web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prezantimi i paketës anti-KÇK/ Kryemadhi “dhëmb për dhëmb” me Ramën

25 Nëntor 2019, 12:24, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë, pasi kryeministri Edi Rama prezantoi paketën anti-KÇK.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh mjaft e ashpër në drejtim të kreut të qeverisë, për të cilin tha se sot po ngre policinë politike.

?Në kuadër të dështimit të tij shohim sesi demaskohet çdo ditë e më shumë sabotuesi më i madh i Reformës në Drejtësi. Çdo ditë e më shumë për sytë e shqiptarëve shikohet sesi shkatërruesi i reformës në drejtësi vazhdon të sabotojë çdo ditë e më shumë Kushtetutën.

Me krijimin e Policisë politike, atë që lancoi sot kryeministri në ikje, është se ai vazhdon e provokon shqiptarët, sistemin e drejtësisë dhe ndërkombëtarët.

Sot që ngrihet SPAK dhe BKH ai lancon KÇK, policinë e tij politike.

Rama sot kërcënoi edhe deputetët dhe bashkëpunëtorët e tij, duke treguar haptaz orientimin eShqipërisë drejt një vendi diktatorial?-tha ndër të tjera Kryemadhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga