46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Nga: Norbert Mappes-Niediek/ DW/
– Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të vështirë të bashkëpunojnë ekonomikisht. Dogana, infrastruktura e keqe, tensionet politike mes fqinjëve e bllokojnë tregun. Kjo pritet të ndryshojë në takimin e Ohrit.
Mrekullitë kërkojnë kohën e tyre, kjo të vjen ndërmend, kur ndjek në media, se çfarë duan të bëjnë tre krerë shtetesh të Ballkanit këto ditë. Vetëm pak javë më parë, BE me veton franceze refuzoi hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Dhe pikërisht tani, kur shtohen paralajmërimet për tensione të reja në këtë rajon, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut me shumë gjasa po ecin me hapa të shpejtë drejt një ujdie të mrekullueshme?
Për vite me radhë ishte Brukseli, që nxiste për bashkëpunim më të ngushtë vendet e Ballkanit. Por pikërisht tani, kur Brukseli zor se i josh më këto vende me shpresat e anëtarësimit, papritur funksionon. Në Ohër në Maqedoninë e Veriut zhvillohet takimi i dytë rajonal (10-11.11) brenda një muaji. Jo vetëm këto të tre vende duket se e durojnë mirë njëra-tjetrën. Ato ftojnë shprehimisht edhe tre shtetet e tjera të mbetura jashtë, të bashkohen, për habi, edhe Kosovën. Çfarë po ndodh?
100 % dogana për produktet
Kooperimi ose “Konektiviteti”, siç e quajnë ekspertët, është nevojë urgjente për Ballkanin. Maunet që kanë ngarkuar mallra nga një vend konkurrent qëndrojnë në kufi shpesh me ditë. Doganat dhe burokracitë i izolojnë tregjet shumë të vogla ballkanike nga fqinji. Të pakrahasueshme në botë janë doganat 100% që Kosova vendosi për Serbinë. Edhe për persona privatë udhëtimet në periudhën e verës janë të vështira. ?Smena”- kjo është fjala frikësuese, ndërrimi i turnit në postblloqet kufitare, kur sërish asgjë nuk ecën përpara. Nga pikëpamja ekonomike kjo është fatale. Për investitorët vende të tilla me fuqi të vogël blerëse nuk janë aspak interesante, edhe si furnizues për tregje të huaja prapë ato nuk janë shumë konkurruese për shkak të procedurave torturuese.
Në garën në drejtim të BE-së, vendet e Ballkanit jo rrallë kanë dashur ta shtyjnë nga pista fqinjin. Tani, të paktën kështu duket, ata, duke i ofruar krahun tjetrit, duan të ecin bashkë përpara. Ishte fillimi i tetorit, kur në Novi Sadin serb, presidenti serb Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev formuluan së bashku qëllimin që të fusin në Ballkan ?katër liritë”, siç janë të vlefshme edhe në BE: Lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe personave. ?Një mini-Shengen”, siç e quan Vuçiq, do duhet të mundësojë udhëtimet pa pasaportë, vetëm me kartë identiteti. Këtë të dielë (10.11) këto ide do duhet të konkretizohen. Realitet do duhet të bëhen në vitin 2021.
“BE në miniaturë- ballkanike”?
Por Ballkani nuk do të quhej Ballkan, nëse problemet nuk do të fshihesin në detaj. Të tre miqtë e rinj me kufijtë e tyre rrethojnë një vend gati komplet ? Kosovën. Udhëtimet pa pengesa nga ?Serbia në Shqipëri”, siç parashikon Vuçiq, do të çonin në shumë rrugë tërthore për sa kohë që një shtet tjetër Kosova nuk është i përfshirë. Megjithë njoftimin e tre krerëve të shteteve për ?mini BE”-në ballkanike, shumë nga problemet janë ose të kontestuara shumë në dialogun që kanë zhvilluar Prishtina dhe Beogradi, ose të shkruara vetëm në letër, por të pazbatuara në praktikë: njohja e dyanshme e diplomave për shembull. Se si do duhet ta arrijnë këtë gjashtë shtete, kur as dy prej tyre nuk ia dalin dot, kjo nuk dihet.
Edhe unioni doganor i planifikuar, në vështrim të afërt, ndodhet para problemeve të patejkalueshme. Që para se Kosova të vendoste doganat astronomike për produket serbe, ekzistonte frika, se Serbia me fuqinë e saj më të madhe ekonomike, do ta shtypte biznesin e sapongritur në Kosovë. Albin Kurti, që pret të jetë kryeministri i ri i Kosovës, fitoi shumë vota me kërkesën për një bojkotim total të produkteve serbe. Mali i Zi më i pasur, nga ana tjetër i trembet konkurrencës së lirë serbe.
E paqartë po ashtu është se si do të pajtohet unioni doganor me marrëveshjet e tregtisë së lirë, që Serbia së fundmi ka lidhur me unionin doganor euroaziatik të Putinit. Do të zhhvillojnë vendet aziatike në të ardhmen tregti pa kufizime me Rusinë, Kirgizinë apo Armeninë? Si pajtohet kjo zonë e tregtisë së lirë euroaziatike me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, që vendet e Ballkanit kanë nënshkruar me BE?
Problemi i pazgjidhur me emrin Kosovë
Bërthama e kësaj “BE-je ballkanike” është aksi i ri Tirana-Beograd. Me inskenimin e një “pajtimi historik në mes të serbëve dhe shqiptarëve” para tre vjetësh, si presidenti serb, Vuçiç, edhe kryeministri Rama i krijuan vetes avantazhe. Të dyja vendet kanë pak probleme me njëra-tjetrën, dhe nuk kanë nevojë shumë për pajtim. Afrohen “serbët” dhe “shqiptarët” me njëri-tjetrin, përfshihet edhe problemi i pazgjidhur i Kosovës: Me Tiranën miqësore mund të negociohej më lehtë se me Prishtinën bllokuese. Rama, që nga ana e tij e sheh veten si president të të gjithë shqiptarëve, e merr me dëshirë këtë rol. Interesat e Kosovës kështu injorohen. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të bënte mirë të ishte pjesë e këtij mini-Shengeni. Sepse pas shuplakës nga BE, ai ka nevojë për një sukses të dukshëm në vendin e tij. Nga ana tjetër, ai duhet të ketë kujdes që Tirana dhe Beogradi të mos bien në ujdi në kurriz të tij dhe të marrin përsipër edhe fuqi negociuese për pjesën shqiptare të vendit të tij.
Mrekullitë dihet që janë shumë të rralla, jo vetëm në Ballkan. E nëse ndodhin, shumë shpesh pas tyre ndodhet truku i ndonjë zhongleri.
Në kuadër të sipërmarrjes së një aksioni të ri politik opozi...
Flamuri kuqezi, si simbol i ngritur me qëllim të posaçëm nga...
Sot, nëse ke dy lekë mënjanë për ditë të këqia dhe njeh mjaf...
30 vjetori i renies se murit te Berlinit!Te dashur miq, sot ...
Nga Ilir Levonja* Ka një shprehje për murin e Berlinit, ra b...
Në vendin tim, në vendin tënd…E patë o njerëz, o shqiptarë? ...
Nën një plagjiature bajate me ato të sulmeve të kundërshtarë...
Nga Lorenc VangjeliNë fillim të viteve 90-të ishin plot ener...
Nga Edison YpiTe një restorant buzë Liqerit, në 7 të mëngjez...
Nga Agron GjekmarkajMe historianin Paskal Milo mundesh të bë...
Ditët e fundit kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha ka fill...
Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri...
Kush përdor vetëm veshët e sytë për të kuptuar se çfarë ndod...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit ...
Zakonisht në ngjarje të tilla të bujshme, si ajo e atentatit...
Nga Dritan Haxhiraj * Emri i Ren Zhengfei nuk do t’u thoshte...
Nga Brizida Gjikondi– Medemek turin e tij Basha e filloi nga...
Nga Klodian TomorriEkziston një ligj në ekonomiks, i cili th...
Nga Ilir Levonja”Or burra tash sa ditë që këta tela m’i keni...
Nga Bashkim Kopliku Më pyetën në fb: Bashkim, përse u tërhoq...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...