Basha drejt procesit penal/ Paralajmëron Spartak Ngjela: "Do të dëgjohen shumë bëma"
Flamuri kuqezi, si simbol i ngritur me qëllim të posaçëm nga...
Në kuadër të sipërmarrjes së një aksioni të ri politik opozitar, pak ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nisi turin kombëtar të shpresës, sikurse e ka etiketuar, për ti ngjallur besimin dhe optimizmin shqiptarëve tek e ardhmja opozitare e qeverisjes (në fakt tek e ardhmja e bërjes së tij Kryeministër). Ndërkohë që nisja e kësaj skeme të re opozitarizmi, nga PD po komentohet me nota besimi për çmontimin dhe marrjen butësisht të pushtetit nga Edi Rama, zëra të tjerë e vënë në dyshim suksesin e një qeverie nën kryesimin e Bashës. Jo për faktin se kabineti i “rilindasve” dhe kreu prijësues i këtyre të fundit është më i mirë se Lulzim Basha, rivali i tij për kryeministër, por sepse të gjitha aksionet e deritanishme opozitare të projektuara dhe zbatuar nga Basha kanë përfunduar si “flluskë e plasur”.
Duke mos ja dalë as ta plasaritin e jo më ta tundin nga themelet Qeverinë e Edi Ramës, të cilin opozitarëve u pëlqen ta etiketojnë de fakto të rrëzuar.
Gjë që edhe mund të vlerësohet si një e vërtetë, mirëpo ja që, megjithse Edi Rama ka rënë, sërish ai vijon të qeverisë pa iu dridhur qerpiku fare nga aksionet që Basha dhe aleatët e tij opozitar ndërmarrin.
Sepse as nga gjithë ata flakadanë, që për muaj me rradhë ndezi opozita ndër protestat me ulërimat:”Rama IK!, shpesh dhe të dhunëshme, Edi Ramës nuk iu përcëllua as dhe një fije qerpiku apo mjekre. Përse?
Dhe këtu ngre krye arsyeja e mosbesimit në suksesin e kësaj lëvizjeje të re opozitare për ngjalljen e shpresës dhe rikthimin e besimit tek PD-ja e tharë nën drejtimin e Lulzim Bashës. I cili deri më sot, megjithëse është venë disaherë në provë, qoftë si zyrtar i sferës së lartë të qeverisë, qoftë si kryetar disa vjeçar i PD-së nuk ka shpërfaqur ndonjë arritje që të bëj të jesh optimist për ti besuar ringritjen e forcimin e PD-së si dhe fronin e drejtuesit të një Qeverie të re, post të cilin ua përmend tubuesve në çdo qytet ku ka organizuar turin e shpresës. Përkundrazi pas zbritjes nga postet e falura Basha ka lenë pas një mal me premtime të pambajtura, pra mashtrime, gjurmë abuzimi dhe shkatërrimin e PD-së, partisë simbol të antikomunizmit. Dështime këto të rrjedhura nga paaftësia totale dhe vesi patologjik i mashtrimitdhe përfitimit me çdo kusht.
Këto dhe vetëm këto janë arsyet e vërteta përse edhe rikthimi i aksionit opozitar për rrëzimin e kryeministrit Rama, nëpërmjet turit paqësor opozitar mbarëkombëtar për ngjalljen e shpresës, pra një forme krejtësisht të kundërt me protestat shumëmujore të flakadanëve, që i vërsuleshin godinave të institucioneve të larta të pushtetit, zor të besohet se do të sjellë bereqetin e shumëdëshiruar.
Zor të besohet se do të sjellë rrëzimin e Qeverisë Rama dhe ndryshimin aq shumë të dëshiruar jo vetëm nga populli opozitar por dhe nga pjesa dërmuese e shqiptarëve votues, të cilët, të zhgënjyer e të bindur se po vuajnë mashtrimet elektorale të Edi Ramës, mbeten duarlidhur përsa kohë opozita të mos jetë e duhura dhe drejtuesi i saj, me “kulturë perëndimore”, të shes si rinovim ndërrimin e kuajve e të rrotave të karrocës, por jo karrocierin Lulzim Basha dhe vetë karrocën e bërë rrangallë prej tij. Ndaj, për të gjitha këto e të tjera të pathëna, mos humbni më kohë duke besuar dhe mbajtur shpresë tek Lulzim Basha dhe “Republika e Re” e tij, por projektoni si ta largoni një orë e më parë nga kreu i partisë. /CNA.al
Flamuri kuqezi, si simbol i ngritur me qëllim të posaçëm nga...
Sot, nëse ke dy lekë mënjanë për ditë të këqia dhe njeh mjaf...
30 vjetori i renies se murit te Berlinit!Te dashur miq, sot ...
Nga Ilir Levonja* Ka një shprehje për murin e Berlinit, ra b...
Në vendin tim, në vendin tënd…E patë o njerëz, o shqiptarë? ...
Nën një plagjiature bajate me ato të sulmeve të kundërshtarë...
Nga Lorenc VangjeliNë fillim të viteve 90-të ishin plot ener...
Nga Edison YpiTe një restorant buzë Liqerit, në 7 të mëngjez...
Nga Agron GjekmarkajMe historianin Paskal Milo mundesh të bë...
Ditët e fundit kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha ka fill...
Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri...
Kush përdor vetëm veshët e sytë për të kuptuar se çfarë ndod...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit ...
Zakonisht në ngjarje të tilla të bujshme, si ajo e atentatit...
Nga Dritan Haxhiraj * Emri i Ren Zhengfei nuk do t’u thoshte...
Nga Brizida Gjikondi– Medemek turin e tij Basha e filloi nga...
Nga Klodian TomorriEkziston një ligj në ekonomiks, i cili th...
Nga Ilir Levonja”Or burra tash sa ditë që këta tela m’i keni...
Nga Bashkim Kopliku Më pyetën në fb: Bashkim, përse u tërhoq...
E gjithë ajo vuajtje shekullore e shqiptarëve, me genocid dh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...