Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Nga Edison Ypi
Te një restorant buzë Liqerit, në 7 të mëngjezit kamarieri tha se nuk e dinte nëse kishte apo s’kishte pilaf me kos.
Pogradeci pa Lasgush është i pastër, por nuk ka frekuentimin që meriton.
Magjia e trekëndëshit Mali i Thatë, Mali i Ivanit, Fusha e Korçës, edhe mund të përcillet me tekst, por kërkon talentin poetik të Lasgushit, Homerit, Shekspirit.
Ende nëpër ëndërra, Zonja Korçë përpëlitet në shtrat, bën ca naze, shtriqet, gjerb kafenë që sapo ja solli kopilja.
Një kalim mespërmes Korçës mëngjezore është melhem që s’ka për ta shpikur dot kurrë asnjë industri farmaceutike.
Boboshtica ka më tepër lokale dhe hotele se shtëpi. Restorantet kanë emra që dëshmojnë se janë ngritur nga kurbetlinj Amerike. Njëri nga restorantet ka dhe gjol për peshk. Kuzhinë Korçe, peshk gjoli, raki Boboshtice, cosa vuoi di più dalla vita, një dru kurrizit ?
Prej mani, prej rrushi, me ose pa ngjyrë, kaq apo aq gradë, e pamundur të largohesh nga Boboshtica pa të paktën një litër raki. Trokit në cilëndo portë. Do dali një zonjë ose një zotëri. Thuaja hallin. Mos lëviz vendit. Prit te porta sa zonja ose zotëria, ta zemë Sotiri ose Olimbia, të futen në një bodrum ku hyrja është rreptësisht e ndaluar. Seç bëjnë atje brenda bodrumit me ca shishka e ca hinka. Dhe të sjellin ilaçin, rakinë, që po të pish nga një gllënkë çdo mëngjez shëron çdo sëmundje.
Boboshticë-Dardhë 11 kilometra, rruga shkon përmes një gryke të thellë të ngushtë të çveshur e të rrjepur por që gjelbërohet pakngapak pas kilometrave të para gjatë një serpentine malore me shumë kthesa.
Në fillim të asaj gryke se nga u faneps një i moshuar. Në duar mbante një shkop. Shkopi, nga njëra anë ishte krrabë çobani, nga ana tjetër sëpatë e vogël e mprehtë. Ç’e ke këtë ? e pyes. E kam armë të ftohtë, tha 81 vjeçari me në gojë vetëm 1 dhëmb. Një herë tha se ishte nga Morava, pastaj nga Dvorani, Floqi, Vithkuqi, Luarasi. Kam armiq, vazhdoi me ton ankimtar.
Prandaj e mbaj shkopin me sëpatë. Kam punuar 30 vjet në ndërlidhje, në kufi, në Sigurim. Kudo që vete më thonë; Ke qënë spiun, na ke marrë më qafë. Ma prishi qefin e ngrënies së Dardhës. Mund t’ja besoja shqetsimim. Ndoshta dhe ta mëshiroja për frikën. Por kishte një huq, zhytur në kolltukun e pasagjerit lëvrinte gjithë kohën si qefull i kapur në grep, si spiun në hall.
Në një qafë tha; Do iki të mbledh lajthi. Ik, i thashë. Shkopin në dorë, torbën në krahë, u zhduk si u çfaq dhe si në fakt ishte, si hije. S’ma kishte marr mendja se veç shoqërisë civile, biznesit, një pjese të politikës, edhe autostopizmin për në Dardhë, e bëkan spiunët.
Dardha çfaqet befas si një gëmushë e stërmadhe në një grykë me pamje nga lindja.
Rrugët e përdredhura me kalldrëm lidhin disa hotele dhe restorante brinjëmëbrinjë e bythmëbythë. Duket sheshit se një numur vizitorësh që pas pak do përmbysen mbi pjatanca me mish, peshk, pilaf, byrek, raki, nuk kanë ardhur aty sepse është fresk apo bukur, por sepse vendi quhet Dardhë dhe televizori dhe tabelat thonë se është vend turistik.
Gjithsesi vend i mirë. Por i vogël, tepër i ngjeshur, pa hapësira për tu arratisur nëpër pyje e nëpër gërrxhe. Pa atë diçkanë karakteristike për vendet klimatike, atë thëllimin që futet nën rroba, pastaj nën lëkurë, për të depërtuar në pak çaste në mish, pastaj në tru.
Ika me vrap nga frika mos më ngjitet pas ndonjëra nga ato plakat dardhare që të tregojnë si bëhet byreku me hithra me saç. Dardhën nuk e kafshova. Vetëm sa e lëpiva. Dardha është Dardha vetëm sepse e ka Korçën prapa.
Nga Boboshtica në Maliq ka kudo fasule të gatuara në mënyra të ndryshme njëra më e shijshme se tjetra. Pasi u ngrita kapakun tenxhereve, i pashë dhe u mora erë në çdo fshat, vendosa të ha fasule në Maliq. Me të arritur në Maliq, hyra në një restorant të famshëm, si të thuash në Hiltonin e Maliqit. Pronari u zu ngushtë. Sot nuk bëra fasule, tha, por për ty kam diçka të mirë. Solli një thelë bakllava. Ore, i thashë, dua fasule, nuk dua bakllava. Bakllavanë e ke peshqesh nga unë tha, që jam një lexues i çmendur i shkrimeve të tua.
S’ma mori mendja se do kem rast tjetër të më bëjnë një kompliment kaq të ëmbël. E mora thelën e bakllavasë, e falenderova. Fasulet i mora në një restorant tjetër. Kur gjithë qef po nisja makinën për t’i ngrënë rrugës në ndonjë hije, erdhi kamarieri që po i merrej fryma. Ke marrë gabimisht me vete lugën, tha. Ja ktheva kamarierit lugën e grabitur padashje dhe ika përmes grykës së Devollit nëpër kanionin e famshëm që duket si vendi ku është xhiruar filmi “Deliverance” (Un tranquillo weekend di paura).
Në këto male jetojnë shqiptarë ilirikë, shqiptarë puro, shqiptarë bio në pamje dhe në karakter. Ka sot në mediat tona të paktën dy të kësaj rrace superiore, Çelnik Petriti dhe Bruna Qeva.
Në Lozhan mora një kafe. Një lokal tjetër pak më tutje ruhet nga katër kamera. Kush vjedh dhe çfarë ka për të vjedhur këtu në mes të kurrkundit ?
Nja katër a pesë kilometra përtej Lozhanit më të djathtë ngjitet rruga për te fruti tjetër që do ta ha sot, Strelca. Sapo nis të ngjitesh në Strelcë ndjen atë që Dardhës i mungon, atë që mjerë ai që s’e ka provuar, thëllimin e këndshëm që të depërton në trup. Pas tre a katër kilometrave në një të përpjetë, mbretëresha Strelca çfaq tërë hiret saja. Strelca, vendbanim i lashtë me histori antike dhe recente, është një tas i madh i thellë, me dy shkëmbinj gjigandë në mes. Pa ojna, pa bojna, pa tabela, pa plaka që të tregojnë si bëhet byreku, Strelca është krejt tjetër gjë nga Dardha. Shumë më e këndshme për syrin dhe veshin.
Shumë më e shijshme se Dardha. Pa rrugë të ndrequra, pa lokale, se Strelca nuk ka Korçë nga prapa si Dardha. Strelca nga prapa ka panxharin e Maliqit të kurvit.
Në Pirg ma lau makinën një çun 13 vjeç.
Në Pogradec, Poetin më elegant dhe më fin të botës, shtatorja gjigande e paraqet si çoban me gunë.
Në Kakavec një tufë kalamajsh nga 10 në 15 vjeç kanë emra të personazheve të telenovelave, dhe janë të gjithë në Fejsbuk.
Nga pyjet e Stravanjit po zbret një kryevepër, një mrekulli që më del vazhdimisht në ëndërr; Një Land Rover i tëri zhgrryer në baltë.
12 orë pa 11 minuta mbi timon.
Ama ja vlen. Katundet e Shqipërisë janë të gjitha fruta. Rrugët janë të gjitha fasule. Ujrat janë të gjitha verëra. Panoramat janë të gjitha mrekullira. Nënat janë të gjitha Shenjtore. Shqiptarët janë të gjithë Leonardo. Shqiptarkat janë të gjitha Monaliza. Shqipëria është e tëra Art.
Nga Agron GjekmarkajMe historianin Paskal Milo mundesh të bë...
Ditët e fundit kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha ka fill...
Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri...
Kush përdor vetëm veshët e sytë për të kuptuar se çfarë ndod...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit ...
Zakonisht në ngjarje të tilla të bujshme, si ajo e atentatit...
Nga Dritan Haxhiraj * Emri i Ren Zhengfei nuk do t’u thoshte...
Nga Brizida Gjikondi– Medemek turin e tij Basha e filloi nga...
Nga Klodian TomorriEkziston një ligj në ekonomiks, i cili th...
Nga Ilir Levonja”Or burra tash sa ditë që këta tela m’i keni...
Nga Bashkim Kopliku Më pyetën në fb: Bashkim, përse u tërhoq...
E gjithë ajo vuajtje shekullore e shqiptarëve, me genocid dh...
Sot Lulzim Basha shpalli fushatën “Turi i shpresës”, dy muaj...
Heroi i luftës së Antimafias Italiane, Pier Luiggi Vigna, më...
Përpara disa kohësh kur morën vendimin për të ndalur industr...
Nuk kishte diskutim se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan...
Nëpërmjet një postimi në faqen e vet në rrjetet sociale, gaz...
Dje u nda nga ne, një shok dhe mik i shtrenjtë. Drithërimat ...
Në politikë rëndësi ka përcaktimi i qëllimit dhe më të sukse...
Ka një mënyrë tmerrësisht efikase për t’i zhvatur njerëzit p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...