“Vetëm një i leshtë mendon që protesta nuk është e manipuluar”/ Spaho: Shqipëria drejt destabilizimit politik
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Nga Flamur Kuçi
-Një pedagog i imi thoshte gjithmonë; ?Situatave të komplikuara u duhen drejtuar pyetje të thjeshta?.
Këto kohë, një situatë e komplikuar politike në Shqipëri ka prodhuar zhgënjim, mungesë prespektive dhe dëshpërim. Në vënd të angazhimit të shoqërisë për ndryshimin e situatës, dëshpërimi ka prodhuar largim masiv të shqiptarëve jashtë vendit.
E kjo ia ka bërë më të lehtë situatën korrupsionit, ?status-quo?-së, krimit, pasigurisë, dhe sidomos asaj shtrese (që gabimisht e quajnë ?elitë?) e që sundon sot politikën, vendimarrjen dhe jetën publike. Kemi hyrë në një labirint vicioz, e për të shquar se nga duhet të nisë ndryshimi le të drejtojmë disa pyetje të thjeshta.
A është Rilindja legjitime, apo opozita ka të drejtë në kërkesat e saj? Lehtësisht dallohet që ka një pakënaqësi të përgjithshme nga qeverisja e rilindjes. Në qershor 2013 Rama në krye të rilindjes, në një model banalisht populist, do deklaronte; ?Detyra është imja, pushteti i juaji?. Gjatë këtyre 6 viteve edhe vetë socialistët kanë parë sa larg e kanë pushtetin. Nuk pretendoj të jem objektiv në bilancin e rilindjes por nuk mund të mohohet që prej 6 vitesh rilindja nuk performon, nuk prodhon mirëqënje, nuk prodhon siguri dhe as punësim, nuk stimulon investime, nuk zhvillon. Ajo prodhon vetëm propagandë, korrupsion dhe keq-qeverisje.
Nga ana tjetër po kaq lehtë dallohet që opozita nuk ka forcën për të bindur dhe për të dhënë shpresë për ndryshim. Opozita sot sundohet nga një përbërje (por që nuk krijon bashkim) mes PD-së; një forcë e marrë peng dhe e sunduar nga një kastë që po e atrofizon çdo ditë, LSI-së; një forcë që ka simbolizuar gjithmonë keqpërdorimin e pushtetit në bashkëqeverisje, dhe disa pseudo-partive të vogla që në dy mandatet e fundit nuk kanë as guximin të garojnë, por qëndrojnë parazite në listat e PD në kurriz të demokratëve të thjeshtë, duke shërbyer si mjet kërcënues i sundimtarit të PD si ndaj kritikëve ashtu dhe ndaj bashkëpunëtorëve te vet. Ndaj leximi im përqendrohet kryesisht mbi situatën në PD.
Kasta sunduese e PD pretendon që zgjedhjet e vitit 2017 nuk janë legjitime për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin. Por ajo nuk mori asnjëherë mundimin t?u shpjegojë shqiptarëve humbjet e njëpasnjëshme të zgjedhjeve nga ana e saj edhe para 2017. Madje nuk mori përsipër asnjëherë të shpjegojë arsyet se pse në 2013 por edhe më vonë kontriboi vetë përmes ?listave të zeza? në futjen e personazheve të krimit në politikë.
Kasta sunduese e PD pretendon që nuk ka garanci për zhvillimin e zgjedhjeve normale. Por asnjëherë nuk hodhi dritë mbi marrëveshjen kriminale dhe jo-politike të 18 Majit 2017 përmes së cilës kafshoi pushtetin për t?u pasuruar vetë dhe jo për t?u bërë garante e zgjedhjeve të shqiptarëve, duke bërë që të mos i besojë kush më as klithmës përbetuese të dëshpëruar të Bashës kur premton që nuk do gënjejë më dhe nuk do bëjë serish marrëveshje me Ramën.
Kasta sunduese e PD pretendon që rilindja po përqendron pushtetin në dorën e kryeministrit. Por nuk u shpjegon shqiptarëve se përse në 6 vitet e fundit ka abandonuar pothuajse çdo proces e reformë politike duke iu bërë urë interesave të pushtetit në këmbim të pazareve okulte në koncesione apo prokurime dhe duke ngrënë me bukë turpërimin që u bën Rama duke ua përmendur vazhdimisht në Parlament ?pjesën? që u le nga tepsia e pushtetit.
A e sjell kasta e PD ndryshmin apo ajo është pjesë e problemit? Sado që pakënaqësia popullore ndaj rilindjes është legjitime, PD nuk ndërton dot mbi këtë pakënaqësi. Fatkeqësisht, duke kuptuar edhe pafuqinë e saj, ajo thjesht është në kërkim të pazarit me pushtetin. Madje së bashku me pushtetin nuk kanë mënuar edhe të sinkronizojnë në zvarritjen dhe sabotimin e reformave të kërkuara nga partnerët ndërkombëtarë, pasi ndjejnë trysninë e proceseve dhe pasojave politike të tyre.
