Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Në vendin tim, në vendin tënd?
E patë o njerëz, o shqiptarë? E patë ju analistë e gazetarë në takimin e para dy javëve? Ja ai është Edi Rama, kryeministri shqiptar: delirant, llafazan deri në pafundësi, gënjeshtar, mohues i deklaratave dhe fjalëve të dala nga goja e tij, fyes deri ne ligësi, zero në ekonomi. Unë, Unëë, Unëëë ? Shkurt despot i një vendi të varfër, që po e çon drejt kaosit të përgjithshëm.
Edi Rama është prodhim i një shakaje të kryeministrit aventurier Fatos Nano, që më vonë mallkoi veten duke deklaruar i pezmatuar: Bëra gabim, që e bëra ministër dhe e mora nga Franca të palarë, me thonj të paprerë. Por tashmë ishte vonë. Ky ?i palarë dhe me thonjë të paprerë? do të bëhej ministër i kulturës dhe më vonë Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
I etur për pushtet ai kuptoi se për të shkuar më tej duheshin shumë para? dhe njerëz besnikë, pavarësisht se nga vinin e çfarë përfaqësonin. E ktheu Tiranën në një pyll me pallate, duke zhdukur çdo gjurmë historie, kulture, tradite e identiteti. Ndërtimi solli para? për atë dhe për miqtë e tij, shumë prej të cilëve të hurit e të litarit.
Me paratë e fituara ai bleu PS-në, duke ua marrë socialistëve, që ishin munduar ta transformonin në një parti të majtë që ruan vlerat tradicionale dhe balancat midis të varfërve e të pasurve. Si një demagog i jashtëzakonshëm ai hodhi parrullën e famshme, përtej së majtës dhe të djathës, duke u paraqitur si njeri novator, largpamës e patriot, që kishte marrë përsipër të ndërtonte një shtet me institucione të forta demokratike.
Shpejt hodhi në dorë të gjitha pushtetet, mediat, gjykatat, prokuroritë, institucionet e varura e të pavarura, duke sharë e anatemuar opozitën që nga ana e saj (edhe sot) paraqitet anemike, pa busull, pa gjak e shpirt. Duke injoruar bazën dhe njerëzit e mirë të PS-së solli në qeveri ekipin e përgatitur me kujdes gjatë sundimit të bashkisë.
Një grup të rinjsh e të rejash (tashmë burra e gra) të ardhur kryesisht nga grupimi ?Me duar të pastra? e më vonë ?G 99? morën drejtimin e PS-së. Pjesa dërrmuese e tyre ishin njerëz pa identitet, pa fe e atdhe, me diploma të diskutueshme, model Spiropali, e Veliaj, që Zot kanë Edi Ramën dhe paratë. Ata zunë vendet kyçe, duke e shtrirë pushtetin e Rilindjes në çdo qelizë të administratës dhe vepruar si anëtarë të një sekti që i bashkon një qëllim: besnikëria ndaj kryetarit dhe përfitimet për një jetë luksoze.
Asgjë nuk i lidh këta njerëz me të kaluarën, të tashmen e të ardhmen e Partisë Socialiste.
Edhe Gramoz Ruçi që mori kryekarrigen e parlamentit e kuptoi që e kanë vënë atje për t?i fryrë bilbilit dhe për të gjezdisur nëpër botë tani në kapërxyellin e moshës së tretë. Socialistët idealistë të llojit Majko e Ulqini, që e duan Shqipërinë, u mënjanuan, iu dha ndonjë ?kockë? ose ndryshe ?in fila indiana?? u vunë nën urdhërat e kryeministrit-komandant. Skandalet dhe varfëria do ta ndiqnin këtë qeveri këmba-këmbës për gjashtë vjet e në vazhdim.
Vjedhja e votave, PPP-të, dhënia e tenderave miqve e shokëve pa garë, lidhja e qeverisë me botën e krimit është kthyer në një fenomen të frikshëm. Shqipëria e refuzuar tre herë gjatë qeverisjes së Rilindjes nga BE-ja është në prag të një kaosi të përgjithshëm.
