web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha mbledh sot aleatët/ Çfarë do të ndodhë me aksionin opozitar

24 Shtator 2019, 07:04, Politikë CNA

Një ditë më parë, partitë kryesore aleate të PD-së, i propozuan kreut të kësaj force politike, Lulzim Bashës një platformë me 7 pika, ku sipas tyre si qëllim ka ringritjen dhe bashkimin e së djathtës.

Ndërkohë, sot mësohet se Basha do të zhvillojë një takim me aleatët në selinë blu, rreth orës 14:00.

Në qendër të këtij takimi mendohet të jetë platforma e propozura nga aleatët, por edhe aksioni opozitar për ditët në vijim.

Mësohet se në qendër të diskutimeve do të jetë edhe Reforma Zgjedhore, të cilët partitë e vogla e cilësojnë si prioritet.

Kujtojmë këtu se prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka ftuar PD dhe partitë e tjera opozitare që të jenë pjesë e tryezës për reformën zgjedhore./ CNA.al

Përçarja e opozitës/ Aleatët 7 kërkesa për Bashën





Lajmet e fundit nga