Përballjet në ekranet televizive/ Ja ku do të jetë i pranishëm Berisha
Ashtu si çdo të enjte, ekranet televizive kryesore në vend, ...
Ajo që po ndodh në universitete është një festë e vërtetë demokracie. Ndoshta, një ngjarje e pa precedent në këto tre dekada që pas rënies së komunizmit. Sepse për herë të parë me qindra punonjës që paguhen nga buxheti i shtetit, jeta e të cilëve në një mënyrë apo në një tjetër varet nga zyrtarët e kontrolluar nga qeveria, nga lakejtë e pushtetit, nga shefat e vendosur politikisht, kanë marë guximin të dalin hapur dhe të sfidojnë në mënyrën më dinjitoze të mundshme një qeveri shurdhe dhe autoritare.
Ata po thyejnë përditë e më shumë mitin rogëtarit kolulur, servil dhe që shikon punën e tij, të instaluar prej vitesh.
Fjala është për ata pedagogë që prej fillimit të këtij janari, jo vetëm i janë bashkuar kërkesave të studentëve, por kanë shkuar edhe më larg. I kanë kërkuar qeverisë Rama heqjen e vargonjve të pushtetit të parasë dhe autonomisë së cunguar që prodhon Ligji i shumë debatuar i Arsimit të Lartë.
Dhe e kanë bërë këtë në mënyrën më fisnike të mundshme: duke iu kundërvënë rektorëve dhe dekanëve të politizuar, që vazhdonin me thirrje për të rifilluar mësimimin, duke mbledhur forumet më demokratike të mundshme, asambletë e fakulteteve, ku për vendimet e mara janë shprehur me votën e tyre të lirë të tërë pedagogët.
Për të gjithë ata që nuk e kanë ndjekur hap pas hapi, kronika është e thjeshtë.
Në 15 janar gjithçka filloi në fakultetin e shkencave sociale, ku 75 pedagogët votuan për përkrahjen e kërkesave të studentëve, rrëzimin e reformës në arsim, tërheqjen e VKM-ve të qeverisë Rama të dala nën urgjencë dhe ankth, në fund të dhjetorit.
Ata nuk u mjaftuan me kaq. Në sallat e leksioneve që i shndërruan në aula debati, diskutimi apo projektimi dokumentarësh, ku mësimdhënës dhe mësimnxënës diskutonin së bashku, jo vetëm si bëhej më i mirë universiteti, por edhe krejt shoqëria, ata i drejtuan thirrje edhe fakulteteve të tjera për solidarizim.
Të hënën e kësaj jave, në një formë pak më të ndryshme, eksperiencën e përsëritën pedagogët e filologjikut. Ata organizuan një grevë një ditore që mbështetej tek po të njëjtat kërkesa.
Historia vazhdoi me votimin e asamblesë të të gjithë trupës mësimore të Gjeologji- Minierave dhe tani së fundi me atë të Shkencave të Natyrës.
Thelbi i gjithë këtyre lëvizjeve është solidariteti me studentët, rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë për të cilin kryeministri ka qenë kategorik, se nuk ndryshon, si dhe tërheqja e VKM-ve të qeverisë që në vend t?a çlirojnë e ndrydhin edhe më shumë autonominë universitare.
Por mbi të gjitha ato kanë rëndësi për diçka tjetër.
Pavarësisht se u ngjizën si reagim ndaj dhunës policore që u ushtrua ndaj studentëve këtë fillim viti, pavarësisht se u mbarsën nga përpjekja maoiste e Edi Ramës për tu rreshtuar në krahë të ?ngelsave?, për të linçuar mësimdhënësit e tyre, pavarësisht se u frymëzuan nga arroganca e një qeverie që jo vetëm nuk dëgjon, por edhe urdhëron duke nxjerrë fermane, ato kanë një peshë historike.
Sepse ato do të mbahen mend si filizat e para, si aktet kurajoze që po tentojnë ti japin fund dorëzimit të pjesës më të iluminuar të shoqërisë përpara pushtetit, indiferencës për të reaguar ndaj të fuqishmëve që marrin vendime në emër të të gjithëve, frikës së përballjes me me ata që kanë në dorë shumë më tepër sesa pagat mujore.
Prandaj, ajo që po ndodh në universitetet kryesore të vendit, ku nën shembullin më të mirë të studentëve të tyre edhe pedagogët janë vetë organizuar, kanë mbledhur asambletë, kanë ushtraur demokracinë, duke votuar lirisht, është një ngjarje që duhet mbajtur shënim.
Pikërisht, në momentin kur shumëkush ka në majë të gjuhës togfjalshat: ?në këtë vend nuk ndodh më asgjë?, ?këtu ka vdekur çdo fibër dinjiteti dhe rezistence? me qindra pedagogë, për nderin e tyre, po dëshmojnë të kundërtën. Ata janë sot shembulli më i mirë i kësaj shoqërie.
Ashtu si çdo të enjte, ekranet televizive kryesore në vend, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia në një deklarat...
Drejtori i kompanisë amerikane SHELL, Rohan D’Souza ka reagu...
Akumulimi i tepërt i substancave të ndryshme në muret arteri...
Janë publikuar të tjera detaje për lidhjet e pretenduara të ...
Është e pashmangshme të mendoni se mos jeni duke vuajtur nga...
Duke konsumuar rrush ju mund të shmangni infarktin, goditjen...
Ndërsa i ka kthyer përgjigje pyetjes së një qytetari në lidh...
Ëmbëlsuesit artificialËmbëlsuesit artificial ju mashtrojnë n...
Rrjedhja e ujit në sy.Të vegjlit nuk e kanë konceptin e mbyl...
Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluk...
Fëmijët tuajNatyrisht, ndonjëherë do të ketë netë kur një kr...
Janë mësuar identitetet e dy lezhjanëve, pasuria e të cilëve...
Ndërsa duken të vendosur në qëndresën e tyre, studentët kanë...
Fruta të thata: Merrni një grusht arra dhe përziejini ato me...
Një prekje me dashuri dhe me kujdes tregon jo vetëm se sa i ...
Kryeministri Rama ka reaguar pas protestave të banorëve të Z...
Nga të gjitha nuancat e ngjyrave që mund të gjenden në sytë...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...