Protestuesit e larguan nga protesta/ Zmbrapset Shehaj
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Sot opozita ka një forcë të re politike, që quhet Bindja Demokratike, e cila është një ide dhe jo një provë. Është një projekt i ri politik, i cili i atashohet opozitës, e cila e përçarë këtu e prej gjashtë vitesh përpiqet të gjejë veten e saj, pas aventurave politike dhe dështimeve spektakolare të Lulzim Bashës.
Në gjashtë vite të gjithë janë të lodhur me Lulin. Veprimet e Bashës, sjellja e tij politike, paaftësia për të drejtuar partinë si një lider i vërtetë, e kanë bërë PD-në edhe më të dobët dhe fatkeqësisht ka ngelur në udhëkryq nga aventurat e Lul kryetarit, i vetmi ndoshta kryetari i ngrirë në botë.
Faktet le t?i rendisim më poshtë, për të cilat ka qënë gjithmonë dakort dhe i ka pranuar publikisht edhe lideri historik Sali Berisha, i pranon çdo drejtues i PD-së, militant apo anëtarë i thjeshtë i saj.
I pranojnë intelektualët, qytetarët e thjeshtë, se PD-ja është më e dobët se kurrë ndonjëherë nën drejtimin e Lulzim Bashës.
Por, le t?i rendisim faktet një e nga një.
Në vitin 2013, në një garë të pabarabartë dhe të kontrolluar nga doktori, Luli u zgjodh kryetar i një partie me 680 mijë vota.
Në katër vite në 2017-ën, në një koalicion të gjerë mori vetëm 450 mijë vota. Pra, i hoqi 1/3 rrugës partisë.
Sapo u zgjodh kryetar, filloi fushatën e spastrimeve në PD. Mblodhi rreth vetes një tufë servilash të paaftë dhe nuk mundi kurrë të organizonte partinë në bazë.
Edhe sot, nuk e ka përfunduar projektin e filluar para gjashtë vitesh. Ka ende degë me kryetar të emëruar dhe jo të zgjedhur nga baza.
Pasi dëboi kë mundi, në prag të zgjedhjeve të 2017-ës u fut në çadër dhe i tradhëtoi militantët, në një marrëveshje sekrete me Edi Ramën, e cila përfundoi me gjyqin e fituar prej vjehrrit të tij, ku mori 16 milion euro për një pallat të ndërtuar në breg të detit në Vlorë.
Heshtja dhe bashkëpunimi me krimin elektoral me Edi Ramën, duke u kthyer në zgjedhjet e 2017-ës në rival të LSI-së sollën jo pak pasoja.
Në një listë kandidatësh për deputetë, e mbushur me kërriça dhe gomerë që po rezultojnë të pafundëm, dhanë jo pak pasoja.
Krijoi një elitë të paaftë, duke vlerësuar thjeshtë dhe vetëm servilizmin apo rekomandimet e familjes. Shkatërroi strukturën elektorale të Partisë Demokratike, duke e kthyer në parti vetëm të rrjeteve sociale.
PD-ja pas humbjes, nuk pati alternativë dhe konkurencë. Vetëngrirja e kryetarit thelloi përçarjen e saj, duke filluar një valë të re largimesh dhe spastrimesh në bazë, deri në qendër.
Në riorganizimin e dytë, nuk pati garë në bazë, në struktura mungoi zgjedhja dhe në 90% të rasteve pati emërim, duke vrarë sërish shansin për t?u bashkuar dhe riorganizuar.
Gjithçka shkoi sërish në funksion të interesave të Lulit, që nuk u bë dot kurrë lider i PD-së.
Basha u kthye në një kryetar të pabesueshëm dhe nuk u bë kurrë një alternativë. Këtë fakt e treguan studentët me protestën e tyre, kur refuzuan mbshtetjen e opozitës.
Më tej, marria e Lulit çoi deri në djegien e mandateve të deputetëve dhe tashmë ka ngelur i vetëm, i izoluar nga ndërkombëtarët dhe i papranuar nga partitë simotra europiane.
Gjithçka bëri Luli në këto gjashtë vite ishin rreth 30% vota më pak, dhe rreth 35% vota më pak në vitin 2017. Janë edhe rreth 30% të humbura rrugës pas kalamanlleqëve, idiotësive, gabimeve dhe paaftësive në veprime që nga Muli tek Luli.
Pra, me shumë gjasa me një palë zgjedhje të reja, do ketë më pak vota se në 2017-ën, sepse ende sot nuk ka një alternativë, por ka vetëm përçarje, largime dhe përplasje të pavlera, pa folur më tej për një kryesi ku shumica janë të dështuarit e 2017-ës dhe të pavlerët e vetë Lulzim Bashës, që as në lista nuk i vendosi dy vite më parë.
Luli mund të ikë doktor, por PD-ja duhet të ngelet. Jo pa nam dhe pa nishan, siç e ka projektuar Basha për interesat e tij dhe të familjarëve të tij. E në rast se do të vazhdojë edhe pak kështu siç e ka nisur vështirë se do të ketë kthim pas. Luli e ka përçarë PD-në dhe sot ka lindur një forcë e re, që duket të ketë brenda shumë nga njerëzit më me vlera që ka pasur ajo forcë politike.
Prandaj është koha për t?u rikthyer doktor, ndryshe show i vazhdueshëm dhe tallavaja politike e Lulit do të sjellë shumë pasoja. Të parat do ti shohim në zgjedhjet lokale dhe kusurin në parlamentare, qofshin këto edhe të parakohshme.
Basha me kunatin dhe Mona me Ilirin, të jesh i bindur Doktor, se janë po aq të urryer nga shqiptarët sa edhe vetë Edi Rama./ CNA.al
Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë, është përballuar vitin...
Ambasador i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt ka zhvilluar n...
Shqipëria do të ketë prej sot një parti opozitare më shumë.B...
Një ditë më parë, një 25 vjeçare ka humbur jetën, në spitali...
Dita e shumëpritur ku këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqë...
Gjykata për Krime të Rënda shtyu sërish seancën ndaj Klement...
Bindja Demokratike është ide, nuk është pronë, as biznes apo...
Kryeministri Rama ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes...
Gazetari Bledian Koka ka komentuar situatën politike në vend...
Me rastin e ditës botërore të librit sot duhet te dime se le...
Pas partive të tjera aleate, edhe Lëvizja Socialiste për Int...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononci...
WhatsApp është një nga aplikacionet më të përdorura të mesaz...
Vetëm disa javë më parë këngëtarja shqiptare Gresa Behluli k...
Fundjava e parë e festivalit “Coachella” , e cila filloi të ...
Ish-miss-i shqiptar Almeda Abazi është në ditët e fundit të ...
Forca e re politike në vend, Bindja Demokratike, e drejtuar ...
Vetëm 2 vjet më parë nëna e Louis, Johannah Deakin, vdiq pas...
Pavarësisht se rreziku për ndonjë fatkeqësi është i ulët, ta...
Me shumë mundësi disa prej tyre i keni në gardërobë, kështu ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...