Çelja e negociatave/ Block: Shqipëria nuk është e gatshme për në Bashkimin Europian
“Shqipëria nuk është e gatshme për BE”, kështu është shprehu...
Emërimi i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani si i ngarkuar special për Ballkanin dëshmon se SHBA vazhdojnë të jenë të interesuara për zgjidhjen e konfliktit, por ai mund të sjellë më shumë ngatërresa për dialogun.
Presidenti Donald Trump i SHBA-së caktoi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin special të administratës së tij për dialogun e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës, njoftoi të enjten (03.10) Shtëpia e Bardhë.
Ky emërim e ripërsësit edhe njëherë vëmendjen e veçantë të Uashingtonit për zgjidhjen e konfliktit të gjatë midis fqinjëve ballkanikë, i thanë DW qarqe diplomatike nga Berlini. Emërimi i Grenellit vjen pas emërimit të Mathew Palmerit nga ana e Departamentit të Shtetit si përfaqësues Special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar.
Megjithatë, analistët pohojnë se ambasadori i diskutueshëm mund t’i ngarkojë më tej marrëdhëniet midis Berlinit dhe Uashingtonit dhe ta dobësojë aftësinë e fuqive perëndimore për të ndërmjetësuar njëzëri në Ballkan.
Qëndrimi i diskutueshëm
Periudha relativisht e shkurtër (prej majti 2018) e Grenellit si ambasador në Berlin është e mbushur me kontroversa që e kanë bërë atë një nga ambasadorët më të diskutuar të SHBA-së në Gjermani.
Qysh në orët e para të ardhjes së tij në postin e ri, Grenell u bë shkak debatesh me një mesazh në Twitter, ku dënonte interesat e biznesit gjerman në Iran. Më vonë ai sërish do ta befasonte opinion publik në Gjermani me një deklaratë të dhënë në një intervistë, ku e deklaronte veten hapur si mbështetës të lëvizjeve konservatore në Evropë.
“Kjo që po bën ky njeri është e padëgjuar në diplomacinë ndërkombëtare,” do të thoshte asokohe i indinjuar Martin Schulz, politikani socialdemokrat dhe ish-kandidat për kancelar në Gjermani. “Nëse një gjë të tillë do ta bënte ambasadori gjerman në SHBA, ai do kishte fluturuar menjëherë”.
Me përvojë në OKB
Sidoqoftë, para transferimit të tij në Berlin, Grenell ka qenë diplomat në përfaqësinë e SHBA-së në OKB, detyrë që e ka ushtruar më së gjati. Kjo përvojë e bën atë mjaft të kualifikuar për të ndërmjetësuar, i tha DW një diplomat i nivelit të lartë nga Ballkani në Berlin, i cili dëshiron të mbetet anonim. Ai thotë se afria e drejtpërdrejtë mes presidentit Trump dhe qeverisë së kancelares Angela Merkel në Berlin hap një linjë direkte komunikimi ndërmjet Ballkanit, Uashingtonit dhe Evropës, shtoi diplomati.
Por as në marrëdhëniet Ballkan-Berlin, sjellja e Grenellit nuk ka qenë gjithmonë diplomatike, vëren Bodo Weber, ekspert i Ballkanit Perëndimor. Weber kujton vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në dhjetor të vitit të kaluar në Berlin, i cili u takua atëherë vetëm me ambasadorin amerikan dhe askënd tjetër, çka sipas Weberit është shenjë për atë që Grenell është më në favor të çështjes së ndryshimit të kufijve: ?Emërimi i Grenellit është dëshmi se Uashingtoni ende nuk ka hequr dorë tërësisht nga ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve”, thotë Weber në një intervistë për DW dhe parashikon se ?ky emërim do ta komplikojë rifillimin e negociatave”.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Seibert, të premten (04.10) nuk pranoi ta komentonte emërimin e Grenellit në këtë post. I pyetur nga DW në konferencën e rregullt të qeverisë ai tha: “Është çështje e administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne do të vazhdojmë që në politikën e Ballkanit Perëndimor, i cili për ne mbetet shumë i rëndësishëm, një pjesë e rëndësishme e politikës amerikane, që të koordinohemi me partnerët tanë amerikanë dhe këtë do ta bëjmë edhe tani me zotin Grenell, si ngarkuar i posaçëm për Ballkanin.? Seibert nuk dha komente as për njoftimet që qarkullojnë kohët e fundit në Ballkan, se edhe Gjermania është duke planifikuar emërimin e një të dërguari special për Kosovën.
Grenell personi i duhur?
Por, ndërkohë që Gjermania shihet si aktori kryesor në tryezën e bisedimeve, emërimi i Grenell-it është një shenjë që SHBA. dëshiron të apelojnë direkt tek Berlini për të sheshuar diferencat në lidhje me zgjidhjen e mundshme të çështjes së Kosovës, thotë për DW, James Ker-Lindsay, profesor nga London School of Econonmics. Edhe ai mendon se amerikanët janë ende të hapur për çështjen e ndryshimit të kufijve. Por ai dyshon se Grenell është vërtet personi i përshtatshëm për të bindur Berlinin. “Emërimi i tij është shumë konfuz në shumë nivele”, tha Ker Lindsay./ DW
“Shqipëria nuk është e gatshme për BE”, kështu është shprehu...
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se është i bin...
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo po qëndron në Mal ...
Eksperti i Ballkanit, Florian Bieber mbi zgjedhjet e 6 tetor...
Mësues me gjithnjë e më pak nxënës! Fenomeni i emigrimit ka ...
Javelin është i vogël, i lehtë dhe konsiderohet një nga rake...
Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lart...
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë pasi a...
Katër oficerë policie kanë humbur jetën gjatë një sulmi në ...
Presidenti Donald Trump po vijon me sulmet ndaj ligjvënësve ...
A ka përfunduar ribashkimi gjerman pas gati 30 vjetësh? Aspa...
Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë u ka ndaluar zyrtarë...
Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani në një ...
Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja misterioze e 23 vjeç...
Një projekt me rëndësi rajonale synon të rrisë bashkëpunimin...
Në veri të Sirisë kanë mbetur me mijëra ish-luftëtarë të IS ...
Xhamal Kashogi, kritiku i fortë i qeverisë së Arabisë Saudit...
“Backstop”-i duhet të hiqet, thotë Boris Johnson e Britania ...
Në fillim të këtij viti, saktësisht me 2 shkurt, Kuvendi i K...
Ndahet papritur nga jeta në moshën 27-vjeçare gazetarja e BB...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...