Skana gozhdon Gjonin: Deputeti part time që i qan zemra për Mirditën, po deformon realitetin
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...
Avokati i njohur Spartak Ngjela vijon akuzat ndaj presidentit Meta, se ky i fundit kërkon destabilizimin e vendit, ndërsa komenton idenë e e tij për mbajtjen e një referendumi.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ngjela shprehet se Meta nuk e di as vetë se pse e kërkon referendumin.
Po ashtu, avokati ndër të tjera thekson me bindje të plotë se e vetmja gjë që duan ndërkombëtarët është ecuria e Reformës në Drejtësi, Ngjela ka ironizuar politikanët shqiptar teksa shprehet se ?llomotisin në jerm e përçart nga frika, kur iu kujtohen proceset gjyqësor te nisur kundër tyre.”
Për avokatin, pika e kthesës për të dalë nga gjendja aktuale në të cilën ndodhemi janë “organet goditëse dhe hetuese për gjendjen aktuale, kryesisht SPAK, dhe kontrolli i rreptë asgjësues për shtetarët dhe administratën shtetërore që do të vijë”.
Postimi i plotë:
Në një krah po vjen SPAK, kurse në krahun tjetër po çthuren mendërisht heronjtë e korrupsionit shqiptar.
Nuk mbushin dot fare këta të korruptuar. Po bëhen qesharakë me Perëndimin, se po flasin me frikë, por edhe për një forcë të madhe që thonë se kanë.
Pyetja normale për forcën e tyre do të ishte kjo: sa divizione kanë Meta dhe Berisha; dhe sa mjete motorike lufte kanë në dispozicion? Asnjë divizion, madje asnjë togë, dhe asnjë mjet motorik për luftim.
Atëherë me çfarë po i kërcënohet Meta Uashingtonit dhe Brukselit?
Me asgjë. Por nuk e ka me ata. Këta tanët, me këto dokrra mbajnë përkrahësit e tyre injorantë dhe interesaxhi. Për ata e bëjnë.
l.
Prandaj kanë të drejtë që tallen politikat e mëdha me këta qesharakë. I marin në telefon dhe iu flasin për Venecian. Iu kujtojnë së largu edhe ndonjë fakt korrupsioni apo ndonjë proces të nisur kundër tyre, dhe i lënë që të llomotisin në jerm e përçart nga frika. Tallen me ta. Kurse Meta po pret që ata të tërhiqen, duke kujtuar se do të mendojnë që ky mund të destabilizojë Shqipërinë.
As që iu shkon ndërmend ndërkombëtarëve kjo. Ata duan vetëm një gjë: të ecë reforma në drejtësi.
Por, brenda kësaj tallavaje që po e këndon vetë dhe vetëm, Meta kërkon referendum: përse? As vetë Meta nuk e di.
Kushtetuta për t’u ndryshuar me amendamente, shkon domosdoshmërisht vetëm mes Parlamentit. Kjo është kushtetuta.
Në anën tjetër, Ligji për Referendumet është bllokues për minorancat, sepse, që referendumi të jetë i ligjshëm, duhen 50+1përqind të zgjedhësve në pjesëmarrje. Metës i duhet një ligj i ri që ta hedhë në referendum për të ndryshuar ligjin e vjetër. Referendumi, do tre muaj të zhvillohet. Gjatë këtyre tre muajve Meta mund të jetë nën arrest.
Por, siç e theksuam, miratimin me referendum të ligjit të ri nuk e lejon as ligji aktual.
Me ligjin aktual, që të jetë aktiv si fitues, në referendum duhet të marrin pjesë si votuesë 50+1 përqind e trupës elektorale. Trupa elektorale në Shqipëri sot është 3.5 milionë vitues. Domethënë Metës do t’i duhen rreth 1.7 milionë votues. Asnjëherë nuk është arritur kjo përqindje në votime, se 1A.8 milionë votues janë jashtë shtetit. Për Metën do kthehen këta?
Por, është edhe elektorati socialist që sigurusht që nuk del në votin.
