Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Burimi: Nga Lana Guggenheim ?Southeusummit?
Në shkurt të këtij viti, në kuadër të Marrëveshjes së Prespës, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e ndryshoi zyrtarisht emrin e saj në Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund një konflikti dhjetëravjeçar me Greqinë.
Ky ndryshim u miratua me një shumicë në ngushtë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa arritja e këtij ndryshimi kërkoi muaj të tërë pune për ndryshimin e emërtimeve në rrugë, targave, pasaportave etj.
Gjithsesi, kjo marrëveshje u cilësua si një fitore e madhe në Perëndim. Ajo nënkuptonte se Greqia do të heqë veton e saj ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO.
Por ndërsa 29 anëtarët e NATO-s, e nënshkruan protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në aleancë, rruga e anëtarësimit në BE është shumë më e vështirë, pavarësisht mbështetjes së Athinës. Gjatë një samiti në Poznan të Polonisë në fillim të muajit korrik, anëtaret e BE Polonia dhe Gjermania bënë thirrje për më shumë përparim në procesin e pranimit në bllok të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Franca kundërshtoi, duke pretenduar se BE nuk duhet të zgjerohet pa zgjidhur më parë problemet e saj. Gjatë atij samiti, presidenti polak Andrzej Duda, kritikoi vendet e tjera anëtare të BE-së, për vonesat në lidhje me bisedimet e pranimit në union të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
?Bashkimi Evropian, s?duhet t?i trajtojë vendet në këtë mënyrë, kur ato po kryejnë reforma të vështira që synojnë integrimin e ardhshëm në union?- deklaroi Duda, duke theksuar se shtetet në fjalë kishin përmbushur shumicën e kritereve të nevojshme, për të nisur bisedimet e anëtarësimit.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u përpoq të luante rolin e ?paqebërëses?, duke deklaruar para gazetarëve se pozicioni francez, nuk është domosdoshmërisht në kundërshtim me çeljen e bisedimeve të pranimit. Sipas saj, procesi i gjatë deri në anëtarësimin zyrtar, lejon që rrugës të përmirësohen shumë gjëra që janë të nevojshme.
?Unë jam optimiste për vjeshtën?- vazhdoi Merkel, duke iu referuar Maqedonisë së Veriut, dhe afatit të tetorit që BE-ja ka vendosur mbi përgjigjen nëse do të hapë apo jo bisedimet e anëtarësimin me 2 shtetet ballkanike. Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johanes Han, deklaroi për ?Reuters? se ai beson se do të ishte e padrejtë të ndalen tani bisedimet e pranimit.
?Kur vendet tona partnere i mbajnë premtime, po kështu duhet të bëjë edhe BE-ja. Këtu është në lojë besueshmëria e BE. Ne nuk duhet të lëmë asnjë boshllëk në këtë rajon, me sjelljet tona hezituese, çka sigurisht që do të shfrytëzohej nga konkurrentët tanë si Rusia, Turqia ose Kina?.
Ndërkohë, edhe presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, është në favor të nxitjes së bisedimeve të pranimit me vendet e reja, dhe të bëjë një ofertë konkrete për vendet si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. ?Ne duhet t?i hapim negociatat, në mënyrë që këto vende të hyjnë sa më shpejt në BE, sapo Këshilli Evropian të vendosë përmbushjen e kritereve?- deklaroi ajo muajin e shkuar.
Sidoqoftë, vrulli i BE-së mbi zgjerimin është zbehur, pasi ndjenjat kundër emigrantëve janë rritur në mesin e shumë votuesve. Kjo e ka shtuar zhgënjimin tashmë ekzistues me procesin e vendimmarrjes komplekse dhe të vështirë në zyrat e Brukselit. Këto vonesa, e zbehin më tej besueshmërinë e BE-së, në kushte kur euroskepticizmi është në rritje, veçanërisht përballë premtimit se Marrëveshja e Prespës që çoi në ndryshmin e emrit të Maqedonisë së Veriut,
do të sillte anëtarësimin e shpejtë të vendit në NATO dhe BE.
Zaev e ka paralajmëruar tashmë BE-në, se mos fillimi i procesit të bisedimeve të anëtarësimit, do të çojë në forcimin e populistëve anti-BE në vendin e tij, dhe kjo dukuri ka të ngjarë të prekë të gjithë rajonin në tërësi. Nga ana tjetër, rënia e besueshmërisë, krijon mundësin që anëtarët aspirant t?u drejtohen për ndihmë fuqive të tjera si Rusia, Turqia dhe Kina .
