Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, sot në një reagim publik ka shkruar se Ilir Meta nuk financon asnjë portal dhe nuk qëndron pas lajmeve që publikohen në to, apo Fake News të famshëm të Çim Pekës në Syri.net, dy netë më parë.
Ai thotë se i vetmi portal i presidentit është president.al dhe atë nuk e financon ai.
Por, si qëndron e vërteta?
Në fakt, e vërteta është siç e di edhe vetë Tedi Blushi, por nuk e thotë dot publikisht, pasi tjetër mendon, tjetër di e tjetër duhet të thotë për shkak të detyrës, dhe këtë e mirëkuptojmë.
Cilat janë portalet e Ilir Metës?
Ka më kush dyshim se Çlirim Peka dhe portali i tij Syri.net, pavarësisht se ka qëndrime opozitare, Ilir Meta e ka kthyer atë në tallavanë e tij personale?!
Ku mjafton që Monika të shkojë në banjë, dhe Syri e bën lajm, apo të hedhë një valle Tit Vasili dhe ta shohësh në lajm kryesor, megjithëse nuk vlen asgjë apo një tufë me palaco e sharlatanë të LSI-së, drejtorë hajdutë e batakçinjë të të dyja pushteteve, të Rilindjes dhe Republikës së re, që ?shkëlqejnë? tek Syri.
Ndërsa, vetë Meta rri kaq shumë me Çimin, sa dhe Monen po e bën xheloze
Por, ka edhe më tej. Kush e bëri Koha Jonë dhe Nikollën ?armë të flaktë? të Ilir Metës?
“Dashuria” e Nikollës për Liken, urrejtja e tij për Ramën, apo “dashuria e vjetër”, qejfmbetjet, kthimet dhe rikthimet me Sali Berishën?!
Nuk është Nikolla me Ilir Metën, nga dashuria. Por, po ka një ?dashuri? të vërtetë, që ndoshta është paraja.
A mund të na thotë Tedi, si ka kaluar gazeta Standard, e themeluar dikur nga Çili, dikur si gazetë e djathtë dhe me mbështetjen e Lulzim Bashës, në një media pro Ilir Metës?!
A duhet të rendisim më të tjera?
Besoj se këto të treja mjaftojnë. Por, nëse do edhe ndonjë tjetër, Tedi duhet të pyesë ish-pronarin e tij, Irfan Hysenbelliun, i cili është ?dashuri? e vjetër e Ilir Metës, me Panorama, News 24, BalkanWeb, e të tjera media të tij. Por, sot i ?dashuruar? edhe pas Lali Erit.
A duhen më të tjerë? Ka ndonjë dyshim që televizioni i Ylli Ndroqit dhe mediat e tij janë në shërbim të Ilirit dhe tallavanë e mban ndezur një gazetar, ish-kandidat për deputet dhe njerëzit e LSI-së, janë prime-time?!
A duhet më shumë se kaq për t?i thënë Tedit?
Tani, në fund për ta sqaruar, këto janë pak nga ato që ka Ilir Meta, përtej parave të krimit dhe korrupsionit, përtej faktit se ashtu si Rama edhe ai është mësuar të rrijë me kriminelë, të hajë e të pijë, të prodhojë Fake News, të ndezë skandale, ndoshta ka shumë njerëz që lajmin mendojnë se e bëri gazetari i Syri.net, Aurel Rakipllari, por në fakt ka edhe të tjerë që mendojnë se qëndron Ilir Meta, pas atij lajmi dhe përtej përgjegjësisë që kërkojnë t?ja faturojnë Çim Pekës.
Ka edhe të tjera raste, që nga mesazhet për t?i çuar 200 mijë euro për një palë zgjedhje, një biznesmeni, i cili ndodhet në burg sot. (Lexo këtu)
Ja këto janë paratë që gjenden, paguajnë e financojnë shumë e shumë portale, televizione e media. Me qoka e të tjera si këto.
Për ta mbyllur, që ta dijë Tedi, t?ia japë edhe Ilir që ta lexojë, se besojmë se Emiliano Aleksi e ka këtë informacion. Nuk ka ndonjë dyshim që të tjerat janë nën kontrollin e Edi Ramës, që shpesh i përdor edhe Ilir Meta, mediat e mëdha, Top Channel, Klan e kë të doni tjetër të rendisni, janë në dispozicion të kryeministrit, janë qokat e tij, ashtu siç janë ato më lart, qokat e Ilir Metës.
Ndërsa, mesa duket opozita ka ngelur pa media. Ka ngelur pa zë, Partia Demokratike e vërtetë, demokratët e vërtetë, ata që janë opozita reale nuk kanë media për të lexuar. Ndoshta ne tentojmë të jemi afër tyre, por nuk mundemi as ne të jemi zëri i tyre.
Demokratë në shpirt, se nuk mjaftojnë vetëm teserat dhe militantizmi, ka shumë të tillë në Shqipëri, të cilët i neverisin këto palo-media që i paguan Ilir Meta, Edi Rama apo ndonjë tek-tuk edhe Lulzim Basha, apo i mban dikush tjetër.
Prandaj, bën mirë Tedi ta lexojë këtë shkrimin, një herë, dy apo tre herë, dhe në qoftë se lodhet, mund t?i kërkojë shefit të tij t?ja thërrasë këta miq që ia përmendëm më sipër dhe të bëjë një tallava në Presidencë, ku Ilir mund t?ju bëjë kafe e t?ju tregojë barsaleta.
Se kështu e kuptojnë më mirë edhe situatën e vërtetë të portaleve, edhe Tedi e kupton sesi prodhohen fake News, nga dhoma e Presidentit apo paradhoma e tij.
Pastaj sa për Ramën, Fugën e mediat e qeverisë, ato janë ato që janë dhe ato shqiptarët i njohin mirë.
Prandaj, i dashur Tedi gjynahet janë tek Edi Rama, pa asnjë dikutim, por mos kujto se edhe Ilir Meta nuk ka të tijat, ndoshta edhe më të mëdha, pasi është usta, mjeshtër, hajdut dhe i korruptuar dhe i lidhur me krimin, po aq sa Edi Rama dhe aspak më pak.
Janë njësoj, nuk kanë asnjë ndryshim. Dhe i treti që u vjen nga pas është Lulzim Basha dhe për të mësuar një detaj të fundit, që ndoshta duhet ta mbash shënim. Edi Ramën e solli në pushtet Ilir Meta në 2013, dhe shënojë edhe këtë tjetrën, në 2017 e mbajti Lulzim Basha.
Pra, ata që qajnë sot për Edi Ramën dhe na tregojnë se ai është ?armik i popullit?, janë ata që e sollën në pushtet dhe sot nuk ndajnë më aferat e tyre korruptive dhe paratë me Edi Ramën? Kush ma thotë këtë? Kujt kërkon ti mbushë mendjen Tedi, se Ilir Meta nuk është një me Ramën? Por, fillojnë e aludojnë për media e portale që qenkan ?idiotë? e po na sulmojnë Presidentin tonë, të nderuarin hajdutin dhe kryehajdutin Ilir Meta, që solli në pushtet Edi Ramën.
Edhe sot, si duket ka ngelur pa ?lugën e gjizës? së kryeministrit në detyrë dhe s?ka ç?bën tjetër. I vërsulet kujtdo që i del përpara. Por, mesa duket prej kohësh Presidentin tonë nuk e kemi në terezi dhe Tedi ndoshta bën mirë t?i mbledhë ca çaj mali prej Korçe, t?ia çojë ta qetësojë, por zor se do ta shpëtojë dot nga pasojat që po vijnë.
Pasoja që nuk i ka nga mediat. Ndoshta nuk i ka as nga ata që mban rreth e rrotull, as nga ata që i ka pasur miq e i ka sjellë në pushtet. Pasojat do t?i ketë nga drejtësia, sepse është i kapur dhe nuk ka nevojë t?i përgatishësh një dosje. Ilir Meta është dosja e krimit dhe korrupsionit vetë. Është ashtu si ata të tjerët, me të cilët ka bashkëpunuar dhe sot është ndarë për pazare të pista./ CNA.al
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar ed...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu akuzon kry...
Sigurimi teknik i ashensorëve të dëmtuar si pasojë e tërmeti...
Dr. Majlinda Keta, ish-anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS-s...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Një ditë më parë, partitë kryesore aleate të PD-së, i propoz...
Kryetarët e partive aleate të Partisë Demokratike, i kanë pr...
Nga studioja e emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, ku vijon t...
Historiani,politikani dhe ish ambasadori, Neritan Ceka, ësht...
Midis të ftuarve në emisionin “Open”, ku po diskutohet lidhu...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas k...
Arkitekti, piktori dhe autori i disa librave, Maks Velo, ësh...
Qeveria duhet ta kishe marrë në konsideratë parashikimin e p...
Ministrja për Marëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në New York, ku do të mar...
“Fatkeqësia nga tërmetet po përdoret për propagandë” , kësht...
Lajmi në median sociale se do të ketë një tërmet apokaliptik...
Tirana u trondit dje nga një lajm i rremë që u përhap me shp...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas lajmit t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...