Si nuk kuptoi kurrë dot asgjë nga jeta moderne dhe nga qytetërimi modern ky fshatar i rëndomtë!
Është luftë me mullinjtë e erës kjo lufta jote, zoti Meta. Sepse ke një mur përpara, dhe, për të rrëzuar murin, ke vetëm një kokë. Mos e provo! se do të thyesh kokën dhe jo murin.
ll.
E njëjta psikologji aqytetëruese dhe e një niveli të ulët të një province mesjetare është mentaliteti Meta në polemikë. Ka marrë dhe një grusht pseudo gazetarësh që kanë të njëjtën mendësi dhe mungesë të theksuat kulture qytetare. Me këta, Meta përgojon ambasadorët deri në erotikë. Për t’i treguar përkrahësve të vet qorra që nuk është as Uashingtoni, as Berlini dhe as Brukseli kundër Metës, por ambasadorët e korruptuar.
Të gjithë këta, njerëz të paqytetëruar, nuk e njohin moralin e hekurt të qytetërimit Perëndimor në cënimin e dinjitetit diplomatik. Kundërpërgjigjia në raste të tilla historikisht ka qenë e përbindshme edhe pa asnjë tërheqje.
Prite Meta!!! E ke çështje ditësh.
Edhe gazetarët e implikuar nuk do ta kenë të lehtë. Kjo sepse pikerisht në Shqipëri luftën kundër krimit të organizuar e drejtojn politika amerikane dhe FBI.
lll.
Çfarë fiton historia e Shqipërisë me likuidimin e të korruptuarëve të mëdhenj?
Historia e Shqipërisë nis një rrugë të re të zhvillimit të saj. Ajo që do të vijë pas likuidimit të kësaj klase politike të korruptuar, është në të vërtetë kërkesa 100 vjeçare e Shqipërisë. Por kjo do të sjellë edhe frikën e çdo pushtetari të ardhshëm që, paratë e shtetit dhe abuzimi me pushtetin, do të jenë ferri për këdo.
Çdo popull, në historinë e tij të zhvillimit, ka pasur një pikë kthese që e ka zhvendosur të kalojë nga pasiviteti i varfërisë së imponuar prej abuzuesëve me pushtetin politik, në aktivitetin e punësimit, prodhimit të madh dhe pasurimit të tij.
Kjo do të vijë.
Po si do të vijë? Cila është rruga?
Rruga është e përcaktuar saktësisht në Kushtetutën e Shqiperisë: organet goditëse dhe hetuese për gjendjen aktuale, dhe kontroll i rreptë asgjësues për shtetarët dhe administratën shtetërore që do të vijë.
Kryesori është SPAK, i cili sot filloi shfaqjen e tij si instrument ligjor i zgjedhur që do të vijojë punën për likuidimin e klikës së korruptuar të shtetit shqiptar, dhe të krimit të organizuar.
Suksese…/CNA.al
Gazetari Andi Bejtja ka komentuar deklaratëne kryeministrit ...
Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketë...
Kreu i PAA Agron Duka ka reaguar lidhur me prezantimin e pak...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur m...
Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me të dhënat mbi ...
Ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume, ndërsa shprehet ‘pro’ nismës...
Pas takimit me shefin e Misionit të FMN-së, Jan Kees Martijn...
Një emigrant shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, ...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër projekt pas p...
Ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume ka kometuar zhvillimet e fund...
Profesor Sherefedin Shehu ka komentuar prezantimit e Paketës...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali s...
Ish-deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar takimin prezantue...
Shqipëria vijon të jetë në një krizë të thellë politike, eko...
Gjyqtarët dhe prokurorë nuk i besojnë as vetë pasurisë që ka...
Cuni i Fahri Balliut, ish-deputeti i Lulit, Klevis Balliu ka...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nxitoi të dilte publik...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bard...
Përreth dy orë kryeministri Edi Rama “ngujoi” socialistët në...
Shqipëria po kalon një krizë të thellë politike. Ka një tens...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...