web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emrat e socialistëve/ Zbulohen kandidatët për kryebashkiakë

12 Mars 2019, 17:22, Aktualitet CNA

Ndërkohë që edhe rreth tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale, duket se Partia Socialiste pavarësisht situatës politike në vend, ka ?ndezur motorët? për garën për drejtimin e Bashkive.

Disa media kanë filluar të publikojnë lista sipas interesave të tyre, pra pronarëve që shpresojnë që duke suportuar individë të caktuar nesër të kërkojnë benefite nga kryebashkiakët. Burime zyrtarë nga PS thanë  për CNA.al se PS-ja ka gati listën me kandidatët për bashkitë kryesore  në vend, disa prej tyre kanë filluar fushatën dhe kanë pasur konfirmimin prej kohësh, ndërkohë ka ngelur vetëm formaliteti zyrtar. Disa bashki kanë ende pikëpyetje kjo për shkak jo vetëm të lobimeve, por të llogarive që socialistët po bëjnë për të siguruar fitoren.

CNA.al edhe më parë ka publikuar informacione për garën brenda socialistëve dhe zgjedhjet lokale të qershorit, si dhe pretendentët kryesorë, sot po sjellim listën me bashkitë dhe kandidatët kryesorë të PS.

Mësohet se në Tiranë do të rikandidojë për një mandat të dytë, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj. Emrat e tjerë shpesh të servirura nga selia socialiste, kanë qenë teste për të pasur edhe disa figura të tjera në lojën politike.

Në Durrës emri i Vangjush Dakos është i padiskutueshëm për Edi Ramën, vetëm një marrveshje midis të dyve dhe tërheqje e Gjushit mund të fuste në garë Ardian Çelën. Por Dako duket i palëkundur dhe Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë ndaj tij.

Gjithashtu edhe në Korçë, PS-ja ka vendosur t?i besojë një tjetër rikandidim kryebashkiakut Sotiraq Filo, ky i fundit i mbështetur fort nga ish-zv/kryeministri Niko Peleshi. Filo kandidon për herë të tretë, por një prej mandateve e pati më pak se dy vjet, pasi zëvendësoi paraardhësin e tij Peleshi.

Në Fier, Rama ka vendosur rikandidimin e kryebashkiakut aktual Armand Subashi, i cili shkatërroi me një rezultat dërmues katër vite më parë Enkelejd Alibeajn.

Në Vlorë dhe Himarë, socialistët kanë vendosur t?ju besojnë sërish kryebashkiakëve aktualë, përkatësisht Dritan Leli, dhe Jorgo Goro, shkruan Panorama, ndërsa CNA.al nga burimet e saj ka siguruar informacion se Leli dhe Goro ende nuk kanë marrë konfirmim nga PS. Leli pak kohë më parë ka qenë në diskutim dhe shpesh i kontestuar, pasi Bashkia nuk ka qenë në ritmet e kërkuara nga qeveria dhe shumë projekte janë zvaritur.

Në Elbasan, Rama nuk do t?i besojë një tjetër mandat kryebashkiakut aktual, por nën siglën e PS-së, do të kandidojë Gledian Llatja pasi e ka bekur Qazim Sejdini .

Në Shkodër, një emër mjaft i përfolur është ish-zv/kryeministrja Senida Mesi, por një emër tjetër pritet të jetë në garë. Socialistët po përpiqen të jenë të kujdesshëm, për Mesin ka rezerva dhe nuk bind se mund tju japë socialistëve Bashkinë e Shkodrës.

Në Kamëz kandidon biznesmeni Rakip Suli i cili pritet të ketë një beteje të fortë pasi kërkon të përmbysë bastionin e PD. Kamza pritet të ketë një përlasje të fortë. Suli kërkon të ndalë revanshin e Xhelal Mziut, që ende asnjë socialist nuk ka mundur ta mposhtë.

Në Kukës kandidon Safet Gjici, presidenti i klubit sportiv të ?Kukësit? që Rama e deklaroi fitues nga parlamenti. Nuk ka më asnjë diskutim për emrin e tij. Gjici ka filluar fushatën dhe ai kandidon për herë të dytë si kryebashkiak, 4 vite më parë kandidoi për socialistët në Kamëz ku u mund nga Xhelal Mziu. Por Kukësi si bastion i demokratëve duket të jetë një shans për Gjicin, kjo jo për shkak të mbështetjes të socialistëve, por për shkak të përçarjes të PD-së dhe avantazhit që ka Gjici duke pasur mbështetje tifozët dhe ekipit të futbollit me të cilin ka shkruar historinë.

Ilir Xhakolli, deputet nga radhët e Partisë Socialiste, del si kandidaturë për kryetar bashkie në Pogradec. Xhakolli është një emër me peshë tek pogradecarët dhe pritet që ta kthejë këtë bashki në drejtimin e socialistëve, të cilët e humbën pasi ja lanë zonë të lirë LSI-së, e cila u mund nga demokratët.

Në Gjirokastër, kandidat i PS-së për kryetar Bashkie mund të jetë Flamur Golemi i cili duket të jetë kandidati kryesor.

Në Berat kandidati kryesor është ish- Zv/ ministri i Arsimit dhe Sportit Ervin Demo, i cili u largua pasi u kap me plagjaturë. Për post në qeveri plagjatura ishte kosto, për kandidat si kryebashkiak duket se nuk të pengon.

Në Lezhë, vetë Rama ka konfirmuar Pjerin Ndreun, si kandidat për kryebashkiak. Ky i fundit prej kohësh ka filluar fushatën e tij elektortale dhe shpesh shpall fitoren.

Në Mirditë, Ndrec Dedaj ish polici i Ramës në Bashkinë e Tiranës është kandidati i socialistëve. .

Kastriot Gurra po ashtu duket se ka fituar rikandidimin për  Bashkinë e Librazhdit ku mbështetet fort nga Taulant Balla.

Tërmet Peçi, në Tepelenë nuk ka mëdyshje për rikandidim. Piktura e Ramës që bën kosh në palestrën e shkollës së qytetit i ka dhënë jo pak pikë tek kryeministri.

Në Kavajë, kandidon mjeku i njohur Arben Rugia, aktualisht drejtori i maternitetit ‘Koço Glozheni? në Tiranë. Socialistët pritet të kenë një betejë të fortë në bastionin historik të demokratëve që e thyen me Elvis Rroshin, icili më pas doli i dënuar në Itali.

Në Maliq kërkon kandidimin për herë të 6-të Gëzim Topçiu, por në garë janë edhe Arjan Jaupllari dhe Florenc Tabaku. Katër vite më parë Topciu nuk preferohej nga Rama, sërish ka zëra të tillë mes PS në qendër, por mbështetja që Topciu ka në elektorat dhe frika se mund të prishë punë po të mos jetë vetë në garë, i ka stepur drejtuesit e qarkut dhe vetë kryeministrin për ta larguar.

Në Divjakë Fredi Kokoneshi, ngelet i preferuari i socialistëve dhe zv/kryeministrit Erjon Braçe.

Në Sarandë, socialistët kanë larguar nga lista kryebashkiaken aktuale Floriana Koka dhe duken të pavendosur për Alket Hysenin, emri i biznesmenit Niko Caci është një nga më të fortët në garë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga