web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Xhovani SHYTI/ Kurbanët e Presidentit për “Mamuthin e korrupsionit”

1 Shkurt 2019, 17:45, Aktualitet CNA

Në seancën plenare të të Enjtes , me  shtatëdhjetë e shtatë vota kundër, Parlamenti ka rrëzuar kandidaturën e  Bahri Shaqirit, të propozuar nga presidentit Ilir Meta për të qenë në postin drejtues të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Rrëzimi vjen pasi dy ditë më pare, të Martën, përfaqësuesit socialist në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, vendimuan të njejtë gjë, ndërkohë që pro kandidaturës së Shaqirit  votuan vetëm dy përfaqësuesit e LSI-së, Edmond Haxhinasto dhe Përparim Spahiu. Deputetët përfaqësues të PD-së nuk ishin të pranishëm në këtë akt gjë e parendësishme kjo për të vendosur rreth fatit të Shaqirit.

Motivin e votës kundër socialistët e motivuan me mospasjen e eksperiencës së ish drejtuesit të lartë të Shërbimit Sekret në fushën financiare. Një kriter ligjor ky i domosdoshëm për të mbajtur mandatin shtatë vjeçar në institucionin e kontrollit të financave  gjithëvendore.

Vota jo e komisionerëve socialist ishte parathënia e vendimit që do të pasonte rezultatin e kartonave pro dhe kunder në seancën parlamentare të të Enjtes nga që, me rrëzimin në Komision shpresa e Bahri Shaqirit, kandidaturës presidencialet për kreun e KLSH-së ishte vendosur. Sikurse ishte parathënë edhe thellimi i karshillëkut të socialistëve të Ramës ndaj propozimeve të bëra prej presidentit të Republikës Ilir Meta.

Pasi Bahri Shaqiri është e dyta kandidaturë e Ilir Metës e refuzuar për të qenë drejtues i KLSH. Para tij ishte Vitore Tusha e refuzuara për shkak të qënies kandidaturë garuese për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), ku edhe u zgjodh.

Ajo që bie në sy në ?dyluftimin? President-PS (alias Rama ?Meta), është fakti i dukshëm se në të dyja rastet Ilir Meta ka luajtur me dy kandidatura të cilat nuk kanë patur asnjë shans për tu konfirmuar. Juristja Tusha, që midis KLSH dhe KED do zgjidhte këtë të fundit, që ishte pjesë e profesionit të saj, dhe Bahri Shaqiri, që duke mos patur asnjë lidhje profesionale me KLSH e kishte të sigurt moszgjedhjen. Po atëherë? Përse duke qenë i sigurt për skualifikimin Ilir Meta i bëri kurban dy të lartpërmendurit?

Përgjigjen e gjen tek lista prej tridhjetë e katër kandidatësh që kanë paraqitur kërkesë për të qenë drejtues të KLSH, midis të cilëve spikat edhe emri i deputetit socialist Anastas Angjeli, i njohur edhe si ?Mamuthi i korrupsionit. Nofkë kjo e vendosur nga ish kryeministri Sali Berisha në kohën kur Angjeli shërbente si ministër i Ekonomisë.

Berisha, atëherë në opozitë të fortë me socialistët e Nanos, e pagëzoi Cac Angjelin me nofkën ?Mamuthi i korrupsionit? për shkak të privatizimeve shumë të përfolura që ky i bëri aseteve shtetërore.

Pas një tulatjeje dhe dështimit për të rimarë ndonjë post ministerial në dy kabinetet Rama ( thuhet për mospasje besimi nga Kryeministri),  Cac ?Mamuthi? ka vendosur të garojë për të zenë kreun e KLSH-së i bindur se do t?ja dalë, jo sepse mban tre tituj shkencor ?Akademik?,?Profesor? dhe ?Doktor?, marrja e të cilëve në Shqipëri është më e thjeshtë se të shesës banane, por për dy arsye shumë më madhore.

Së pasi, sepse është pjesë integrale e socialistëve ?rilindas? dhe sepse është miku i hershëm i Ilir Metës. Dy arsye këto që me shpalljen e kandidaturave pretendente për  kreun e KLSH janë përfolur edhe nga media.

Hipja me patjetër e Anastas Angjelit ?Mamuthit të korrupsionit? në postin që mbante  Bujar Leskaj është qëllimi i gjithsaje po luhet midis rilindasve të Ramës dhe presidencës së Metës. Pjesa tjetër është thjesht mjet për të arritur me sa më shumë lezet objektivin.

Në këtë lojë mjeshtrash politik, që bëjnë sikur zbatojnë konkurimin,  Vitore Tusha edhe Bahri Shaqiri janë dy kurbanët presidencial të sakrifikuar për të ribërë edhe njëherë nuse me lezet  ?Mamuthin e korrupsionit? , të preferuar si prej ?kryerilindasit? Edi Rama edhe prej ish socialistit të vjetër- lësëist Ilir Meta, mikut të paoksidueshëm të Cac Angjelit.  

 





Lajmet e fundit nga