. 4800 nxënës të prekur nga ky tërmet kanë shtëpi të pabanueshme. 620 mësues kanë situatë të ngjashme. Pyetja që vijon është, a janë siguruar librat falas dhe mjetet didaktike që këta fëmijë apo të rinj të mos jenë në vështirësi? Si do të vijohet procesi mësimor që këta fëmijë të jenë të garantuar, për mbarëveajtjen e tyre, dhe të mos pësuar trauma si në aspektin emocinal dhe atë material, në mënyrë që për ta shteti të dalë garant?
11. A është përgatitur plani për realizimin e programit mësimor, në mënyrë, që nxënësit të mos humbasin temat mësimore, por edhe të mos ngarkohen dhe krijohet gjendje ankthi, stresi, për t?iu kthyer normalitetit, pa sforcime dhe me standard??,kërkoi të dijë Malaj.
Sipas ish-deputetes, ?sot nuk ka kohë për show, por për punë të mira që bëhen me dashuri, dhe investim të dedikuar për të kaluar këtë situatë pastraumatike që ka mbërthyer shoqërinë tone?./ CNA.al
Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka takuar gjatë ditë...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së k...
Dhoma e Tregtisë në Durrës ka bërë sot një njoftim për shtyp...
Pas Tiranës, edhe Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës vendos...
Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili la pas 51 ...
Ish Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka vizituar sot qyte...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, i ka bërë thirrje qeverisë ...
Edhe pse vendi po kalon ditë mjaft të vështira për shkak të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bard...
Kryeministri Edi Rama në këto ditë të vështira që po kalon v...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon...
Ka një “dashuri” të madhe mes kreut të Republikës së re, Lul...
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar ndaj deklara...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot projektin, sipas të cil...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulli i ka ...
Kryeministi Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka...
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm mbledhj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...