?Rusia, ka përdorur një larmi instrumentesh për të ushtruar ndikim në rajon, shpeshherë me pasoja shkatërrimtare?- thuhet në një raport të Grupit Këshillimor të Politikave Evropiane për Ballkanin. Trembëdhjetë shtete anëtare të BE-së, mes të cilëve Italia dhe Polonia, po ushtrojnë presion që BE të ndryshojë qasje, pasi tek e fundit siguria dhe stabiliteti i bllokut, mbështeten në transformimin për mirë të pjesës juglindore të kontinentit.
Si Maqedonia e Veriut, ashtu edhe Shqipëria, janë në pararojë të disa vendeve ballkanike, që kërkojnë të anëtarësohet në BE. Të gjithë, Bosnja, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, synojnë të nisin bisedimet e pranimit. Nga dy të parat, shanset e Maqedonisë së Veriut, janë më të mëdha se sa ato të Shqipërisë, dhe ka të ngjarë që Shkupi të fillojë bisedimet e pranimit që këtë vit. Kjo pasi Shqipëria, që është tashmë anëtare e NATO-s, cilësohet nga raporti i ?Transparency International?, si një nga shtetet më të korruptuara në Evropë.
Dobësia kryesore e saj, ka qenë dështimi në luftën kundër pastrimit të parave. Kombet e Ballkanit, një rajon i paqëndrueshëm, me një proces integrimi kaotik, dhe me një ekonomi anemike – për shkak të luftërave pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990 – kanë shprehur tashmë zhgënjimin me procesin e anëtarësimit, që po ecën ngadalë, dhe që kërkon reforma të vështira, që ato të kenë një shans për t?u bërë pjesë e unionit.
Afati kohor i pranimit në BE për Serbinë dhe Malin e Zi është viti 2025, një datë shumë optimiste. Duke shprehur simpati për vendet e rajonit, presidenti polak Andrzej Duda tha se ?anëtarësimi në BE, ishte një katalizator për reformat e Polonisë, dhe ne duam që po kështu të ndodhë edhe me Ballkanin Perëndimor?. ?Por jo të gjithë e ndajnë këtë pikëpamje, dhe unë jam i trishtuar nga vendimet e marra nga liderët e BE-së që e vonojnë anatërësimin e këtyre vendeve në bllok?- theksoi ai.
Në rastin e Kosovës, gjërat janë më të ndërlikuara. Spanja nuk e njeh shtetin e ri, që u shkëput në mënyrë të njëanshme nga Serbia një dekadë më parë. Dhe kjo pjesërisht për shkak të problemeve që Spanja ka vetë me lëvizjet separatiste në rajonin e Katalonjës. Por Ballkani nuk mund të mbetet i bllokuar jashtë Evropës. ?Do të jetë e pamundur që 18 milionë qytetarët e Ballkanit, të mbeten jashtë hapësirës evropiane?- thotë kyeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç.
Përshtatur nga CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar me anë të një po...
Zgjedhjet e 13 Tetorit sipas dekretit të Presidentit Ilir Me...
Pas çdekretimi të 30 Qershorit, Presidenti Ilir Meta, me 27 ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duket se është në pa...
Janë bërë pesë ditë sot që, kreu i Partisë Demokratike, Lulz...
Kreu i PD-së Lulzim Basha, pasi dogji mandatet, duke u largu...
Me 22 korrik 2016, Parlamenti i Shqipërisë votoi unanimisht ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Ed...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është shprehur se mafien e ...
Partia Socialiste po zien nga brenda. Mazhoranca është përfs...
Presidenti Ilir Meta, ka vijuar sërish sot me apelin për të ...
Më parë ka qenë anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokra...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Këshilltari i Komisi...
“Populli duhet të marrë në dorë fatet e vendit. Socialistët ...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këll...
Kryetari i ri i Bashkisë Kamës, Rakip Suli, nuk ka pritur gj...
“Basha do të përballet me prova të forta për përfshirje në p...
Ish kryetari i bashkisë Kamës, Xhelal Mziu ka reaguar hapjes...
Ka mbërritur në ambjentet e bashkisë së Kamzës kryebashkiaku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...