Zbatimi i Aministisë Penale/ Dhjetëra të dënuar lënë burgjet në Korçë
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Dita e pijes së verës dhe produkteve tradicionale lokale mblodhën qytetarët në një atmosferë të jashtëzakonshme mes këngësh e vallesh. Pjesëmarrje e jashtëzakonshme jo vetëm nga qytetarë të zonës, por edhe të tjerë që shijuan një fundjavë ndryshe, ku u njohën edhe me produktet tradicionale lokale. Për të kulmuar me shpalljen e disa çmimeve, për gatimin më të mirë të zonës, për verën më të mirë të prodhuar nga vendasit si edhe për fotografinë më të mirë në liqenin e Prespës.
?Ne jemi sot në Prespë për t?i dhënë shumë më tepër entuziazëm të gjithë projektit tonë të festave lokale, të organizuara këtë vit pothuajse në 100 fshatrat të përzgjedhur si fshatrat e parë të transformimit rural të vendit, por duke i bashkuar edhe me agroturizmin. Ajo çfarë ne synojmë gjatë realizimit të këtyre festave është që shumë më tepër turistë të vizitojnë Prespën, shumë më tepër konsumatorë të produkteve lokale, të produkteve tradicionale, shumë më tepër konsumatorë të bukurive natyrore, shumë më tepër biznes, shumë më tepër mirëqënie, punësim dhe ekonomi për banorët e Pustecit dhe zonave rurale, ky është objektivi që ne i kemi vënë vetes?,- tha ministri Klosi.
Për ministrin, festat lokale vijnë në zbatim të planit 365 ditor të masave për një turizëm më të qëndrueshëm dhe më cilësorë. Me në focus, promovimin e vlerave të liqenit, kombinuar me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe me traditën e një feste lokale, për ta shndërruar Shqipërinë në një magnet për më shumë ekonomi.
?Në qoftë se nuk e kuptojmë që edhe këtu në Pustec duhet të shtojmë informacionet turistike, duhet të përgatisim guidat e vërteta turistike që shoqërojnë tursitët, qoftë në zonën rurale apo të malit, ashtu edhe në zonën e liqenit, në qoftë se nuk e kuptojmë që kemi nevojë me shpejtësi për disa pika të vërteta agroturizmi. Kemi filluar të japim ndihmën financiare duke reduktuar kostot e operimit, pra kemi ulur TVSH-në, e kemi bërë 5% dhe Tatim Fitimin po 5%, duke dhënë po të njëjtin status që kanë hotelet me 5 yje biznet dhe agrobiznesi lokal. Dhe duke i dhënë të gjitha këto, ne kërkojmë që të rrisim prodhimin e brendshëm dhe local?,-u shpreh ministri ai gjatë festës lokale të pijes së verës, ku dha edhe një çmim të rëndësishëm për një vajzë të re, ajo e cila kishte arritur ta fotografonte aq bukur liqenin e Prespës.
