web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Deklaratë politike"/ Spiropali sulmon Metën

23 Shtator 2019, 18:51, Politikë CNA

Ministrja për Marëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ka vlerësuar si “politike” deklaratën e presidentit Ilir Meta lidhur me disponimin e informacioneve për sulmin ndaj Parlamentit nga grupe të caktuara. Gjë që, sipas Metës, ndikoi në nxjerrjen prej tij të dekretit që anulloi mbajtjen e zgjedhjeve vendore në datën 30 qershor.

E pyetur për këtë akt presidencial, nga studioja e TV “ABC Neës”, ku ishte e fruara e mbrëmjes, Spiropali ka shprehur kuriozitetin e saj për të ditur nga Presidenti cilëtishin ata që do realizonin sulmin. Pasi deri tani kemi veç një deklaratë, pa emra apo fakte konkrete.

” Jemi kuriozë të dëgjojmë cilët ishin ata që desh të sulmonin Parlamentin. Presidenti duhet të nxjerrë emra konkret nëse kjo është e vërtetë. Sepse nuk ka deri tani. Është  deklaratë politike. Presim që kreu i shtetit të jap shpjegime. Qeveria kishte informacione për grupe të caktuara që donin të sulmonin parlamentin..,ka thenë Elisa Spiropali./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga