Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Gjyqtarët dhe prokurorë nuk i besojnë as vetë pasurisë që kanë deklaruar.
Raportet e ILDKPKI apo dhe kallëzimet e ushtruara nga ky insitutcion ndër vite kanë rënë në vesh të shurdhër.
Kështu duket se ka ndodhur edhe me rastin e gjyqtares të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë Klorinda Çela.
Me 24 Mars 2014 ILDKPKI ka kallëzuar penalisht gjyqtaren Çela, për fshehje të pasurisë.
Nga analiza e të gjithë dokumentacionit të administruar nga ILDKPKI, lidhur me deklarimin e interesave private të subjektit Klorinda Çela dhe korrespondencave të institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar gjyqtarja ka deklaruar në mënyrë të rreme disa pasuri, që po i radhisim më poshtë.
Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e një apartamenti.
Mungesa e burimit të krijimit të depozitës në Tirana Bank përdorur për blerjen e një apartamenti.
Deklarim i rremë për huamarrjen nga shtetasi A.Ç. për blerjen e një apartamenti në Rr.?Don Bosco?.
Deklarim i rremë për shumën prej 59.300 Euro në total, dhënë në formën e shpërblimeve, dhuratave, sponsorizimeve për periudhën 2008 ? 2011 nga shtetasi A.M.
Fshehje e shumës së derdhur në katër transaksione në llogarinë në RFZ Bank, nga burime të dyshimta.
Fshehja e blerjes së automjetit tip Benz.
Fshehje e gjendjeve të mbetura në llogarinë e RFZ Bank.
Fshehje e gjendjeve të mbetura në llogarinë rrjedhëse në Union Bank.
Fshehje e depozitës në Bankën Kombëtare Tregtare ? Mosdeklarim i raportit të huadhënies midis Çelës dhe shtetasit A.Ç. e shprehur kjo në formën e pagesës së kësteve të kredisë në favor të ketij personi pranë Raiffeisen Bank.
Mosparaqitja e dokumentave provues të kërkuara nga ILDKPKI
Mosmbulim i vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme
Edhe në shqyrtimin e pasurisë së bashkëshortit të znj. Çela, z.Ken Dhima, gjithashtu gjykatës, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka gjetur fshehje dhe deklarime të rreme. 150 mijë euro ka fshehur vetëm në një kontratë dyqani. Disa nga pikat e renditura për këtë gjykatës janë:
Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e një apartamenti
Mungesa e burimit të krijimit të depozitës përdorur për blerjen e një apartamenti.
Deklarim i rremë për huamarrje nga shtetasi A.Ç.
Deklarim i rremë për shumën prej 59.300 euro në total, dhënë në formën e shpërblimeve, dhuratave, sponsorizimeve për periudhën 2008 ? 2011 nga shtetasi me inicialet A.M.
Fshehja e kontratës së porosisë të lidhur midis shoqërisë së ndërtimit, porositësit A.Ç. dhe garantuesit Ken Dhima. Në këtë kontratë është porositur ndërtimi i një dyqani në Rr.?Don Bosko?, me sip.124 m2 me vlerë 150.000 euro.
Fshehje e depozitës në Bankën Kombëtare Tregtare.
Mosdeklarim i raportit të huadhënies midis tij dhe shtetasit A.Ç. e shprehur kjo në formën e pagesës së kësteve të kredisë në favor të ketij personi pranë Raiffeisen Bank.
Mosparaqitja e dokumentave justifikues të kërkuara nga ILDKPKI.
Mosmbulim i vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme.
Por gjyqtarja Klorinda Çela dhe bashkëshorti i saj gjyqtar Ken Dhima, vijojnë te jenë ende në sistemin e drejtësisë. Tashmë pritet që fjalën e fundit për ta thotë Vettingu.
CNA.al sjell në poshtë pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Klorinda Çela nga viti 2004 deri në vitin 2018.
Viti 2004
Depozitë në të holla me vlerë 850 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Elbasan, në shumën 75 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit gjyqtar në shumën 75 000 lekë.
Viti 2005
Ap 2 plus 1 me sip 124 m2, në Tiranë me vlerë 74 400 euro.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit gjyqtar në shumën 930 000 lekë.
Kontratë huaje afatgjatë për blerje ap me vlerë 52 000 euro.
Viti 2006
Depozitë bankare e tërhequr në vlerën 489 823 lekë.
Shtuar depozita nga transferimi i depozitës së bashkëshortit, në shumën 668 856 lekë.
Blerje automjeti tip Benz me vlerë 700 000 lekë.
Shtesë depozitë në vlerën 719 800 lekë.
Tërheqje depozite në shumën 1 718 856 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Elbasan, në shumën 800 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit gjyqtar në shumën 800 000 lekë.
Kredi për shtëpi.Shlyer 4 000 euro.
Kontratë huaje afatgjatë për blerje ap me vlerë 52 000 euro. Shlyer shuma 5 844 euro, ndërsa pashlyer 48 654 euro.
Detyrim ndaj një persooni fizik për blerje shtëpie në vitin 2005, në shumën 2 000 000 lekë.
Viti 2007
Pagesë për botimin e librit të bashkëshortit në shumën 200 000 lekë.
Depozitë nga paga e deklarueses dhe bashkëshortit të saj, në shumën 750 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e librit të bashkëshortit në shumën 810 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e një tjetër libri ku bashkëshorti është bashkëautor në shumën 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Elbasan, në shumën 803 190 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit gjyqtar në shumën 803 190 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagoge e jashtme në universiteti Kristal, të deklarueses në shumën 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm në universiteti Kristal, të bashkëshortit nnë shumën 350 000 lekë.
Kontratë huaje afatgjatë për blerje ap me vlerë 52 000 euro. Shlyer shuma 6 000 euro, ndërsa pashlyer 34 000 euro.
Detyrim ndaj një personi fizik për blerje shtëpie në vitin 2005, në shumën 2 000 000 lekë.
Viti 2008
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Elbasan, në shumën 80 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit gjyqtar në shumën 80 000 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagoge e jashtme në universiteti Kristal, të deklarueses në shumën 150 000 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm në dy universitete private, të bashkëshortit nnë shumën 850 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e librit të bashkëshortit në shumën 750 000 lekë.
Kontratë huaje afatgjatë për blerje ap me vlerë 52 000 euro. Shlyer principal shuma 22 000 euro dhe interes 2 000 euro, ndërsa pashlyer 17 000 euro.
Viti 2009
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Elbasan dhe raporti mjekësor, në shumën 80 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit gjyqtar në shumën 80 000 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm në dy universitete private, të bashkëshortit nnë shumën 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e librit të bashkëshortit në shumën 800 000 lekë.
Kontratë huaje afatgjatë për blerje ap me vlerë 52 000 euro. Shlyer shuma 4 080 euro.
Viti 2010
Kredi në shumën 10 000 000 lekë.
Shpenzime mjekësore 6 000 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtare , në shumën 272 942 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit gjyqtar në shumën 900 000 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm për bashkëshortin në shumën 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e librit të bashkëshortit në shumën 300 000 lekë.
Kredi, e shlyer në vlerën 3 000 euro.
Kredi e shlyer në shumën 260 000 lekë.
Viti 2011
Benz 220, viti 2002, bërë dhuratë nga një shtetas, bashkëshorit të deklarueses, gjyqtarit Ken Dhima.
Dhuratë në të holla nga një shtetas, në shumën 15 000 euro.
Pagesë kredie si dorëzanës, në shumën 15 milion lekë të vjera.
Të ardhura nga shitja e librit në shumën 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm për bashkëshortin në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare, në shumën afërsisht 10 milion lekë të vjetra.
Pagesë kredie afërsisht në shumën 15 milion lekë të vjetra, ndërsa principali në shumën 95 milion lekë të vjetra.
Viti 2012
Dyqan i dhuruar nga babai me sip 44 m2.
Udhëtim për pushime në Turqi, 1800 euro.
Shpenzim për vajzën në Austri në shumën 3 000 euro.
Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 1400 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 860 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit gjyqtar në shumën 880 000 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm për bashkëshortin në shumën 700 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e librit të bashkëshortit në shumën 300 000 lekë.
Pagesë kredie, në shumën 16 800 euro.
Borxh nga një kontratë huaje, 10 000 euro.
Borxh nga vjehrri,6 000 euro.
Borxh i shlyer shteit, 7 000 euro.
Viti 2013
Depozitë e mbetur r bashkëshortit në shumën 210 000 lekë.
Depozitë garanci për vizë amerikane në shumën 450 000 lekë.
Tërheqja nga depozita e bashkëshortit në shumën 417 000 lekë.
Blerje kartë krediti me vlerë 50 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare janar-shtator 2016 në shumën 776 339 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare prej sigurimeve shoqërore në shumën 253 929 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit gjyqtar në shumën 113 244 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm për bashkëshortin në shumën 628 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 300 000 lekë.
Shpërblim dhënë bashkëshortit nga puna si pedagog në shumën 5 000 euro.
Overdraft i marrë nga bashkëshortit në shumën 200 000 lekë.
Hua marrë nga bashkëshorti në shumën 3 000 euro.
Të ardhura nga shitja e autoveturës Benz të bashkëshortit në shumën 4 500 euro.
Depozitë e hapur nga mamaja e deklarues, ku figuron edhe vajza e deklarues. Gjyqtarja thotë se nuk kishte dijeni për këtë depozitë me vlerë 7 046 euro.
Viti 2014
Paga e patërhequr në llogarinë rrjedhëse, në shumën 1 204 659 lekë.
Paga e patërhequr në llogarinë rrjedhëse, depozitë nga paga e bashkëshortit në shumën 32 000 lekë.
Para cash jashtë sistemit bankar si rezultat i qirasë së lokalit me vlerë 1 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 1 204 659 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit gjyqtar në shumën 1 054 967 lekë.
Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 1 620 000 lekë.
Kredi marrë për llogari të një shtetasi. Shuma e shlyer është 1 612 603 34 lekë ndërsa pashlyer 5 706 207 83 lekë.
Viti 2015
Paga e patërhequr në llogarinë rrjedhëse, në shumën 1 071 236 lekë.
Paga e patërhequr në llogarinë rrjedhëse, depozitë nga paga e bashkëshortit në shumën 55 000 lekë.
Ambjent me sip.235.18 m2 pronë e tipit karabina me leje ndërtimi me vlerë 7 500 000 lekë.
Ambjent me sip 46 m2, në Tiranë me vlerë 7 000 000 lekë dhe 500 000 lekë.
Depozitë nga paga dhe rimbursime, me vlerë 1 154 594 lekë.
Depozitë i qirasë së lokalit në shumën 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 1 071 236 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit gjyqtar në shumën 1 090 889 lekë.
Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 600 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 1 200 000 lekë.
Të ardhura nga huaja pa interes mes deklarueses dhe babait të saj me vlerë 14 000 000 lekë.
Detyrimi që rrjedh nga kontrata në lidhje me blerjen e një patundshmërie në vitin 2005, me vlerë 246 429 euro.
Detyrim për arsimin e vajzës, në shumën 1 900 euro.
Likuiduar nga një shtetas kredia e marrë prej tij, duke e liruar nga dorëzania deklaruesen dhe bashkëshortin Ken Dhima.
Viti 2016
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 081 326 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, Ken Dhima, si gjyqtar i administrative në Vlorë, në shumën 1 071 398 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ambjentit të njësisë së shërbimit, në shumën 1 732 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ambjentit të njësisë së shërbimit, në Laprakë, në shumën 748 000 lekë.
Të ardhura nga kontrata e kredisë bankare në shumën 21 000 000 lekë. Shuma e pashlyer është 20 409 740 lekë.
Detyrim ndaj një shoqërie për blerjen e njësisë së shërbimit në vitin 2015. Shlyer shuma 50 000 euro, mbetur pa shlyer 55 000 euro.
Detyrim sipas kontratës së huasë ndaj një shtetaseje. Shlyer shuma 14 0000 lekë mbetur pa shlyer 700 000 lekë.
