Banorët e fshatit Gjashtë në Sarandë në “alarm”/ Shtylla elektrike, rrezik i vazhdueshëm
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Mes Gjermanisë dhe Turqisë vazhdon të ketë “mospërputhje të thella”, tha kancelarja Angela Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Berlin. Të dy politkanët ishin takuar më parë për bisedime në zyrën e kancelares, shkruan Deutche Welle.
Konkretisht Merkel përmendi gjendjen e lirisë së shtypit dhe të drejtat e njeriut në Turqi. Në këtë kontekst ajo tërhoqi vëmendjen, që të zgjidhet sa më shpejt edhe çështja e gazetarëve gjermanë të burgosur në Turqi. “Unë insistova, që edhe këto raste të zgjiidhen mundësisht shpejt”, tha Merkel.
Kancelarja theksoi edhe interesat e përbashkëta mes Gjermanisë e Turqisë: “Ne kemi shumë gjëra që na bashkojnë”, tha ajo, duke iu referuar partneritetit në NATO, çështjes së migracionit dhe luftës kundër terrorizmit.
Samiti i Sirisë në përgatitje
Merkel iu referua edhe luftës në Siri dhe sinjalizoi për një takim të nivelit të lartë në tetor me presidentët e Turqisë, Rusisë, dhe Francës. Gjatë këtyre konsultimeve duhet të jetë në fokus situata kritike në epiqendrën e rebelëve Idlib. Turqia jep një kontribut të “shkëlqyer” në strehimin e më shumë se tre milionë refugjatëve sirianë, shtoi ajo.
Erdogan kërkoi nga Gjermania një luftë më te vendosur kundër terrorizmit. Në Gjermani, tha ai, “qendrojnë anëtarë të organizatës terroriste PKK”. Po ashtu ka edhe qindra përkrahës të lëvizjes Gülen në Gjermani.
Njëkohësisht kreu i shtetit turk, këmbënguli për ekstradimin e gazetarit të njohur turk Can Dündar. Ai, sipas Erdoganit, është “një agjent që ka bërë publike sekrete shtetërore”.
Përplasje që në fillim
Përpara bisedës me kancelaren Merkel, Erdogan u prit me nderime shtetërore nga presidenti Frank-Walter Steinmeier. Menjëherë pas kësaj u bë e ditur, se udhëheqja turke kërkon nga Gjermania ekstradimin e gazetarit Dündar si dhe të 68 personave të tjerë në kërkim nga Ankaraja. Gazeta turke e afërt me qeverinë “Yeni Akit” njofton, se Erdogan tri ditë përpara vizitës i ka dërguar Merkelit listën përkatëse me emrat e personave.
Më 2015 Dündar u akuzua për shkak të një raportimi mbi furnizimet e fshehta me armë të shërbimit sekret turk tek rebelët islamistë në Siri. Në maj 2016 në instancën e parë ai u dënua me pesë vjet burg, në korrik 2016 ai kërkoi strehim për azil në Gjermani.
Turqia e akuzon atë për spiunazh, tradhëti të sekretit shtetëror dhe propagandë. Dündar – ndonëse i akredituar – nuk mori pjesë në konferencën e shtypit Merkel dhe Erdogan. Turqia pati kërcënuar me refuzimin e konferencës së shtypit, në rast se në të do të merrte pjesë Dündar.
Incidenti në konferencën e shtypit
Gazetari Ertugrul Yigit shkaktoi një irritim për pak çaste në konferencën e shtypit. Yigit kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Gazetecilere Özgürlük – liri për gazetarët në Turqi” dhe për këtë arsye forcat e sigurisë e larguan atë nga salla para kamerave që filmonin. “Unë nuk kam bërë gjë”, thirri gazetari, i cili kishte një akreditim për pjesëmarrje në konferencë.
“Erdogan nuk është i mirëseardhur”
Vizita e presidentit turk zhvillohet nën masa të forta sigurie. Në Berlin shumë njerëz kanë protetsuar kundër Erdoganit. Vetëm në demonstratën e madhe “Erdogan not welcome” në sheshin Potsdamer Platz organizatorët llogarisin me rreth dhjetë mijë pjesëmarrës, që duan të protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe kufizimit të lirisë së shtypit në Turqi.
Në përfundim të vizitës në Gjermani Erdogan do të inagurojë xhaminë e re të madhe të Unionit Islam Turk në Gjermani, DITIB, në të shtunën (29.09) në Këln, qytet në të cilin janë planifikuar protesta.
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi është sh...
Deputeti i LSI Luan Rama ka reaguar për dhunimin e Xhisiela ...
Një mitur shqiptar rezulton i zhdukur, prej tri ditësh në Du...
Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Ha...
Çfarë nxjerr në pah e gjithë kjo histori për të cilën po zie...
Drejtoresha e SHÇBA, Anila Trimi, ka hedhur poshtë akuzat e ...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Endira Bushati, k...
Mbrëmjen e djeshme deputeten Grida Duma e pamë me sy të skuq...
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin tragjik ku shof...
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën ...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jam...
Një aksident tragjik është regjistruar në orët e vona të së ...
Një 40 vjeçar nga Shkodra ka rënë ditën e sotme në një pus 4...
Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili është shpreh...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jam...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia rrugore gjatë...
Policia e Sarandës ka rrestuar dy persona për zjarrvënie të ...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka kërkuar, që kry...
Ditët e nxehta në Shqipëri ja kanë lënë vendin zjarreve. Pas...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...