web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arta Marku me "shpatë në dorë"/ Elisabeta Imeraj zbardh abuzimet

23 Prill 2019, 09:37, Aktualitet CNA

Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë, është përballuar vitin që shkoi me një sërë ndryshimesh.

Fillimisht u lëvizën drejtuesit, por pati dhe prokurorë që ranë në Vetting.

Në fund të Dhjetorit të vitit 2017, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku largoi nga drejtimi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fushën. Në vend të tij Marku, komandoi prokurorin Dritan Rreshka.

Me 31 Korrik 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimi shkarkoi prokurorin Dritan Rreshka, pasi konstatoi probleme me pasurinë e tij.

Me 1 Gusht 2018, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, komandoi Elisabeta Imerajn në krye të Prokurorisë së Tiranës.

E komanduar Imeraj vijon të qëndrojnë në krye të Prokurorisë më të madhe në vend, prej rreth 9 muajsh.

Në analizën vjetore, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme doli me “shpatë në dorë” kundër prokurorëve.

Pasi, sipas saj rezultojnë dukshëm, hetime pa cilësi, sporadike të paorganizuara dhe me mungesë vizioni për t?u fokusuar në prioritetet që ka patur dhe ka prokuroria në luftën kundër krimit.

Po në të njëjtën analizë, Marku, i tërhoqi vëmendjen Imerajt për të mos iu përgjigjur me deklarata politikës.

Reagimi i Markut erdhi pas kundërpërgjigjes së Prokurorisë ndaj kreut të PD -së Lulzim Basha, në lidhje me hetimet për lobimet në ofshore.

“Prokuroria nuk mund dhe nuk duhet ti përgjigjet me deklarata çdo ngacmimi që vjen nga politika. Përgjigja e duhur është nëpërmjet ushtrimit të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, zgjidhjes së çështjes në kohë të arsyeshme dhe me profesionalizëm. Ushtroni funksionet tuaj në pavarësi të plotë larg çdo ndikimi, por duke krijuar praktikat tuaja që janë të njëjta në raste të ngjashme”, tha gjatë analizës Marku.

Imeraj nuk ka pasur një kundërpërgjigje për këtë ktitikë të Markut, por ka vijuar me raportimin vjetor 2018.

Abuzimi i oficerëve të Policisë gjyqësore

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, duke nënvizuar të metat,  ka hedhur dritë mbi mënyrën se ai është punuar në Prokurorinë që ajo drejton.

Sipas Imerajt, një ndër shkaqet kryesore të vonesave në kryerjen e veprimeve hetimore të shpejta si edhe me cilësinë e hetimit, vjen nga lëvizja e oficerëve të policisë gjyqësore.

“Nevoja e një trajnimi për oficerët e policisë gjyqësore lidhur me respektimin nga ana e tyre të normave procedural. ( Kjo bëhet e rëndësishme sidomos në veprimet hetimore që kryhen kryesisht në momentin e pare, veprime me iniciativë, dhe në kuadrin e ndryshimeve të ndodhura në Kodi e Procedurës Penale)”, shkruan Imeraj në analizën vjetore.

Më tej Imeraj ka lëshuar alarmin për abuzim nga oficerët e Policisë Gjyqësore.

” Nevoja për konsultim me prokurorin në rastet e ndalimeve konform nenit 253 të K.Pr.Penale dhe rastet e arrestimeve në flagrancë ku dukshëm nga oficeri i policisë gjyqësore abuzohet me këtë kompetencë që ligji ia ka dhënë policisë.

Numri i madh i dosjeve të referuara nga policia gjyqësore të cilat përfundojnë me vendimin e mosfillimit të prokurorit, me shkakun se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, ndërkohë që nga ana e oficerit që referon çështjen kanë qenë të gjitha mundësitë për vlerësimin më të drejtë të çështjes”, analizon më tej Imeraj, në raportin e vitit 2018.

Imeraj më tej është ndalur tek cilësia e referimeve të veprës penale të ?Pastrimit të produkteve të veprës penale?, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Sipas saj, në dosjen që referohet në Prokurori nuk ka asnjë akt provues, përjashtuar informacionit për referimin e veprës penale dhe nga ana e oficerëve nuk kryhet asnjë verifikim tjetër i nevojshëm për regjistrimin e veprës penale nga Prokuroria.

“E njëjta problematikë konstatohet edhe në rastet e informacioneve të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, të cilat informojnë vetëm transaksione të dyshimta pa asnjë dyshim për aktivitet kriminal të mundshëm.

Të gjithë oficerët e policisë gjyqësore duhet të jenë të kujdesshëm në marrjen e adresave sa më të sakta si të personave që pyeten si deklarues po ashtu dhe të atyre që pyeten nën hetim, pasi pasaktësia e adresave shkakton problematikë gjatë fazës së hetimit, gjykimit por vecanërisht ekzekutimit të vendimeve penale”, shkruan më tej në raport Imeraj.

Të metat e prokurorëve

Në analizën vjetore 2018, drejtuesja e Prokurorisë është ndalur edhe tek të metat e prokurorëve.

Ndaj ajo ka apeluar që prokurorët  në ushtrimin e ndjekjes penale në hetim dhe gjykim, duhet të tregojnë kujdesin maksimal në drejtim të përpilimit dhe arsyetimit të akteve përfundimtare të cilat duhet të jenë të argumentuara edhe me arsyetimin e nevojshëm mbi bazën e provave të administruara dhe kërkesat e ligjit dhe të forcojnë kontrollin për sa i takon strukturave të shërbimeve të policisë gjyqësore.

“Prokurorët duhet të tregojnë vëmendje dhe akoma më tepër përkushtim në hetimin e veprave penale të kryera në detyrë, të cilat janë sensitive në sytë e publikut, ku dhe goditja e tyre ka efikasitetin më të madh në parandalimin e kriminalitetit.

Duhet të rritet funksioni drejtues dhe kontrollues i prokurorit ndaj policisë gjyqësore, në seksionin dhe shërbimet e policisë gjyqësore. Një rëndësi e posaçme duhet ti kushtohet hetimit të veprave penale që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

Gjithashtu do të vazhdojmë të tregojmë kujdesin e duhur në ruajtjen e figurës së pastër për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, respektimin prej tyre të normave të etikës dhe të sjelljes së denjë në publik”, shkruan ndër të tjera Imeraj në raportin vjetor 2018.

Imeraj “shkund” Prokurorinë

111 procedime penale, janë pezulluar më herët, pra në kohën kur Prokuroria drejtohej nga Petrit Fusha apo edhe nga Dritan Rreshka, iu është shkundur pluhuri.

Nuk dihet se çfarë kanë objekt hetimi këto dosje, por duket se Imeraj, e ka nisur me themel punën në këtë prokurori.

“Në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore, i është kushtuar një vëmendje e veçantë analizës së dosjeve të pezulluara, me qëllim që të kryheshin veprime të tjera hetimore për zbulimin e autorëve të veprave penale.

Për rrjedhojë, këtë viti janë rifilluar hetimet në 111 proçedime penale, prej të cilëve 26 proçedime janë dërguar për gjykim me 26 të pandehur.

Në 19 raste është vendosur pushimi i çështjes dhe në 40 raste hetimet janë pezulluar përsëri. Në hetim ndodhen ende 19 proçedime penale me 1 person në hetim në gjendje të lirë”, ka raportuar Imeraj./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga