KED/ Caktohet data kur do hidhet shorti në Kuvend
Pas njoftimit të Presidentit të Republikës Ilir Metës se nuk...
Pas akuzave për plagjaturë që disa studentë i bënë lidhur me temën e Doktoraturës ka ardhur reagimi i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se Doktoratura e saj është realizuar në bazë të rregullores së Fakultetit të Shkencave Natyrore të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
?Akuza e sotme rreth Doktoraturës time, nuk është një nga ato akuza të përditshme, për të cilat mjafton një reagim mohues. Eshtë një akuzë që cënon direkt dinjitetin tim, atë të profesorëve të mi dhe të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Doktoratura ime është realizuar, bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Edhe pse për të kuptuar falsitetin e akuzës, do të mjaftonte fakti që akuzuesit i referohen vetëm 4-5 citimeve nga një material shkencor prej 96 faqesh – të shkëputura këto nga pjesa teorike e materialit, dhe jo ajo eksperimentale shkencore – prapëseprapë kam kërkuar vlerësimin dhe analizën e profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Sepse për vetë natyrën e punës që bëjnë përditë, besoj se janë ata që kuptojnë, vlerësojnë dhe munden të konkludojnë në lidhje me këtë studim?,- shkruam Ministrja.
Më tej Manastirliu, ka thënë se punimi i saj ka edhe të tjera referenca që lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e, ndërsa ka theksuar se diferencën në këto studime e bën ndryshimi në analizat kimike të objektit konkret të studimit dhe analizimi i këtyre rezultateve, të cilat vërtetojnë origjinalitetin e punimit.
?Në fakt, punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka jo vetëm këto, por edhe të tjera referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit), të cilat lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e. Diferencën në këto studime e bën ndryshimi në analizat kimike të objektit konkret të studimit dhe analizimi i këtyre rezultateve, të cilat vërtetojnë origjinalitetin e punimit.
Për sa më takon, e them me përgjegjësi të plotë, se kam punuar me profesionalizëm në kryerjen e saj, falë edhe përkushtimit të udhëheqëses shkencore dhe profesorëve të tjerë të nderuar. Duke zbatuar me përpikmëri çdo rregullore të sistemit universitar shqiptar, gjatë punës në terren për fazën eksperimentale.
Mbetem e bindjes se i duhet dhënë fund një herë e mirë lehtësisë me të cilën ngrihen tymnaja shpifjesh në këtë vend. Ashtu sikurse besoj fort se janë ekspertët dhe komisionet e çertifikuara nga institucionet, që duhet të shprehen, duke mos lejuar që shpifjet t’i zërë vendin të vërtetave?.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hedhur poshtë çdo akuzë të ngritur.
?Hedh poshtë me neveri çdo insinuatë dhe përdorim dashakeq që i bëhet emrit tim dhe mbetem si gjithmonë, me besimin se puna flet më shumë se sa fjalët dhe shpifjet?.
Por Manastirliu nuk është mjaftuar vetëm me reagimin e saj, por ka prezantuar për audiencën deklaratën e Prof. Dr. Pranvera Lazo, udhëheqëse e Doktoratës, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë.
“Punimi i Doktoraturës me temë: “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis”, është kryer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe i përket një punë eksperimentale të kryer në një periudhë 5-vjeçare (2008-2012) në landfillin e Sharrës, ku janë marrë në studim të gjithë komponentet mjedisore që shkaktojne impakt në mjedis dhe shëndet.
Për këtë qëllim janë marrë në studim sistemi ujor sipërfaqësor, ndikimi i landfillit në ujin e puseve dhe ujin e pijshëm që konsumojnë banorët e zonës, si dhe impakti i emetimeve ajrore të landfillit.
Studimi është realizuar i ndarë në 6 ekspedita të veçanta për studimin e impaktit të landfillit në sistemin ujor, ku janë marrë në konsideratë 21 parametra kimiko-fizike, dhe në 2 ekspedita për studimin e impaktit në ajër, ku janë vrojtuar dhe përcaktuar 5 parametra kimike, që ndikojnë direkt në shëndet.
Studimi është i ndarë në 2 pjesë, pjesa Teorike me 24 faqe, dhe pjesa Eksperimentale me rreth 65 faqe.
Pretendimet e nje specialisti jo të fushës, me 4-5 citime të shkëputura në pjesën teorike, nuk e zbehin vlerën e këtij studimi të mirëfilltë, ku rezultatet eksperimentale i përkasin tërësisht objektit të vendgrumbullimit të mbejtjeve në Sharrë. Punimi është ORIGJINAL dhe ka rezultate me vlerë mbi gjendjen mjedisore të landfillit dhe masat që duhen marrë ne të ardhmen“,- përfundon deklarata e Lazos./ CNA.al
Pas njoftimit të Presidentit të Republikës Ilir Metës se nuk...
Për disa persona është e vështirë që të kryejnë marrdhënie ...
Kreu i Partisë Demokratike ka dalë në një deklaratë për medi...
Nga selia e PD-së Lulzim Basha kërkoi nga të gjithë shqiptar...
Kur jeni të sëmurë dhe kaloni një ditë të tërë në krevat vet...
Rënia e flokëve mund të jetë e frikshme, ka shumë arsye pse ...
Një person ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në...
Sully, qeni i shërbimit të presidentit të ndjerë tashmë Geor...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklarat...
Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me d...
Nëse keni një lëkurë e cila ka tendencë të krijojë akne,athe...
Forca kryesore e opozitës, Partia Demokratike ka mbyllur thu...
Lulzim Bashës po i ndodhin disa “aksidente” në zgjedhjet në ...
Deputetët e LSI-së të qarkut të Tiranës i kanë drejtuar një ...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me ...
Nga Edison Ypi* Korça është një Zonjë e madhe me motra e vël...
Kryeministri Edi Rama ka filluar një lojë tinëzare duke sulm...
Na jepni një minutë kohë, kemi mbetur me gojë hapur, Rita Or...
Për kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilin, sh...
Nga një llogaritje të Indeksit të Pasaportave rezulton se aj...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...