Për më tepër, me djegien e mandative, PD-së i reduktohen mundësitë për të bërë ndryshim. Madje, ky mund të rezultojë veprimi më fatal që mund të përcaktojë ekzistencën apo moskezistencën e saj në të ardhmen. Por ky nuk është shqetësimi i kastës sunduese të PD. Ky vendim i shërben kastës për të radikalizuar qëndrimet dhe për të neutralizuar kritikën ndaj sundimtarit. Madje kasta ka bërë ?besnikërinë? kartë të gjykimit moral, ka identifikuar ?tradhëtarët? që nuk pranuan të dorëzojnë mandatet, dhe gjasmë edhe i ka përjashtuar (çuditërisht jo të gjithë, megjithëse pretendon gjasmë mbajtjen e një standarti). Sundimtari Basha dhe kasta nuk dhanë kurrë shpjegime mbi kriteret që prodhuan këto lista dhe këto kandidatë, dhe kuptohet, që kur mandatet shiten, nuk mund të pretendohet më besnikëri. Disa nga pjestarët në këto lista, kasta e PD i përdori për të sulmuar kritikët ndaj Bashës, ndërsa tani po kërkon ndëshkimin e tyre si ?tradhëtarë? dhe besnikërinë e të tjerëve, sërish duke i bishtnuar përgjegjësisë për këtë produkt turpërues.
Kjo kastë nuk sjell ndryshim, as nuk kërkon të sjellë ndryshim. Ajo është aty për ta sunduar PD-në dhe jo për ta udhëhequr. Ajo nuk është aty për të përfaqësuar, por për të përdorur mbështetësit si mburojë ndaj çdo procesi që do i kërcënonte trashëgiminë politike. Madje, për këtë gjë nuk përton as të armiqësojë PD-në me miqtë e vet tradicionalë ndërkombëtarë. Kasta e PD nuk e kërcënon pushtetin, përkundrazi, bën tokë të djegur për një protestë reale mbarëpopullore ndaj rilindjes. Në këmbim, kërkon pazarin e radhës nga tepsia e pushtetit. Për këtë shkak, Rama dhe rilindja nuk kanë sesi të ndjehen të kërcënuar në pushtetin e tyre, ndaj janë tejet komod me situatën ku e ka katandisur PD-në kasta sunduese e saj.
A duhet pritur ndryshimi nga forca të reja? Lejtmotivi i pseudo-protestave (për të cilat Bashka u kujtua vetëm pas 6 vitesh) është ?Rama ik?. Në fakt, duhet thënë që kasta e PD i ka thënë ?ik? vetëm mbështetësve të vet duke i rudhur me të paktën 100.000 vota në çdo palë zgjedhje. Nga ana tjetër, përpjekja për të krijuar parti të reja apo për të importuar levizje të vjetra është rruga e shkurtër dhe pa krye, por që nisjen e ka tek pazari me pushtetin. Në themel, përpjekjet për parti të reja nënvizojnë dështimin e përpjekjeve për të reformuar partitë ekzistuese, ndaj nuk janë as interesante as të mënçura. Ramës nuk i thuhet ik duke krijuar parti të tjera, por duke luftuar me durim për reformimin e PD. Ramën dhe rilindjen e mban në pushtet degradimi i PD nga kasta sunduese dhe braktisja e PD nga ata që synim kanë veç një fetë të pushtetit. Rama ikën, por ai ikën vetëm pasi të kenë ikur kasta sunduese e PD që e mban atë në pushtet duke zhbërë PD-në reale. Ndaj kush uron që Rama të rrëzohet nga pushteti duhet të bëjë përpjekjet për të çliruar PD-në nga ata që e kanë marrë peng. Sa më parë të çlirohet PD nga kasta që i siguron Bashës sundimin, aq më pranë është largimi i Ramës nga pushteti.
Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka ka folur rreth krizës pol...
Pak ditë më parë, Parlamenti holandez i kërkoi Komisionit Ev...
Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë filt...
Kreu i forcës së re politike, Bindja Demokratike, Astrit Pat...
Astrit Patozi, ka sqaruar qytetarët sot në lidhje me krijimi...
Kreu i Partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi ka prefer...
Astrit Patozi, ka thyer heshtjen për mediat sot në lidhje me...
Gazetari Nikoll Lesi paralajmëron se protesta e 11 majit, nu...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 28-vjeçari, i cil...
Prokurorja e shkarkuar Rovena Gashi paraqiti një kërkesë të ...
Pas dorëheqjes së liderit historik të demokratëve, Sali Beri...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku së shpejti...
Sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha, edhe pse nuk ka zgjedhje...
Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me su...
Katër të arrestuarit për grabitjen e Rinasit, kanë dalë sot ...
Revista e njohur Billboard së fundmi ka bërë një shkrim të v...
KQZ u ka dhënë sot mandatin e deputetit, tre kandidatëve ng...
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, pas firmosjes së ko...
Sot opozita ka një forcë të re politike, që quhet Bindja Dem...
Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë, është përballuar vitin...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...