Tashmë nuk qeveriset më, vetëm vidhet dhe bandat afër ose larg qeverisë vrasin ditën, natën e bëjnë ligjin. Sa nuk ka ndodhur hataja që vendi të dalë jashtë kontrollit, ky kryeministër i papërgjegjshëm duhet të largohet me hir apo me pahir nga vetë socialistët dhe populli shqiptar. Rama duhet të ikë që shqiptarët, të shpëtojnë nga ky shtet, karikaturë e demokracisë, ku sundon padrejtësia e krimi.
Po Edi Ramës me sa duket i ka pjellë kaposhi dhe çfarë të pjelli se? Pas largimit nga drejtimi i PD-së, Sali Berisha zgjodhi si trashëgimtar Lulzim Bashën që nuk shkëlqeu, as tre herë si ministër dhe aq më pak si kryetar bashkie.
Zgjedhjet për kryetar të PD-së ishin një farsë, sepse Sokol Olldashi nuk mundej dot veçse me falsifikime. Fjalët garë, votë e lirë, një anëtar një votë janë përralla nga e kaluara. Rruga e Bashës në pozicionin e drejtuesit të PD-së është plot zigzake e tërheqje, pohime dhe mohime, kthesa të papritura djathtas-majtas, para- prapa, lart-poshtë, veprime që pasqyrojnë qartazi mungesën e vizionit, të sinqeritetit, qëndrueshmërisë, sigurisë dhe përgjegjësisë.
Fillimisht u fut në çadrën e famshme, pastaj doli nga çadra, hyri te zyra e Edi Ramës. Prej andej doli me duart plot me dhurata: gjashtë ministra, një zv/ kryeministër, e një bylyk me drejtorë që do të siguronin zgjedhje të lira e të ndershme. Natën pa hënë por plot drita të bulevardit, i sigurt në fitore, me listën private të kandidatëve ku fshiu senatorët ( Grida Dumës do t?i duhen të paktën 20 vjet të shndërrohet në Jozefina Topalli dhe Salianjit 100 vjet të bëhet një Aleksandër Meksi) e premtoi se do t?ia dilte me këtë ekip.
Pas humbjes së turpshme hyri në parlament pastaj u kujtua se i kishin vjedhur votat megjithëse pati gjysmën e qeverisë. Injoroi këshillat e SHBA-ve dhe të BE-së duke dorëzur mandatet, hoqi përfaqësuesit e PD-së nga KQZ-ja, për të luftuar tashmë ?prapa gardhit.? Duke ngritur arsyen e mosarsyeshme, se PD-ja nuk hyn në zgjedhje me Edi Ramën, i bëri këtij dhuratën më të çmuar, që as vetë Edi Rama nuk e kishte ëndërruar: bojkotoi zgjedhjet lokale. E llogaritur në shifra kjo do të thotë që Rilindja me votat e pushtetit qëndror e vendor hyn në zgjedhjet e parakohëshmë, të kohëshme ose të paskohëshme me 250.000 vota plus.
Përfaqësuesi i SHBA-së, Palmeri dhe përfaqësuesit e BE-së së fundmi ia bën të qartë opozitës së Lul Bashës se dalja nga Parlamenti dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore prodhoi një hiç të madh për opozitën. Bota demokratike njeh vetëm institucionet shtetërore, pavarësisht nga mangësitë që mund të shfaqin ato. Tani lideri i PD-së i duhet të afrohet me opozitën e re, sepse për çdo ndryshim në sistemin zgjedhor ( e ligje të tjera) edhe sikur të pranohen propozimet e PD-së, nga ?Gjuzi? do të votohen.
PD-ja të mbaj hellin në dorë se dashi piqet në parlament. Sa për bazën Lul Basha, ka zbritur nja katër-pesë apo gjashtë herë. Pasi u ra daulleve e borive në gusht, lajmëroi se pas pushimeve verore në shtator e tetor do të ketë protesta të fuqishme që do të largojnë Ramën e ? do të sjellin popullin ( ec e merre vesh këtë fjali) në fuqi të vendos vetë për fatet e tij?.
Tani me shirat e nëntorit ka marrë ?çadrën e vogël? dhe po bën takime me studentë e miq nëpër qoshe e klasa me njëqind e dyqind petrita. Dhe u thotë: ?Do të prishim koncesionet,? ?do fusim në burg të korruptuarit,? ?nuk do të ketë pension nën treqind euro? ?do të hapim vende pune për të rinjtë? ?arsimi duhet të jetë prioritet ynë,? ?jam në këtë tur për të diskutuar të vërtetat e hidhura,? e të tjera e të tjera. Sempre una canzone.
Dhe qershia mbi tortë është fraza që e ka shpikur kohët e fundit: ?Kam ardhur këtu të sjell shpresën.? Po ajo që mungon në këto takime është pikërisht entuziazmi, fryma, shpresa. Sepse të dy palët gënjejnë njera-tjetrën dhe veten. Si nuk u gjend një student (ndoshta gjendet) ta pyesë: ? Ju do të merrrni nën drejtim (utopi me duket mua) një shtet thellësisht të korruptur, të rrënuar ekonomikisht dhe probleme të rënda të varfërisë.
Si do të zhdukni varfërinë? Si do të çoni pensionet 300 euro, rrogat e mjekëve 1200 dhe të infermierëve 700 euro? Si do të anulloni koncesionet kur ato janë dhënë nga parlamenti? Si do thithen investimet e huaja? Dhe më kryesorja: Cilët janë me emër, emër babai dhe mbiemër ministrat e ardhshëm të qeverisë, dhe stafi juaj, që do të bëjnë shndërrimet e premtuara? Pse nuk vijnë ata këtu të na sqarojnë si do të shumfishohen rrogat e pensionet e të ngjallin shpresë??
Nëse është fjala për Nokën, Palokën, Spahon, Tritanin , Salianjin, Myqeremin, Alibeun apo ndonjë tjetër këta nuk kanë prodhuar kurrë shpresë për shqiptarët tash 20-30 vjet. Ylli i tyre ka perënduar me kohë. Kësaj i thonë të tallësh prapanicën me demokratët e më gjerë. Partia Demokratike nga një baobab që e mori Basha në 2013, është katandisur në një akacje anemike nga ato që ka mbjellë Rilindja në Lungomaren e Skelës. Përpara demokratët kanë një bajloz që nuk ka dalë nga deti por nga toka shqiptare.
Por nëse kryedemokrati nuk bën dot Gjergj Elez Alinë ( Trim bi trima ai Gjergj Elez Alija/Qe nantë vjet, nëntë plagë në shtat i ka) le të hapë krahun e së bashku me Edi Ramën ta lënë PD-në e PS-në të ulen në tryezë bisedimesh, e të përgatiten për një betejë elektorale të ndershme për të mirën e shqiptarëve.
Botuar sot 11/8/2019 ne “Telegraf”.
Nën një plagjiature bajate me ato të sulmeve të kundërshtarë...
Nga Lorenc VangjeliNë fillim të viteve 90-të ishin plot ener...
Nga Edison YpiTe një restorant buzë Liqerit, në 7 të mëngjez...
Nga Agron GjekmarkajMe historianin Paskal Milo mundesh të bë...
Ditët e fundit kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha ka fill...
Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri...
Kush përdor vetëm veshët e sytë për të kuptuar se çfarë ndod...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit ...
Zakonisht në ngjarje të tilla të bujshme, si ajo e atentatit...
Nga Dritan Haxhiraj * Emri i Ren Zhengfei nuk do t’u thoshte...
Nga Brizida Gjikondi– Medemek turin e tij Basha e filloi nga...
Nga Klodian TomorriEkziston një ligj në ekonomiks, i cili th...
Nga Ilir Levonja”Or burra tash sa ditë që këta tela m’i keni...
Nga Bashkim Kopliku Më pyetën në fb: Bashkim, përse u tërhoq...
E gjithë ajo vuajtje shekullore e shqiptarëve, me genocid dh...
Sot Lulzim Basha shpalli fushatën “Turi i shpresës”, dy muaj...
Heroi i luftës së Antimafias Italiane, Pier Luiggi Vigna, më...
Përpara disa kohësh kur morën vendimin për të ndalur industr...
Nuk kishte diskutim se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan...
Nëpërmjet një postimi në faqen e vet në rrjetet sociale, gaz...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...