web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Personat me aftësi të kufizuar protesta para kryeministrisë/ Mbaj premtimet

3 Dhjetor 2018, 11:57, Aktualitet CNA

Ditën e sotme, Shoqata e Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve kanë organizuar një protestë përpara godinës së kryeministrisë.

Ata i kërkuan kryeministrit Edi Rama që të mbajë premtimet e dhëna mbi rimbursimet e ilaçeve dhe rritjen e pensioneve.

Protestuesit mbanin në duar pankarta në të cilat paraqiteshin dy kërkesat e mësipërme.

?Duam rimbursim ilaçesh dhe rritje të pensionit. Na premtove kthimin e ligjit për rimbursimin e energjisë elektrike, ku është??-shkruhej në pankarta./CNA.al





Lajmet e fundit nga