"Qeveria të lërë shown propagandistik"/ Tabaku: Ja tre pikat ku duhet të bazohet puna pas tërmetit
Ish-deputetja Jorida Tabaku në emisionin “Top Talk” tha se q...
Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave te Komunizmit Agron Tufa, është larguar nga Shqipëria pasi pretendon se po i rrezikohet jeta.
Bordi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ka pranuar dorëheqjen e Tufës.
Në një letër të gjatë, Tufa tregon edhe arsyen e dorëheqjes, e cila lidhet me kërcënimet që i janë bërë së fundmi atij personalisht dhe familjes së tij nga ata që ai i quan ?qentë e liruar nga zinxhiri i diktaturës së vjetër në diktaturën e re?.
Ai shprehet se prej kohësh kërcënohej nga persona anonimë pasi sipas tij ai ka një dosje ku janë të përfshirë emra që sot kanë poste drejtuese dhe në të kaluarën kanë kryer krime, kanë persekutuar dhe plaçkitur njerëz.
Tufa thekson se kërcënimet kanë nisur pas publikimit në shtyp të një dëshmie rrëqethëse të një nëne nga familja ?kulakë?, që rrëfen hollësi, me data dhe emra personash rrëmbimin e djalit të saj dhe mbajtjen fshehur në një koloni fëmijësh, që shfrytëzohej për t?i transplantuar gjak diktatorit.
Gjithashtu Tufa njofton se nga kampi i azilkërkuesve politikë do ta vazhdojë misionin e tij për dokumentimin e krimeve të komunizmit.
Pjesë nga letra e Agron Tufës:
Viti i fundit i nderuar kryetar ishte veçanërisht i tensionuar, duke u vënë përballë falangave më të egra të enverizmit, të veshur me pushtet të lartë politik, ekonomik e administrativ. Besoj, i nderuar kryetar, se e kam dëshmuar bindshëm kurajën dhe gatishmërinë për t?iu përgjigjur e përballur të gjitha sulmet, kërcënimet, fushatat shpifëse e linçuese, të ujdisura nga dora më e zezë e shefave të ish-Sigurimit, nga deputetë, ish-deputetë e ish-diplomatë, të cilët me veglat e tyre si ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit e përqendruan sulmin në rrafshin personal, deri në kërcënimet e disa fishta me vdekje?
Nga ana tjetër ky sekt i trashëgimisë enveriste (të cilët i kam diskredituar në shtyp me dokumente arkivorë së çfarë vrasësish janë, i kam hedhur në gjyq etj), tentoi deri në fund të shpërbënte ISKK-në dhe, përmes amendimeve të neneve të Ligjit tonë, të shmangte nga ekzekutivi drejtuesit, duke shpresuar ta kontrollonin atë.
Paralajmërimet e tyre nisën të dëgjoheshin qyshkur ne bëmë kallëzimin e parë penal ndërkombëtar në Gjykatën e Mynihut të një prej kriminelëve të kamp-burgjeve komuniste (Edmond Caja) dhe e dubluam këtë edhe me kallëzimin institucional në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë (në të dyja rastet për krime kundër komunizmit). Dy javë më vonë oficerët e ish-sigurimit, shokë e kolegë të Cajes,vunë në punë skenarin mafioz me ekzekutimin e dëshmitarit kyç, të ndjerin Haxhi Baçinozi (16 mars 2019)?
Por në mënyrë më këmbëngulëse kërcënimet ndaj meje dhe familjes sime u dendësuan pas publikimit në shtyp të një dëshmie rrëqethëse të një nëne nga familja ?kulakë?, që rrëfen hollësi, me data dhe emra personash rrëmbimin e djalit të saj dhe mbajtjen fshehur në një koloni fëmijësh, që shfrytëzohej për t?i transplantuar gjak diktatorit?
I ndodhur vetëm , fillikat me familjen time përballë kërcënimeve të vazhdueshme, pa asnjë garanci mbrojtjeje, me një drejtësi që nuk reagon, mua i nderuar kryetar nuk më mbeti rrugë tjetër, sepse ushtrimi i të drejtave të mia legjitime mbrojtëse e demokratike nuk kishte më pikë kuptimi. Tek e fundit, në një reagim politik sundues që thërret në ndihmë, stimulon dhe bëhet ?parajsë? për ish-oficerët e Sigurimit të diktaturës, iluzioni se jeta ime dhe e familjes mund të bëhej, me kalimin e kohës, ?më normale? është e mbetet donkishotizëm naiv me pasoja fatale.
Është ky i nderuar kryetar shkaku i dorëheqjes sime që parashtroj në këtë letër në një nga kampet e azilkërkuesve politikë. Dy herët e fundit brenda muajit nëntor, qentë e liruar nga zinxhiri i diktaturës së vjetër në diktaturën e re iu afruan shumë afër familjes sime. Kush do të më mbronte mua dhe fëmijët e mi? Unë pata kohën e mjaftueshme për ta kuptuar se kush janë ata se çfarë janë në gjendje të bëjnë?
Misioni im do të vazhdojë në kushte të tjera, jo më pak të efektshme se ato që pata kënaqësinë dhe krenarinë të kem brenda ISKK-së.
Kujtojmë se prej disa kohesh Tufa kishte marrë disa kërcënime përmes mesazheve qe i dërgonin edhe ne rrjetet e veta sociale, madje shume syresh ai i ka denoncuar edhe ne media. Shkrimtari Tufa, njëherësh publicist dhe pedagog vjen nga shtresa e te përndjekurve politike te komunizmit. Ai ka drejtuar ISKPK që nga themelimi i institutit ne vitin 2010 deri më sot.
Para disa kohësh Tufa pranoi publikisht se deputeti socialist Spartak Braho e ka kërcënuar dhe një intervistë për gazetën ?Panorama? i bëri thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi. Sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendi.
Ish-deputetja Jorida Tabaku në emisionin “Top Talk” tha se q...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka pyetur në një lidhje te...
Komisioneri i Bashkimit Europian Oliver Varhelyi ka shprehur...
Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka debatuar pak mo...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se fokusi i Parti...
Këshilli i ministrave ka filluar punën për hartimin e progra...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar, lidhur me...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë sot në Manëz, ku sipas tij g...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili iu ka...
Kryeministri ynë në mes të tragjedisë që ka ndodhur në Shqip...
Instituti i Studimeve Politike (ISP), ka reaguar në lidhje m...
Që prej ditës së djeshme vihen re radhë të gjata në zyrat e ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Sukthi ku po in...
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me pedagogë ...
Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj ka folur se si do të p...
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i ka drejtuar sot disa pyetj...
Ish presidenti Bujar Nishani ka shpërthye me akuza ndaj krye...
Socialogu Ergys Mërtiri ka reaguar përmes një postimi të gj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me pjesëm...
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri i ka dhënë një leksion...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...