Luli lë Metën të vetëm në betejë
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka zgjedhur heshtj...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një rol mjaft aktiv në politikë. Ditët e fundit ai është shfaqur i ashpër, jo vetëm me qeverinë dhe kryeministrin Rama, por edhe me opozitën dhe faktorin ndërkombëtar në Tiranë.
Kujtojmë këtu se Ilir Meta bëri disa dalje publike, duke folur për kapjen nga qeveria të sistemit të drejtësisë, lojërat e KED me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, apo dhe skandalet proceduriale, që shkonin deri edhe në shantazhe ndaj Presidentit. Ilir Meta nuk kurseu askënd.
Më pas Ilir Meta thirri në takime opozitën. Nga takimi, nga brenda mbledhjes u tha se Ilir Meta kishte qënë mjaft i ashpër. Ai në një dalje në emisionin ?Opinion? tha se opozita kishte bërë gjithçka shumë keq dhe i kishte shërbyer Edi Ramës. Të njëjtën gjë ia than ë sy edhe Lulzim Bashës në takimin që patën në Presidencë, duke theksuar se djegia e mandateve dhe protestat të cilat zhvilloi PD dhe LSI nuk ishin gjë tjetër, por thjeshtë dhe vetëm në shërbim ndaj kryeministrit dhe që në finale sollën tradhëtinë ndaj qytetarëve.
Presidenti i Republikës më pas takoi ish-presidentët dhe në fund doli hapur edhe ndaj ndërkombëtarëve, BE-së, ambasadorit të saj, ambasadorit italian dhe ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
Goditje të fuqishme, ditë pas dite dhe të pandalshme.
Por, çfarë po ndodh në krahun tjetër?!
Lulzim Basha ka heshtur, nuk ka folur. I vetmi që ka mbajtur një qëndrim është Bujar Nishani i cili në emisionin ?Opinion? tha se nuk komentonte përplasjet midis dy palëve.
Zyrtarë të tjerë të PD-së janë përpjekur t?i ?rrëshkasin? gjuhës politike, dhe të merren me detajet teknike, duke i dhënë të drejtë presidentit për lëvizjet e tij.
Nga ana tjetër, asnjë zyrtar i PD-së nuk ka folur në mbështetje të fortë të qëndrimeve të Ilir Metës ndaj ndërkombëtarëve dhe ndaj sjelljes së tyre në Shqipëri. Apo lëvizjeve të forta për ndryshimin e Kushtetutës, e deri në kërkesa të forta për Referendum.
Asnjë zyrtar i PD-së dhe as Lulzim Basha ende nuk kanë thënë asnjë fjalë.
Ajo që bie në sy tjetër është se edhe në krahun e Rilindjes, pra nga qeveria, ka një heshtje totale. Kryeministri Rama nuk ka folur asnjë fjalë. Ka zgjedhur të heshtë.
Nga ana tjetër Taulant Balla apo zërat e tjerë zyrtare të PS-së, thjeshtë dhe vetëm janë marrë me anën proceduriale dhe teknike të çështjes, duke thënë se nuk do të komentonin asnjë veprim dhe i kanë bërë thirrje presidentit të tërhiqet nga shkeljet Kushtetuese, siç pretendojnë ata. Ndërkohë që paralel vazhdon punën Komisioni Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.
Dy të mëdhenjtë, të cilët dy vite më parë bënë një marrëveshje të fshehtë pasi një shtrëngimi duarsh publike po heshtin. Po e lënë Ilir Metën në një monolog dhe në një sulm ndaj ndërkombëtarëve dhe përgjigjeve diplomatike apo edhe heshtjes së tyre.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Rama me Bashën. Dy të mëdhenjtë po heshtin, ashtu siç kanë heshtur sa herë që Ilir Meta ka pasur probleme apo sa herë që ata kanë dashur që polin e tretë ta godasin.
Kështu ndodhi në vitin 2008, marrëveshja Rama-Berisha dhe Meta përfudnoi në grevë urie.
Kështu ndodhi edhe në 2017-ën, marrëveshja Rama-Basha dhe Ilir Meta më pas ulërinte mitingjeve.
Kështu po ndodh edhe sot. Po ulërin Ilir Meta, ndërsa Rama dhe Basha nën rogoz po mbyllin marrëveshjen e radhës, sipas ndërhyrjeve të forta të bëra nga SHBA, por edhe nga faktorët e tjerë të Bashkimit Europian, si Gjermania.
Mesa duket Luli dhe Rama janë në rrugë të mbarë. Iliri po bën rolin e tij në politikë për të qënë një faktor i tretë dhe për të mos u nxjerrë jashtë skeme. Dhe duket qartë se kreu i shtetit e ka kuptuar më mirë se kushdo tjetër. Dy të mëdhenjtë po bëjnë sërish pazar në kurriz të tij. Qoftë me Reformën Zgjedhore, qoftë me ndërhyrjet e bëra më parë në Kushtetutë, apo veprimet e bëra më parë në institucione kushtetuese, për të cilat Luli deri tani ka heshtur.
Pritet ndonjë dalje apo mbështetje e tij ndoshta sa për të thënë që mbështet presidentin dhe betejën e tij kushtetuese, por, s?ka për të folur kurrë për qëndrimet e ashpra të Ilir Metës ndaj ndërkombëtarëve dhe a është e vërtetë se këta të fundit janë kthyer në një problem dhe hall të madh për shtetin shqiptar dhe shqiptarët.
I rëndësishëm është një fakt, të dy të mëdhenjtë po heshtin. Ata kanë gjetur gjuhën dhe po zhvillojnë nën rozo pazaret e tyre. Ilir Meta është i vetmi që i kupton dhe i nuhat më shpejt se të tjerët. Kjo edhe për shkak të eksperiencës së tij politike.
Prandaj dhe është ?tërbuar? ndaj jo vetëm Ramës, por edhe ndërkombëtarëve, duke tentuar të tërheqë nga pas edhe Lulin, i cili duket se ende nuk ka filluar të ecë vetë./ CNA.al
Faktet/ Ilir Meta po kërkon Kushtetutë të re
Luli lë Metën të vetëm në betejë
Përplasja e Metës me ndërkombëtarët/ Basha ?kyç? gojën
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka zgjedhur heshtj...
Presidenti Ilir Meta duket se nuk do të heqë dorë nga kërkes...
Ditët e fundit ka pasur një përplasje të fortë mes president...
Presidenti Ilir Meta ka ndëruar me Dekoratën e lartë “Nderi ...
Pas protestës së 16 shkurtit në Tiranë, opozita e drejtuar n...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Pas “shpërthimit” të presidentit Ilir Meta kundër ndërkombët...
Për Gjergji Bojaxhiun reforma në drejtësi është një grackë q...
Romina Kuko, Zv-ministre e brendshme ka reaguar për disa alu...
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i qenë prezent në...
Analisti Mentor Kikia i qenë prezent në emisonin “Pa Protoko...
Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama i ftuar mbrëmjen e sot...
Edhe pse ishte nisur nga Tirana për një ekspozitë të tijën n...
Skandalin që e ka bërë duke e fyer Kosovën në takimin e Ohri...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Në fillim të kësaj jave, pasi shpërtheu konflikti mes presid...
Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur pasditën ...
Pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit i cili m...
Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë të jash...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar Sh...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...