Nard Ndoka e thotë copë/ Rama përdor Bashën
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka komentuar...
Partia Demokratike e Korçës thotë se anulimi i ndërtimit të TEC-it është fitore e një beteje të nisur nga mijëra qytetarë, që u injoruan dhe shpërfillën nga treshja Rama-Peleshi-Filo.
Për të argumentuar këtë deklaratë, anëtarja e kryesisë së PD-së, Korçës, Lediana Alolli ka publikuar dokumentin me firmën e Kryetarit të Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, i cili, miratoi vendin e depozitimit të mbetjeve nga TEC-i.
“Dega lokale e PD të Korçës shpreh mirënjohje dhe konsideratë të thellë për çdo qytetar, intelektual, ambientalist, përfaqësues të shoqërisë civile dhe çdo individ, të cilët zgjodhën të refuzojnë dhe kundërshtojnë pa asnjë kompromis, ndërtimin e TEC-it, simbolit të korrupsionit të pamatë të qeverisjes qëndrore dhe lokale.
Ideatorët, lobuesit, mbështetësit dhe përfituesit direkt të projektit, që do të shkatërronte çdo perspektivë zhvillimi të Korçës, nga ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, deri tek ekzekutori i verbër Sotiraq Filo, ditët e fundit, kanë bërë një hap pas, duke tentuar t?u mbushin mendjen korçarëve se ata, pikërisht ata, janë kundër ndërtimit të TEC-it”, ka thënë Alolli.
Sipas saj, pas firmës së Niko Peleshit, që i mundësoi kompanisë investitore, statusin e investitorit strategjik, kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, ushtari i zellshëm që nuk di të thotë jo, firmosi lejen për venddepozitimin e mbetjeve, që do të gjeneroheshin nga vënia në funksion e TEC-it.
“Partia Demokratike e Korçës ka siguruar dhe po bën publik dokumentin e datës 11 shtator 2018, ku thuhet qartë se, venddepozitimi i mbetjeve inerte është përcaktuar të jetë fusha e vjetër e mbetjeve ndërsa mbetjet e tjera do t’i dorëzohen kompanisë kontraktore të bashkisë.
Ky dokument i sigluar me firmë abuzimi dhe vulosur me vulë turpi, është fytyra e vërtetë e Sotiraq Filos, i cili jo vetëm e ka mbështetur projektin “de facto”, por edhe “de jure” me vendimmarrjen e tij, duke i hapur rrugë ndërtimit të TEC-it, pa pyetur dhe dëgjuar askënd, veç urdhërdhënësve të tij”, ka shtuar më tej ajo.
Pjesë nga deklarata e anëtares e kryesisë së PD, Korçë, Lediana Alolli.
Çfarë do t?u thotë tani Sotiraq Filo qytetarëve të Korçës të cilët edhe një herë i tradhtoi dhe i goditi pas shpine?
A do të ketë guxim ky kampion i korrupsionit të Rilindjes të justifikojë firmën dhe vulën në një dokument që prodhon pasoja juridike me deklarata rrjetesh sociale dhe hartimesh të çartura?
Si ka mundësi që edhe pse investitori ende nuk e kishte marrë lejen nga Ministria e Mjedisit dhe Energjitikës, Sotiraq Filo miraton lejen për caktimin e vendit ku do të grumbullonte TEC-i mbetjet?
Çfarë e bëri kaq të sigurt kreun e bashkisë që jo vetëm të jepte çdo leje të mundshme për investitorin, por dhe të ndikonte që kompania, me shantazh të pashembullt në një shtet ligjor, t?u rrëmbente tokën 50 familjeve të fshatit Barç?
Përgjigjia është e qartë, për çdo qytetar.
Çfarëdo që të përpiqet të mohojë dhe fshehë Sotiraq Filo që firmos natën lejen për TEC-in dhe qan ditën para kamerave, që të zhbëjë atë për të cilën u investua, bashkë me Peleshin.
Nëse TEC-i nuk do të ndërtohet, kjo nuk është as merita jote, as e Peleshit, as e Klosit dhe të tjerëve, por është fitore e një beteje të nisur dhe finalizuar nga mijëra qytetarë, edhe votues të tu, që i injorove dhe shpërfille, derisa karrikja ku je ulur t?u drodh dhe shkund nga zemërimi dhe revolta që mund të përmbysë edhe botën dhe, padiskutim, edhe ty.
Kjo është e vetmja e vërtetë që qytetarët e Korçës ta përplasën në fytyrë, si një leksion të shkëlqyer të qëndresës dhe dashurisë për Korçën dhe për të cilën ti duhet të mbash përgjegjësi, edhe penale./CNA.al
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka komentuar...
Sipas një grupi psikologësh që kanë studiuar prej kohësh mar...
VirgjëreshaVirgjëresha duhet monitoruar në çdo moment. Ajo k...
Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e Çe...
ShigjetariShigjetari është shenja më naive e zodiakut, aq të...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka thirrur edhe 14 kandidatë ...
Shpirti binjak shëruesKjo lidhje do të japë një mësim. Ky nj...
Të gjithë duan të jetojnë në një shtëpi të rehatshme. Pjesë ...
Në vijim të turit të tij të takimeve në rrethe, kreu i Parti...
A mund të të ndihmoj me këtëBurrave u pëlqen shumë që të ndj...
Pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet, një tjetër ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, i ka dh...
Dashuria e pamundurNjë grua e tillë mund të mos jetë e dësh...
Sipas ish-ministrit të Brendshëm teknik, Dritan Demiraj e ve...
Një tjetër aksident është shënuar mesditën e sotme në afërsi...
Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Pi...
Të lagësh pak flokët para se të vendosësh shamponShumë gra b...
DobësiKur arterite ngushtohen nëpër trup kalon më pak gjak s...
Partia Socialiste ka zhvilluar sot një tryezë me partitë ale...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha mbrëm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...