web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasës me pagesë në media!

3 Dhjetor 2018, 14:11, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka filluar një lojë tinëzare duke sulmuar çdo ditë me një skemë të mire menduar mediat.

I bindur se ato mund të ndikojnë në përmbysjen e tij dhe duke i përdorur për të ardhur në pushtet, Rama e di mjaft mirë se mediat mund ta dëmtojnë dhe filloi disa lëvizje pas këshillave të dhëna nga monitoruesit e tij të opinionit.

Ai filloi sulme duke i quajtur kazan, pastaj presion për gjoja shpifje, tani paralajmëron gjoba, luan sikur po formalizon tregun, kur ndërkohë nga ato 600 portale që flet, shumicën i kontrollon Endri Fuga me një sms.

Në fakt media në Shqipëri ka nevojë për një betejë të vërtetë atë të pastrimit të saj, atë të transparencës së saj, të të vërtetave të saj dhe jo broçkullave me kadrinj. Por, Edi Rama nuk mund t?i thotë këto të vërteta të kazanit, ku ai është dendur duke pirë raki, dje dhe sot.

Media ka nevojë për një vetting të vërtetë, shqiptarët kanë nevojë të dinë dhe njohin të vërtetat e medias, analistëve, pronarëve të TV-ve, portaleve fantazmë dhe çdo gjë tjetër. Burimet e financimit, janë thembra e akilit për gjithë kastën e medias, pronarëve apo analistëve.

Nuk mund të harrohen gazetarët që Rama i bëri politikanë si Alfred Peza me 1 milionë dollarë pasuri. Rama fshihet pas transparences, por e ka hedhur në sulm miliardrerin e tij mediatik.

Askush nuk flet për Syri-n qorr që përdoret si kamikaz i Likes, Lulit, çunit të Doktorit, Ramës, Lalit, ndonjëherë dhe Petrit Vasilit.

Sulme e gjoba ndaj biznesit duke shkuar në një profil të neverishtshëm kur e shikon se diku mbahet një profil opozitar, në anën tjetër në pazar me Erjon Veliajn luftohet për leje pallatesh, sa për pronarin e vërtetë, sa për ish-pronarin.

Por tenisi me Lali Erin ka bërë që dhe Edi Rama të heshtë për aksidente që kanë marrë jetë njerëzish dhe dosjet janë mbyllur në prokurori nga të afërm që janë në drejtim të institucionit.

Kërkohet të vihen gjoba për shpifje, por heshtet për kamikazët e Endri Fugës, vazhdojnë punën bashkë me deputetë, ish-deputetë dhe të tjerë që financojnë portale, faqe në rrjetet sociale për të sulmuar, intimiduar dhe vënë gjoba, duke funksionuar si bandë vrasëse dhe gjobaxhinjsh.

Por, nuk fillon dhe mbaron halli me portale, por edhe me pronarë mediash në vend, ku ka edhe persona të dënuar si trafikante droge, shërbëtorë të çdo pushteti.

Pa folur për gazetarë që vizën e kokainës e kanë të trashë si cigare, dhe të vrasin për ?shefin? e rradhës, kunatin e rradhës dhe pagatorin e rradhës.

Këta të gjithë janë vrasësit me pagesë në media që nuk ndalen ndryshe nga dosjet e vrasjeve të mbyllura./CNA.al





Lajmet e fundit nga