Rama në Poloni: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i BP në BE, procese që përforcojnë njëri-tjetrin
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferenc...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferenc...
Kur ka mbetur dhe një javë nga skadimi i afatit për garën e SPAK, ende nuk është plotësuar numri i kandidatëve për këtë strukturë.
Sipas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, deri më tani kanë aplikuar Klodian Braho, Besnik Muçi, Anton Martini, Eneid Nakuçi, Doloreza Musabelliu, Edvin Kondili, Vladimir Mara, Dritan Premçi, Arben Kraja, Eugen Beci dhe Shkëlzen Cena.
CNA.al, ashtu siç ka raportuar për subjektet që kalojnë në Vetting, do të kalojë në filtër dhe kandidatët për SPAK-un.
Disa prej kandidatëve për SPAK, tashmë e kanë kaluar Vettingun. Një nga ta është edhe prokurori Krimeve të Rënda Besnik Muçi, i cili njëherësh është edhe anëtar i KLP ?së.
Kujtojmë se Muçi pak kohë më parë tentoi të ulej në karrigen e Adriatik Llallës, por u skualifikua, për mosplotësim të vjetërsisë 15 vjeçare në radhët e prokurorëve. Por, tashmë që lakohet edhe Arta Marku si kandidate për Prokuror të Përgjithshëm, Muçi duket se ka hequr dorë nga ambicja për këtë post. Kjo dorëheqje vjen pas miqësisë që ka me Markun. Të paktën kështu është përfolur në media.
Gjatë kohës që prokurori shfaqi ambicien për të drejtuar organin e akuzës, në media u lakua edhe për pasurinë e tij.
Nga pasuria që ka deklaruar Muçi qëndron në rangun e një biznesmeni të një agjencie imobiliare.
Sipas mediave në vitin 2003, Muçi deklaronte një pagë vjetore prej 772 mijë lekësh si prokuror i Tiranës. Ndërsa 4 vite më pas ai kishte deklaruar në ILDKPI dhe pronat e tij, të cilat janë një shtëpi banimi prej 57 metrash katrorë, 400 metra tokë truall në Pogradec marrë nga shteti dhe 200 metra të tjerë tokë bujqësore përfituar nga ligji 7501 po në Pogradec.
Në vitin 2009 Muçi kishte deklaruar dhe shtesën e nisur prej 25 metrash në pallatin ku ai jeton.
Në vitin 2013, Besnik Muçi e ka shtuar pasurinë e tij me blerjen e pasurive të paluajtshme. Pas tokës truall e asaj bujqësore në Pogradec ai ka blerë një tjetër tokë bujqësore, por në Tiranë, në zonën e Shkozës. Vlera e saj shkon në 111 600 lekë. Muçi në vitin 2015 i është rikthyer sërish Pogradecit ku ka blerë një tjetër tokë arë prej 2 mijë metrash katrorë.
Në raportimin e deklarimit të pasurisë, nga mediat, emri i Prokurorit Besnik Muçi u lidh me emrin e Orest Sotës, i cili u ndalua nga Policia në nëntor të vitit 2017.
Të ardhurat e Besnik Muçit nga puna si Prokuror i Krimeve të Rënda shkojnë në 1 milionë e 440 mijë lekë në vit, ndërkaq ai ka deklaruar se ka dhe një detyrim prej 21 mijë eurosh pranë shoqërisë Arlis Shpk me përfaqësues A.Lilo. Ky i fundit ishte pronari i mjetit me të cilin udhëtonte Orest Sota. Pretendimi i Lilos ishte se automjeti i ishte shitur Sotës por nuk i ishin ndryshuar targat.
CNA.al risjellë më vëmendje pasurinë e deklaruar nga prokurori Besnik Muçi. Në vitin 2016 ai ka blerë një apartament me sipërfaqe 78 m2, me vlerë 75 mijë euro. Si burim kandidati për SPAK deklaron kursime nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes, hua dhe kredi. Muçi ka blerë një makinë me vlerë 6 200 euro, me kursime nga të ardhurat. Ai në të njëjtin vit ka deklaruar shtëpi banimi, me sipërfaqe 57 m2, blerë në vitin 2015, me vlerë 1 900 000 lekë, tokë truall 400 m 2, në vitin 2005, vresht në Pogradec, ka blerë tokë në Shkozë, për 11 600 lekë, në vitin 2013 etj/CNA.al.
Prokuror i Krimeve të Rënda apo biznesmen?/ Besnik Muçi nuk e di, sa pasuri ka
Një burrëNëse ke parë profilin e një burri, ke një mendje s...
Përplasja Qeveri-Presidencë, sa vjen dhe thellohet. Presiden...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhuka në një postim në ...
PeshorjaTë lindurit në shenjën e Peshores gjatë Shkurtit do ...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Ball...
Dita e pijes së verës dhe produkteve tradicionale lokale mbl...
Gjykata e Durrësit la në burg shtatë adoleshentët dhe shpall...
1-Kur sheh ëndërra trupi yt paralizohet2-Nëse loti i parë de...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka marrë disa letra f...
Analisti Afrim Krasniqi diskutoi sot për rregulloren e Kuven...
Zbulon “huqet” e parneritKur fillon që të bashkëjetosh me pa...
Pas verifikimeve të bëra në lidhje me projektin e “Unazës së...
Të ka sjellë në dorë lodrën e tij të preferuarMbase ke mendu...
Protesta e qytetarëve të Elbasanit dhe opozitës është tensio...
Edjon Hila, djali i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hil...
Shefja e reanimacionit në spitalin e Sanatoriumit, Alma Cani...
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili, në një...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Bardh Spahia...
Polica ka arrestua shtatë adoleshentë dhe ka shpallur në kër...
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim një përfaqësi të...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...