Fjala e plotë ministrit Blendi Klosi:
Ministria e Turizmit gjatë gjithë sezonit turistik të vitit të kaluar pro tashmë që në fillim të muajit shkurt kemi filluar që festat lokale kudo në Shqipëri, festat e traditës, festat që mbledhin shumë njerëz nga zonat ku realizohen , që shndërrohen në kulme të turizmit shqiptar. Ne jemi sot në Prespë për t?i dhënë shumë më tepër entuziazëm të gjithë projektit tonë të festave lokale, të organizuara këtë vit pothuajse në 100 fshatrat të përzgjedhur si fshatrat e parë të transformimit rural të vendit, por duke i bashkuar edhe me agroturizmin. Ajo çfarë ne synojmë gjatë realizimit të këtyre festave është që shumë më tepër turistë të vizitojnë Prespën, shumë më tepër konsumatorë të produkteve lokale, të produkteve tradicionale, shumë më tepër konsumatorë të bukurive natyrore, shumë më tepër biznes, shumë më tepër mirëqënie, punësim dhe ekonomi për banorët e Pustecit dhe zonave rurale, ky është objektivi që ne i kemi vënë vetes. Shqipëria do të jetë e suksesshme si destinacion turistik, jo vetëm duke ofruar detin dhe rërën gjatë sezonit të verës, por edhe duke kombinuar vlerat si vlerat e Prespës apo Pustecit edhe gjatë stinës së dimrit, apo duke i kombinuar me vlerat e Alpeve, duke i kombinuar me vlerat e Dibrës, Beratit, duke e shndërruar të gjithë Shqipërinë në një destinacion me vlera turistike lokale. Ne na duhet qe te gjithe se bashku të ndërtojmë hartën dhe arsyet pse turistët e huaj duhet të vijnë në Shqipëri në 365 ditë të vitit. Ne sot jemi brenda kuadrit tonë të 365 masave për të përcaktuar shqipërinë si destinacion turistik, duke promovuar vlerat e liqenit, kombinuar me vlerat e trashëgimisë kulturore, me traditën e një feste lokale dhe duke shndërruar të gjthë këtë në një magnet për më shumë ekonomi. Në qoftë se nuk e kuptojmë që turizmi është ekonomi, Në qoftë se nuk e kuptojmë që edhe këtu në Pustec duhet të shtojmë informacionet turistike, duhet të përgatisim guidat e vërteta turistike që shoqërojnë tursitët, qoftë në zonën rurale apo të malit, ashtu edhe në zonën e liqenit, në qoftë se nuk e kuptojmë që kemi nevojë me shpejtësi për disa pika të vërteta agroturizmi. Jo me fjalë, por me vepra kanë filluar të marrin mbështetje buxhetore, Jo me fjalë por me vepra kemi filluar të japim ndihmën financiare duke reduktuar kostot e operimit, pra kemi ulur tvsh-në e kemi bërë në 5 përqind dhe tatim fitimin po 5 përqind duke dhënë po të njëjtin status që kanë hotelet me 5 yje biznet dhe agrobiznesit lokal. Dhe duke i dhënë të gjitha këto ne kërkojmë që të rrisim prodhimin e brendshëm dhe lokal.
Festa vitin tjetër do të jetë shumë e mirë se këtë vit në qoftë se këta prodhues të vegjël apo ata që ofrojnë bujtinën e tyre do e kuptojnë që ka biznes dhe kur ka biznes padyshim gjërat ecin më shumë përpara. Unë mendoj që projekti i kooperacionit gjerman këtu do të jetë një sukses i garantuar pasi historia e dëshmon këtë, bukuria natyrore e zonës dhe qenia e Prespës si shumë pak liqene në botë që lagen nga tre shtete e bënë këtë një pikë kulmore turistike, ambjentale dhe padyshim një vlerë të shtuar të gjerdanit të vlerave tona kombëtare.
Gjykata e Durrësit la në burg shtatë adoleshentët dhe shpall...
1-Kur sheh ëndërra trupi yt paralizohet2-Nëse loti i parë de...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka marrë disa letra f...
Analisti Afrim Krasniqi diskutoi sot për rregulloren e Kuven...
Zbulon “huqet” e parneritKur fillon që të bashkëjetosh me pa...
Pas verifikimeve të bëra në lidhje me projektin e “Unazës së...
Të ka sjellë në dorë lodrën e tij të preferuarMbase ke mendu...
Protesta e qytetarëve të Elbasanit dhe opozitës është tensio...
Edjon Hila, djali i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hil...
Shefja e reanimacionit në spitalin e Sanatoriumit, Alma Cani...
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili, në një...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Bardh Spahia...
Polica ka arrestua shtatë adoleshentë dhe ka shpallur në kër...
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim një përfaqësi të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar di...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Banorët e zonës së Unazës së Re kanë takuar ditën e sotme pr...
Absurditetet në sistemin e drejtësisë nuk kanë të ndaluar. S...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar nda...
Një person i prekur nga AH1N1 njohur ndryshe si gripi i derr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...