Dita e 48 e protestës/ Thirrje për mobilizim përpara Kuvendit më 23 korrik
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar ditën e 48-të ...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar ditën e 48-të ...
Instituti i Studimeve Politike (ISP), ka reaguar në lidhje me sulmet që kryeministri Edi Rama ka adresuar në drejtim të mediave.
Në një deklaratë për mediat, Instituti i Studimeve Politike (ISP), ndërsa shpreh solidaritetin e plotë me përpjekjet institucionale dhe publike të shtetit e shoqërisë shqiptare për të kapërcyer gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar pas tërmeteve të fundit, si dhe duke vlerësuar se forcimi i shtetit të së drejtës, ligjshmërisë, llogaridhënies, transparencës, përgjegjësive publike dhe kulturës qytetare janë e mbeten zgjidhjet afatgjata për situata të tilla, gjen rastin të shpreh publikisht shqetësimin e thellë për disa akte politike dhe shtetërore në drejtim të cenimit dhe kufizimit të lirisë së medias, lirisë së shprehjes dhe të drejtave të njeriut.
Më tej, në deklaratë thuhet se ?Vendimi i shpallur fillimisht nga zyrtarë të lartë politikë dhe më pas i zbatuar nga Policia e Shtetit dhe instrumente të tjera shtetërore për ndalim, arrestim apo penalizim administrativ të një portali online, të një studenti dhe së fundi edhe të dy aktivistëve të shoqërisë civile, janë shprehje e devijimit nga praktikat demokratike të qeverisjes dhe tregues i mungesës së respektit për parimet kushtetuese që lidhen me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes. Në tri rastet kemi të bëjmë me media sociale (facebook) dhe autoritetet kishin zgjidhje alternative, – sqarimi i lajmit, përgënjeshtrimi apo raportimi në serverin e rrjetit social për heqjen e tij, – megjithatë ato zgjodhën reagimin absurd përmes keqpërdorimit të autoritetit shtetëror dhe Policisë së Shtetit.?
Po ashtu, ISP thekson se sulmet e përsëritura verbale dhe institucionale të kryeministrit ndaj medieve dhe gazetarëve, përpjekja për inkriminimin kolektiv të tyre dhe për denigrim të raportimeve mediatike përbën gjithashtu një zhvillim shqetësues, devijim nga praktikat demokratike dhe kërcënim për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.
ISP vlerëson se Shqipëria nuk ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme sipas nenit 170 dhe 175 të Kushtetutës së Shqipërisë, por është në gjendje të pjesshme të jashtëzakonshme sipas neneve 39- 52 të ligjit 45/2019 për mbrojtjen civile. Kontributi informativ i medias prej datës 26 nëntor e në vijim në tërësi ka dëshmuar vlerë të çmuar profesionale, kurajë dhe ndikim pozitiv në informimin e publikut, sensibilizimin për gjendjen, ndihmën ndaj qytetarëve të prekur, transparencën dhe rritjen e solidaritetit shoqëror.
Më tej, ISP thekson se raste të veçuara të raportimeve të lajmeve të pakonfirmuara nuk përbëjnë devijim nga ky parim e mision i medias dhe se nuk ka prova serioze, siç provoi edhe vendimmarrja e gjykatës, të jenë bërë për të krijuar panik apo për motive kriminale.
Nga ana tjetër, situata e ditëve të fundit nxori në pah faktin se shumë premtime, deklarime e garanci të autoriteteve qendrore e vendore kanë qenë fiktive dhe patën pasoja negative për qytetarët, shtetin e shoqërinë.
Në rastet e fatkeqësive, mediat dhe organet e tjera të informimit publik, të përcaktuara me ligj, janë të detyruara t?u referohen burimeve zyrtare për njoftime lidhur me numrin e viktimave, listën e qytetarëve të prekur apo të dëmtuar, si dhe për parashikime të mëtejshme për mundësinë e ndodhjes së ngjarjeve të tjera, duke shmangur transmetimin e informacioneve sensitive dhe duke evituar panikun publik.
ISP vlerëson se nëse autoritetet përgjegjëse do të kishin përmbushur me cilësi detyrimet e tyre ligjore, siç janë, krijimi i shtabit të emergjencës, informimi zyrtar i vazhdueshëm, koordinimi institucional, funksionimi i linjës së alarmit, masat e parandalimit të hershëm, etj, të parashikuara qartësisht në ligj, disa prej lajmeve e raportimeve kritike të medias do të kishin qenë më të plota. Zyrtarisht edhe një javë pas tërmetit nuk ka ende të dhëna të plota dhe transparente zyrtare mbi pasojat e tërmetit, ndërkohë që media ka publikuar raste të shkeljes së ligjit edhe nga zyrtarë përgjegjës për ligjin, – një kontribut që dëshmon dobinë e saj edhe në situata të tilla emergjente.
Burimi i vetëm zyrtar i informimit sipas autoriteteve, ERTV, nuk është institucion, nuk është ent shtetëror, nuk është burim zyrtar dhe në thelb përbën një mekanizëm politik, partiak dhe propagandistik, i cili në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk mund të zëvendësojë median, të drejtat, misionin dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese e publike.
Së fundi, ISP e sheh situatën aktuale edhe si alarm e sinjal paralajmërues se të njëjtat praktika abuzive do të aplikohen nëse merr jetë nisma ligjore për paketën ?anti-shpifje? që është në Kuvend. Gjithashtu ISP shpreh dyshimin se përpjekjet për denigrimin dhe de-legjitimin e medias janë të ndërlidhura me përpjekjet për të evituar llogaridhënien dhe për të përmbushur standardet e transparencës nga organet shtetërore, sidomos ato ekzekutive. Më këtë rast ISP vlerëson se ngjarje të tilla si ajo e 26 nëntorit 2019, pas tejkalimit të krizës emergjente, kërkojnë trajtime të thelluara, hetime të plota, përgjegjësi të qarta dhe reflektim serioz institucional, ligjor dhe administrativ, ku edhe çdo zyrtar përgjegjës në çfarëdo niveli të vendimmarrjes politike apo ekzekutive duhet përballur me ligjin./ CNA.al
Që prej ditës së djeshme vihen re radhë të gjata në zyrat e ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Sukthi ku po in...
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me pedagogë ...
Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj ka folur se si do të p...
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i ka drejtuar sot disa pyetj...
Ish presidenti Bujar Nishani ka shpërthye me akuza ndaj krye...
Socialogu Ergys Mërtiri ka reaguar përmes një postimi të gj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me pjesëm...
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri i ka dhënë një leksion...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet në Bruk...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka hedhur a...
Ish kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër presionin ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Ambas...
Është botuar në fletoren zyrtare, vendimi i qeverisë për ako...
E ndërsa qytetet Tiranë, Durrës dhe Lezhë i kanë ende të fre...
Ditën e sotme në ambientet e Kuvendit është mbledhur Komisio...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka kr...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbl...
Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër vendim për të prek...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Eri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...