Nga Mero Baze
Ilir Meta nuk priti të shkonte në zyrë për të bërë atë që pritej të bënte, të dublonte një anëtare të Gjykatës Kushtetuese, që ndërkohë është zgjedhur sipas Kushtetutës, me një të vetën, me shpresë se do deligjitimoje procesin e ngritjes së Gjykatës. E ka bërë këtë në hollin e aeroportit, në shkelje të kompetencave që i jep Kushtetuta për Gjykatën, në shkelje të procedurës dhe të ligjit që rregullon formimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuta i jep të drejtë të zgjedhë dy vetë nga lista që i ofron KED brenda 30 ditëve. Ai zgjodhi vetëm një. Për këtë situatë, Kushtetuta ka parashikuar mekanizëm çbllokues. Në rast se presidenti nuk e përmbush detyrën e vet për 30 ditë, zgjidhet i pari i listës së renditur nga KED. Dhe ashtu u bë. U zgjodh Arta Vorpsi.
Dublimi i Arta Vorpsit një javë më pas me Marsida Xhaferllarin, e cila ndërkohë ka ende probleme me drejtësinë nëpër këmbë, është veprim i vetëdijshëm për bllokim të Gjykatës, që i duhet mbajtur shënim në procesin e shkarkimit si president. Për gjë tjetër nuk vlen.
Tani Gjykata Kushtetuese ka pesë anëtarë legjitimë, dhe një anëtare shtesë ilegjitime, të zgjedhur nga Ilir Meta. Ajo që ai ka ndërmend, është që në procesin e betimit ai të mos lejojë të betohet Arta Vorpsi, por Marsida Xhaferllari. Në fakt, Arta Vorpsi nuk ka pse betohet tek presidenti. Ajo nuk u zgjodh nga presidenti, por nga mekanizmi çbllokues dhe si e tillë, mund të betohet në Gjykatë Kushtetuese.
Xhaferllari duhet konsideruar deri në fund një zgjedhje ilegale dhe nuk duhet lënë të hyjë në Gjykatë Kushtetuese. Pastaj kur të ngrihet Gjykata mund të ankohet për të gjetur të drejtën e saj. Pasi të gjejë një herë të drejtën e tij presidenti, i cili kërkon të shkatërrojë Gjykatën për të mos u shkarkuar vet. Kjo Gjykatë tani ka vetëm një armik, dhe ai është presidenti i Republikës. Kuvendi duhet ta mbrojë prej tij./CNA.al
Nga Bashkim Kopliku*A duhet t’i lëmë të na grabisin rrugën, ...
Pas emërimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme (q...
Nga Ilir Levonja* Kur në shkurt të 1999-ës shqiptarët kurorë...
Historia nuk gjykon.=========== “Historia do më gjykojë”- th...
Nga: Norbert Mappes-Niediek/ DW/– Vendet e Ballkanit Perëndi...
Në kuadër të sipërmarrjes së një aksioni të ri politik opozi...
Flamuri kuqezi, si simbol i ngritur me qëllim të posaçëm nga...
Sot, nëse ke dy lekë mënjanë për ditë të këqia dhe njeh mjaf...
30 vjetori i renies se murit te Berlinit!Te dashur miq, sot ...
Nga Ilir Levonja* Ka një shprehje për murin e Berlinit, ra b...
Në vendin tim, në vendin tënd…E patë o njerëz, o shqiptarë? ...
Nën një plagjiature bajate me ato të sulmeve të kundërshtarë...
Nga Lorenc VangjeliNë fillim të viteve 90-të ishin plot ener...
Nga Edison YpiTe një restorant buzë Liqerit, në 7 të mëngjez...
Nga Agron GjekmarkajMe historianin Paskal Milo mundesh të bë...
Ditët e fundit kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha ka fill...
Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri...
Kush përdor vetëm veshët e sytë për të kuptuar se çfarë ndod...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...