Nga Spartak Ngjela/ Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri, janë të pashpresë
Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri...
Ditët e fundit kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha ka filluar një tur takimesh me rininë duke u futur në klube e duke premtuar se me ardhjen e tij në pushtet do ketë dyfishim apo tre fishim pagash, dhe më shumë para në xhepat e shqiptarëve që jepen dirtekt nga buxheti.
Basha ripërsëriti se paga minimale nuk do jetë më pak se 300 euro, brenda vitit të parë, një premtim në fakt që ska lidhje aspak me të djathtën dhe filozofinë e saj. Por le të shohim më tej.
Dje në Shkodër, Luli na tha se do bënte pagat për mjekët 1200 euro dhe infermierët 700, tani pritet të ccojë dhe mësuesit në 1000 euro.
Pak premtime por që për tu realizuar duhet të analizosh buxhetin e shtetit dhe mundësitë që ka realisht Shqipëria, sepse me dyfishime shpenzimesh duhet të dyfishosh të ardhurat.
Por lë të bëjmë një analizë duke supozuar se kemi Lulin kryeministër dhe qeverinë e tij.
Sipas të dhënave nga INSTAT, TATIMET apo Banka e Shqipërisë, ekonomia shqiptare ka ende informalitet, por raporti i saj me biznesin legal është mjaft i vogël dhe ndikon shumë pak në ekonomi. Pra beteja me informalitetin në situatën ekonomike të vendit dhe shifrës që përfaqëson në çdo lloj mënyrë nuk i mbulon shifrat marramendëse që kërkon Basha për shpenzime.
Një hapësirë tjetër për Lulin do jenë PPP-të. Ato sot në buxhet janë 120 milionë euro dhe për 3 vite shkojnë në 200 milionë euro. Këtu ka 2 argumenta. Së pari ato janë kontrata që nuk mund të anullohen pasi shteti do paguante 10 apo 20 fish, çka do rëndonte më tej faturën e buxhetit. Së dyti anullimi i tyre nuk do siguronte shumën që kërkon Luli për të paktën 3 apo 4 premtimet e tij të para.
Sipas të dhënave zyrtare që na jep KLSH, FMN apo Banka Botërore, buxhetii shtetit në Shqipëri ka një gropë 600 milionë dollarë, fatura këto të papaguara. Pra, ti shtosh dhe çfarë thotë Luli, gropa bëhet humnerë.
Pra që Luli të ngrejë pagat i duhet ekonomi që përformon me rritje dy shifrore, që nuk duket dritë jeshile në sfond edhe për shkak të konjukturave në rajon dhe Europë.
Të ardhura më shumë në buxhet nuk siguron dot pasi baza e tatim paguesve thuajse është maksimalizuar, pjesa e mbetur informale është e pamundur të sjellë aq shumë kontribute.
Buxheti ka borxh publik, të jashtëm, detyrime, PPP etj., apo problematika të tjera që lidhjen me çështjet social-ekonomike. Hapësira të vogla për ndërhyrje e ndryshime mund të ketë, por kursesi që të plotësohen premtimet që jep Basha.
Pra, lind pyetja ku do i gjejë lekët Luli kur hapësira në buxhet është zero?
Ka vetëm një mënyrë të ndërhyjë me rritje taksash, kur në fakt ka thënë të kundërtën dhe ka premtuar ulje të tyre.
Dikush duhet ta ndalë Lulin në budallëqet që premton lart e poshtë, mjafton të thërrasë ekonomistët dhe disa ekspertë që i kanë ngelur ende në PD dhe jo vetëm të shkojë me premtimet që i shpikin këshilltarët e tij mizerabël.
Versioni gënje, gënje se diçka do mbetet e ka çuar në një rrugë pa krye kryetarin e Republikës së Re. Dhe një aritmetikë e thjeshtë mbledhjesh dhe zbritjesh duke ju referuar çdo ekonomisti, të tregon se gjithçka e premtuar është e stilit kur të vijë partia në pushtet, shqiptarët do hanë me lugë floriri. Po çfarë mund të presësh nga dikush që gënjen edhe për orën?
Luli e shikon shumë mirë që mulliri me erë është, por nga i vjen uji nuk po e gjen dot./ CNA.al
Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri...
Kush përdor vetëm veshët e sytë për të kuptuar se çfarë ndod...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit ...
Zakonisht në ngjarje të tilla të bujshme, si ajo e atentatit...
Nga Dritan Haxhiraj * Emri i Ren Zhengfei nuk do t’u thoshte...
Nga Brizida Gjikondi– Medemek turin e tij Basha e filloi nga...
Nga Klodian TomorriEkziston një ligj në ekonomiks, i cili th...
Nga Ilir Levonja”Or burra tash sa ditë që këta tela m’i keni...
Nga Bashkim Kopliku Më pyetën në fb: Bashkim, përse u tërhoq...
E gjithë ajo vuajtje shekullore e shqiptarëve, me genocid dh...
Sot Lulzim Basha shpalli fushatën “Turi i shpresës”, dy muaj...
Heroi i luftës së Antimafias Italiane, Pier Luiggi Vigna, më...
Përpara disa kohësh kur morën vendimin për të ndalur industr...
Nuk kishte diskutim se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan...
Nëpërmjet një postimi në faqen e vet në rrjetet sociale, gaz...
Dje u nda nga ne, një shok dhe mik i shtrenjtë. Drithërimat ...
Në politikë rëndësi ka përcaktimi i qëllimit dhe më të sukse...
Ka një mënyrë tmerrësisht efikase për t’i zhvatur njerëzit p...
Ilir LevonjaNë fakt është një absurd ditor të merresh me ndë...
75 vjetori i tërheqjes së forcave naziste nga ShqipëriaNga E...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...