Bashkëshorti deklaron një ambjent banimi me sip 51.65 m2. Prëfituar përmes një kontrate shitjeje.
Viti 2017
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 125 032 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, Ken Dhima, si gjyqtar i administrative në Vlorë, në shumën 1 098 302 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ambjentit të njësisë së shërbimit, në shumën 400 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ambjentit të njësisë së shërbimit, në Laprakë, në shumën 816 000 lekë.
Tërheqje e pagës së deklarueses e cila kishte kaluar në depozitë me afat, në shumën 1 627 914 lekë.
Kontratë kredie. Shuma e shlyer është 2 470 795 lekë, ka mbetur e pashlyer 18 869 871 lekë.
Detyrim ndaj një shoqërie për blerjen e njësisë së shërbimit në vitin 2015. Mbetur pa shlyer 55 000 euro.
Detyrim sipas kontratës së huasë ndaj një shtetaseje. Mbetur pa shlyer 700 000 lekë.
Detyrim nga huaja e marrë nga një shtetas. Detyrimi i krijuar në vitin 2005 lidhur mes bashkëshortit të gjyqtares dhe një shtetasi tjetër, në shumën 2 000 000 lekë.
Detyrim nga huaja e marrë nga një shtetas, në vitin 2012, me vlerë 3 000 euro.
Detyrim nga huaja e marrë nga vjehrri me vlerë 6 000 euro.
Viti 2018
Shitje e ambjentit të shërbimit me vlerë 100 000 euro.
Llogari bankare me të ardhura nga shitja e njësisë së shërbimit me vlerë 3 000 000 lekë.
Ap banimi me sip 92 m2, në Golem, Kavajë ende e paregjistruar në emrin e deklarueses dhe të bashkëshortit, fituar me testament nga babai i deklarueses.
Depozitë bankare me vlerë 4 500 euro.
Depozitë bankare, krijuar nga pagat me vlerë 1 276 euro.
Deklaruesja, bashkëpronësi në një shtëpi private me sip 138.70 m2, fituar me lejen e legalizimit në vitin 2017.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 118 682 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, Ken Dhima, si gjyqtar i administrative në Vlorë, në shumën 1 114 452 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ambjentit të njësisë së shërbimit, në Laprakë, lidhur mes subjektit deklarues dhe Postës Shqiptare në shumën 816 000 lekë.
Kontratë kredie. Shuma e shlyer është 1 931 714 34 lekë, ka mbetur e pashlyer 18 869 871 99 lekë.
Detyrim nga huaja e marrë nga një shtetas. Detyrimi i krijuar në vitin 2005 lidhur mes bashkëshortit të gjyqtares dhe një shtetasi tjetër. Shuma e shlyer 800 000 lekë, e pashlyer ka mbetur shuma 1 200 000 lekë.
Detyrim ndaj një shoqërie për blerjen e njësisë së shërbimit në vitin 2015. Shlyer 55 000 euro./CNA.al
Cuni i Fahri Balliut, ish-deputeti i Lulit, Klevis Balliu ka...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nxitoi të dilte publik...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bard...
Përreth dy orë kryeministri Edi Rama “ngujoi” socialistët në...
Shqipëria po kalon një krizë të thellë politike. Ka një tens...
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko e ka quajtur të gabuar ...
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka sqaruar për mediat, ...
Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë n...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, ditën e sotme kryeministr...
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi është thirrur për të dë...
“Presidenti që vijon të rrijë në zyrë na bën me turp të gjit...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë, p...
Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama mesa duket dha sinj...
Presidenti Ilir Meta do të presë sot në një takim Këshillin ...
Kryeministri Edi Rama, ka thumbuar politikanët kosovarë për ...
Kryeministri Rama u ndal të komentonte dhe strategjinë e re ...
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mira...
“Mini Shengeni Ballkanik” do duhet të lehtësojë lëvizjen e l...
Në dy ditët e fundit përballë përplasjeve politike midis pre...
Kryetarja e grupit parlamentar të PD-së, Rudina Hajdari ka q...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...